Partia Socialdemokrate ka organizuar një aktivitet simbolik me rastin e 13 vjetorit të protestës ku mbetën të vrarë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
PSD e akuzon kryeministrin Kurti për ndryshimin e qëllimeve dhe synimeve të kësaj proteste.
Ata me këtë rast kanë vendosur një pasqyrë në vendin e memorialit kushtuar kësaj proteste, për siç thanë Albin Kurti ta shohë vetën sa herë kalon këtu.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rrusta, tha se ky 10 shkurt është më i veçantë për shkak se kjo datë e gjen Kurtin kryeministër, si kundërshtarin ma të madh të planit të Ahtisarit.
“Në alternativën e Vetëvendosjes por edhe në organogramin e 2017 i kemi brenda synimeve edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat shmangin pengesat që dalin nga plani i Ahtisarit. Mirëpo tash në planin qeverisës së Kurtit nuk e kemi asnjë rresht për synimet e kësaj proteste. 10 shkurti flet për llojin e qeverisë që do ta kemi. Pra përderisa Kurti gjen hapësirë me ardhur me bë nderime ai nuk ka për qëllim me marr hap për ndryshime kushtetuese të cilat e kanë shumicën e dyfishtë që e fuqizojnë Listën Serbe. Vendimmarrja në kuvend është e bllokuar përmes shumicës së dyfishtë. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shoh veten pasqyrë. Ne ftojmë Albin Kurtin mos ta largojë pasqyrën por të ketë guxim ta shohë veten në të”, tha ajo, njofton Partia Socialdemokrate përcjell Klan Kosova.
13 vjet më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata rumun e ukrainas, shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur dy protestues dhe plagosur mbi 80-të.