Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38400 articles
Browse latest View live

Aktorja e Hollywood-it Eloise Kosumi viziton Komunën e Gjilanit

$
0
0

Kosova ka shumë talentë, të rinj dhe të reja që shkëlqejnë në shumë sfera të shoqërisë.

Ata po i skalisin emrin Kosovës me shkronja të arta në botë.

Nga sporti në këngë, nga kënga deri në filma të famshëm të Hollywood-it, kemi personalitete të famshëm si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Dua Lipa, Bebe Rexha, e shumë të tjerë.

E majat e Hollywood-it kanë filluar t’i ngjesin edhe artistët e rinj si 8-vjeçarja nga Gjilani Eliose Kosumi.

Ajo qysh tani ka pasur mundësi të luajë në filmin “Smookers”, të regjisorit Louis Mandylor dhe producentit Peter Organ.

Aktorja e vogël luajti përkrah aktorëve si: Costas Mandylor; Nik Goldman,Peter Organ, Harmini, Louis Mandylor, Paky Parisi.

Eloise është në klasën e tretë të Shkollës Fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan.

Ajo poashtu është në klasën e dytë në instrumentin e Pianos.

Ka realizuar pesë kēngë dhe ka fituar shumë çmime në festivale të ndryshme dhe ka performuar në vazhdimësi në programe të ndryshme në televizionet nacionale.

Merret me sporte si patinazh, skijim, not dhe futboll.


Haradinaj përkujton dy aktivistët e VV-së që u vranë në protestën e vitit 2007

$
0
0

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka përkujtuar dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që u vranë në protestën e 10 marsit të vitit 2007.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vranë nga Policia rumune e UNMIK-ut në protestën ku po kundërshtohej Pakoja e Ahtisaarit, njofton Klan Kosova.

“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinj të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”.

klankosova.tv

Shaljanët bllokojnë rrugën kryesore, të pakënaqur me punësimet në “Trepçë” (VIDEO)

$
0
0

Banorët e Shalës së Bajgorës e kanë bllokuar rrugën kryesore që të dërgon në Mitrovicë në shenjë proteste në lidhje me punësimet në “Trepçë”.

Shaljanët kanë thënë se do të protestojnë në këtë formë për 30-40 minuta, njofton Klan Kosova.

Ata fillimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me punësimet në këtë gjigand metalurgjik duke protestuar para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” .

 

Stuhia “Ciara” këtë javë mbërrin edhe në Shqipëri, paralajmërojnë meteorologët

$
0
0

Meteorologu Hakil Osmani, ka folur për ndryshimet e moti dhe ardhjen e stuhisë “Kiara” në Shqipëri.

Osmani është shprehur se duke filluar nga dita e sotme do të ketë rritje të vlerave maksimale dhe minimale, ndërsa përsa i përket mesditës do të kemi një ulje të vlerave në 17-18 gradë.

Ndërkohë në lidhje me stuhinë “Kiara”, e cila ka prekur ditët e fundit Britaninë e Madhe dhe Francën, meterologu është shprehur se pritet që në vendin tonë kjo stuhi të kalojë këtë javë të enjten ose të premten, por sipas tij forca do të jetë e ulët, shkruan AbcNews përcjellë Klan Kosova.

“Stuhia “Kiara” do të jetë më e dobet se në zonat e tjera dhe duke ardhur drejt Evropës Qendrore do të jetë deri në 60 km në det të hapur. Pritet që gjatë ditës së enjtes ose të premtes të përfshihemi nga një stuhi e lehtë ku do të kemi dhe prezencë të dukshme vranësisrash, por e premtja do të jetë ajo që do të sjellë reshje shiu dhe borë në zonat malore pasi ardhja e stuhisë “Kiara”, do të ulë vlerën e temperaturave termike”, tha ai.

Çka gjen një mjeshtër brenda një televizori të prishur? (VIDEO)

$
0
0

Gazetari Milot Hasimja sjell një rrëfim të pazakontë të mjeshtrit të televizorëve.

Përmes rrëfimit të mjeshtrit Fadil Gërguri do të kuptoni se çka mund të gjemë brenda një televizori të prishur.

Ibrahimovic pas humbjes: E vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi

$
0
0

AC Milan ka pësuar humbje mbrëmë në derbin e quajtur “Della Madonnina”, në përballje me Interin.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 0 me 2 në favor të “Rossonerëve”, me golat e shënuar nga Ante Rebiç dhe Zlatan Ibrahimovic.

Por, 45 minutat e pjesës së dytë të takimit shkuan ters për “Zikaltërit”, duke u rrotulluar rezultati plotësisht.

Milan humbi epërsinë që kishte në dy gola, duke i pësuar 4 me 2.

Brozovic, Vecino, De Vrij dhe Lukaku së bashku i dhanë goditjen ekipit të Stefano Piolit.

E pas ndeshjes është prononcuar sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic.

Ibra deklaroi se është vështirë të paramendohet se çka ndodhi pas fraksionit të parë.

“Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushimin mes pjesëve i thamë vetes tonë se 15 minutat e para në pjesën e dytë do të jenë vendimtarë dhe në atë periudhë 15-minutëshe ne i pësuam dy gola”, tha Ibrahimovic.

Ai theksoi se ekipi nuk kishte besim në fitore.

“Ne u ndalëm, ekipi nuk besoi më, nuk bëri presion më dh nuk e lëvizi topin përreth mjaftueshëm. Pas barazimit, cdo gjë dështoi”, shtoi ai.

Policia dhe Inspekcioni inspektojnë transportuesit në Prishtinë

$
0
0

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës dhe Policia e Kosovës, kanë filluar aksionin për inspektimin e mjeteve të transportit në disa rrugë të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë Adonis Tahiri, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Shtatë të lënduar në aksidente gjatë 24 orëve

$
0
0

Policia e Kosovës i ka publikuar disa statistika të punës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave gjatë ditës së djeshme janë lënduar shtatë persona, nga 17 aksidente.

Nga këto 10 janë me dëme materiale.

Poashtu janë shqiptuar 1 mijë e 379 gjoba.


Albin Kurti bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vdekjes së tij

$
0
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.

Të pranishëm kanë qenë edhe shumë zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Babai i të ndjerit Shaban Xheladini, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë të pranishmit që kanë shkuar për të bërë homazhe, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se të dy aktivistët e VV-së, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, janë vrarë gjatë protestës së datës 10 shkurt 2007, ku po kundërshtohej Pakoja e Ahtisaarit.

Në ora 12:00, Kurti do të bëjë homazhe edhe tek varri i Mon Balajt, në varrezat e qytetit në Podujevë.

klankosova.tv

Zgjedhje të parakohshme? Balla u jep fund dyshimeve

$
0
0

Pas mbledhjes së sotme në kryesi, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se është njohur me ecuirnë e procesit të ristrukturimit total të partisë për të bërë disa rregullime të cilat do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të kësaj partie.

”Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS-së pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet, fshat apo lagje qyteti për të vijuar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit”.

“Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.

“Jemi në fazën që paraprin kongresin. Po zhvillojmë një proces transparent për Asamblenë Kombëtare që do zgjidhet nga Kongresi. Do të garantohet barazia gjinore. PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”.

Balla ka sqaruar sot se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021 duke shuar dyshimet se mazhoranca do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.

“Në agjendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”./ TCh

Tri prioritetet e ambasadores amerikane në Shqipëri (VIDEO)

$
0
0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një video-mesazh për shqiptarët, ku ka prezantuar tri prioritet e saj kryesore, gjatë detyrës si kryediplomate në Shqipëri.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Ekipit të basketbollit nga Serbia i ndalohet hyrja në Kosovë

$
0
0

Ekipit të Basketbollit nga Serbia Sloga, dje i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga Ministria kompetente, prandaj iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës “- tha Hoxha.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu.

” Dje jam kontaktuar nga Policia e Kosovës. Më kanë pyetur se a ka leje ky ekip për të hyrë në Kosovë. Ua kam konfirmuar se nuk kanë leje për të zhvilluar gara në vendin tonë, edhe janë kthyer prapa nga policia. Kjo nuk është hera e parë që klubet e baskebollit nga Serbia, tentojnë të zhvillojnë gara në Kosovë. Ne ju kemi drejtuar vazhdimisht edhe FIBA-s lidhur me këto raste. Qeveria e Serbisë dhe Federata atje nuk po merr asnjë masë “- tha Fetahu.

Pasardhësja e Merkelit heq dorë nga kandidatura për kancelare

$
0
0

Pasuesja e kancelares Angela Merkel, në pozitën e kryetares së partisë Unioni Kristian Demokratike apo si njihet ndryshe CDU, Annegret Kramp-Karenbauer, ka marrë një vendim të papritur.

Kramp-Karenbauer ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kancelares së Gjermanisë.

Ky vendim i saj vjen pasi që sipas saj nuk janë të sqaruara mirë raportet e CDU-së me AFD-në dhe të majtët, shkruan Deutshe Welle përcjell Klan Kosova.

Pas këtij vendimi, Kramp-Karrenbauer brenda pak muajsh do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së.

Pavarësisht kësaj, Merkeli raportohet se do të mbajë Kramp-Karrenbauerin si ministre të Mbrojtjes.

PDK bojkoton sërish Kryesinë – i drejtohet me shkresë Osmanit që ta rikthejë fotografinë e presidentit

$
0
0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza do ta bojkotojnë edhe sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Arsyeja e bojkotit, sipas tyre, është “për shkak të veprimeve anti-kushtetuese dhe anti-ligjore që ka ndërmarrë kryetarja e re e Kuvendit Vjosa Osmani e cila e ka larguar fotografinë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga muri ballor në zyrën e saj, ashtu siç e parasheh Ligji për Protokollin e Shtetit”.

Grupi Parlamentar i PDK-së i është drejtuar sot edhe me një shkresë kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Sekretarit të Kuvendit duke iu bërë të qartë edhe zyrtarisht arsyet e bojkotit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për Institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që Ju përfaqësoni, me anë të kësaj shkrese, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (këtu e tutje: PDK-së), në vijim të veprimit tuaj jo institucional dhe të pa ligjshëm për largimin e fotografisë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga vendi i mëparshëm në zyrën e institucionit të Kryetarit të Kuvendit, si dhe në vijim të bojkotimit të mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit, nga përfaqësuesit e PDK-së, si veprim fillestar simbolik e politik, përmes kësaj shkrese, edhe zyrtarisht ju kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër kohor, të ndaloni së vepruari në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, përkitazi më këtë çështje”.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, ju kërkon edhe një herë, të lexoni dhe interpretoni drejt, nenin 20 të Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 53 me datë 01.06.2009) i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 89,me datë 30.11.2010)”.

“Për më tepër, në zbatim të këtij neni, si dhe bazuar në nenin 7 të Ligjit nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar edhe Rregulloren Nr. 19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës, fushëveprimi i zbatimit të të cilës shtrihet në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës dhe udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët sipas Ligjit nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës janë të renditur në rangun 1, 2 dhe 3, ndërsa e në grupin e parë të të cilës, sipas pikës 1.1.2. rendit ekskluzivisht institucionin dhe pozitën institucionale edhe të Kryetarit të Kuvendit”.

“Sipas nenit 3 të kësaj Rregulloreje, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët janë të renditur në rangun 1, 2 dhe 3 janë të obliguar që në zyrat e tyre të vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës”.

“Si më sipër, duke shpresuar se do ta keni më të qartë detyrimin tuaj, nga aktet juridike të sipërcekura, Ju inkurajojmë të ktheni fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës në pjesën ballore në zyrën tuaj si kryetare, dhe të distancoheni nga çasja jo institucionale dhe të mos krijoni një precedent të tillë, i cili do të ketë pasoja jo vetëm në nivel të zhvillimit të jetës institucionale dhe politike në planin afatshkurtër, por edhe do të ketë pasoja afatgjate në aspektin e zhvillimit dhe kultivimit të kulturës shtetërore, kushtetuese dhe parlamentare në demokracinë tonë të re”, thuhet në shkresën e PDK-së drejtuar Vjosa Osmanit dhe Sekretarit të Kuvendit.

 

Kurti nesër në Tiranë

$
0
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do ta zhvillojë një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, Kurti pritet të takohet me Ramën, Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën, shkruan Ora News, transmeton Klan Kosova.

Me Ramën ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qëndrimi i tij do të zgjasë gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për t’u në Kosovë është parashikuar në ora 12:40.

Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Albin Kurti: “Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucionalë atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Shqipëria i njeh më mirë fqinjët tanë jugorë dhe perëndimorë, është Kosova ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindorë dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”.

klankosova.tv


Autokampingu, shtëpia mobile e Shaban Sukës (VIDEO)

$
0
0

Gazetari Kushtrim Bekolli sjell storien për një veturë të tipit T4 të kthyer në shtëpi kampingu.

Se si e ndërtoi Shaban Suka këtë veturë, sa kohë i mori dhe të tjera detaje shumë interesante mund t’i kuptoni përmes stories së mëposhtme.

Vdekje e dyshimtë në Prizren

$
0
0

Dje rreth orës 15:45 në Prizren është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Aty është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Arrestohen dy të dyshuar në Pejë pasi keqpërdorën seksualisht një femër

$
0
0

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar dy persona.

Të njëjtit e kanë mbajtur pa vullnetin e saj dhe e kanë keqpërdorur seksualisht një femër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

17 të ndaluar për 24 orë

$
0
0

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 17 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona.

Ndërsa, më datë 09.02.2020 një person në Prizren, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të kryer autopsinë.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunimi”, kurse një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë  ndaluar  për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në Institutin e kujdesit shëndetësor, ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një  personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

 

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u kap me katër kilogramë marihuanë në Prizren

$
0
0

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren, i ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet H.K.

Ai dyshohet se veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se së bashku me të pandehurit me iniciale D. L.;S. K. dhe P.M., transportojnë marihuanë me qëllim të shitjes, ku këtu i pandehuri me iniciale H.K. participon me një shumë të hollash prej 750 euro, ashtu që pas ndalimit nga ana e patrullës së policisë, i njëjti arratiset dhe deri më dt. 07.02.2020 ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes. Kështu që, për shkak të peshës së veprës ekziston rreziku edhe i ikjes dhe arratisjes pasi që i pandehuri me iniciale H.K. ka qenë në arrati prej datës, 01.10.2018. Po ashtu ekziston edhe arsyeja, shkaku i peshës së veprës penale, mënyrës dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, marihuana është në sasi prej 4 kilogramë e 694.16 gram, krejt kjo me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kështu që me qëndrimin e tij në liri mund të përsëris veprën penale. Prokuroria ka shqyrtuar edhe mundësitë tjera alternative për sigurimin dhe prezencën e të pandehurit, por në këtë fazë të hetimeve ato nuk i ka gjetur, andaj gjykata ka vërtetuar se caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze të posaçme ligjore është më së i arsyeshëm ” – njofton Gjykata Themelore e Prizrenit përcjell Klan Kosova.

Viewing all 38400 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>