Zlatan Ibrahimovic e ka ngritur epërsinë e AC Milan në 2 me 0 në derbin ndaj Interit.
Ibrahimovic ka arritur të shënoi në minutën e 45-të.
“Ibra-Kadabra”, ka dhënë kontribut edhe në golin e parë duke asistuar.
Zlatan Ibrahimovic e ka ngritur epërsinë e AC Milan në 2 me 0 në derbin ndaj Interit.
Ibrahimovic ka arritur të shënoi në minutën e 45-të.
“Ibra-Kadabra”, ka dhënë kontribut edhe në golin e parë duke asistuar.
Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Sipas mediave italiane, shqiptari është arrestuar në Vado Ligure (Savona), ndërsa po tregtonte rreh 50 gramë kokainë e cila me vlerë tregu do të arrinte shifrën prej 5 mijë eurosh.
Droga që ai posedonte ishte e një cilësie shumë të pastër, ndërsa tashmë shqiptari do të akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e adoleshentit shqiptar.
Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë.
Të afërmit e Mentor Rexhës, motra e tij, Suela Rexha e kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Ariglon Pali, thonë se nuk janë lajmëruar në rrugë zyrtare për vdekjen e 36 vjeçarit, por nga persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Njoftimi është bërë me një javë vonesë. Autoritetet franceze thonë se Rexha është vetëvrarë në 31 janar, por familjarët kanë dyshime të forta që është keqtrajtuar nga gardianët e burgut.
Fotot tregojnë hematoma në trup dhe plagë në kokë. E motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “ Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo. Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.
Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.
Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit.
Por ndërkohë, ai ka përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.
Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.
Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.
klankosova.tv
Inter shumë shpejtë e ka barazuar rezultatin pas disavantashit prej 2 me 0 ndaj Milanit.
Me të filluar pjesa e dytë “zikaltërit”, kanë shënuar dy herë.
Marcelo Brozovic në minutën e 51-të dhe Matias Vecino në të 53-tën ishin autorët e dy golave.
Inter ka arritur të kaloj në epërsi ndaj rivalit të përbetuar në Serie A.
Zi kaltërit e kanë përmbysur rezultatin në pjesën e dytë të takimit, pasi ishin në disavantash prej dy golash.
Pas Brozovic dhe Vecino, shënoi edhe De Vrij.
Mbrojtësi arrit të realizoi golin e epërsisë në minutën e 70-të.
Dy ushtarë amerikanë dhe një afgan kanë humbur jetën pasi një person me uniformë afgane ka hapur zjarr mbi ta me një mitraloz në Afganistanin lindor.
Si pasojë e këtij sulmi, gjithashtu gjashtë ushtarë të shërbimit amerikan dhe tre ushtarë të tjerë afganë kanë marrë lëndime trupore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Raportet aktuale tregojnë se një individ me uniformë afgane ka hapur zjarr mbi forcën e kombinuar”, ka thënë koloneli Sonny Leggett.
“Ne ende jemi në procesin e mbledhjes së informacioneve dhe motivi i sulmit mbetet i panjohur për momentin”.
Talibanët ende nuk e kanë marrë përsipër këtë sulm.
klankosova.tv
Megjithëse në revistën Forbes ka rënë në vendin e tretë në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates nuk ka nguruar të bëjë shpenzime marramendëse.
Jaht-i i tij i parë, i cili përveçse ka kushtuar 600 milionë euro, i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë, është gjithashtu i ndërtuar me një sistem inxhinierik i cili favorizon aspektin ekologjik.
Do të quhet “Aqua”, një model ende i pa dalur në treg të furnizuar me hidrogjen.
I prezantuar në Monaco, do të jetë gati për përdorim me të gjitha funksionet dhe shërbimet në vitin 2024.
Të shumtë do të jenë ata që do të mbeten të mahnitur nga luksi i kabinave, pishinës, saunës, palestrës, sallës së Yogës dhe nga ujëvara e jashtme.
Ekuipazhi do të përbëhet nga 31 persona dhe kapiteni.
Romelu Lukaku i ka dhënë nënshkrimin kapitullimit të Milanit në “Della Madonnina”.
Sulmuesi belg e ka shënuar golin e katërt për Interin, në fund të takimit.
“Nerazzurët” ishin duke humbur me rezultat 0 me 2 në pjesën e parë.
Por krejt fytyrë tjetër “zikaltërit”, treguan në fraksionin e dytë të takimit, duke ia numëruar “rossonerëve” gjithsejt katër gola brenda 45 minutave.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka kujtuar natën kur ka kënduar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar 2015’.
Ajo ka thënë se kjo paraqitje do të mbetet një nga më kryesoret në karrierën e saj, njofton Klan Kosova.
Ylli i botës muzikore u ka uruar fat të gjithë kandidatëve që do të këndojnë sonte në ‘Oscar 2020’.
klankosova.tv
Një 25-vjeçar është arrestuar para Shtëpisë së Bardhë në Washington pasi ai i tha një anëtari të shërbimit sekret se kishte ardhur për ta vrarë presidentin.
Roger Hedgett u arrestua dje nën akuzën për kërcënim për lëndim trupor, shkruan Associated Press përcjellë Klan Kosova.
Hedgett iu afrua një oficeri të policisë sekrete përpara Shtëpisë së Bardhë dhe tha që ai dëshironte të vriste presidentin Donald Trump dhe kishte një thikë me vete.
Pas arrestimit, i dyshuari është referuar në spital për një vlerësim mjekësor, duke shtuar se nuk dihet se ku jeton apo nëse ai ka një avokat.
Në eventin UFC-247 zhvilluar në Huston të shtetit të Teksasit, në program ishin dy duele të mëdha.
Luftëtari me prejardhje shqiptare Ilir Latifi, për herë të parë në peshën e rëndë, zhvilloi një meç përballë Derrick Lewis.
Latifi humbi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Një duel i barabartë, që mund të ishte fituar edhe nga Latifi, por gjyqtarët ia dhanë fitoren amerikanit Lewis.
Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balajt.
Në kujtim të tyre, Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës do të organizojë disa aktivitete.
Në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, ndërsa në orën 12:00 tek varri i Mon Balajt në Besianë.
Ndërkohë, në orën 13:00 do të ketë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.
Me 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi ishin qëlluar me plumba goma nga policët e misionit të UNMIK-ut në protestën – e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje – që kishte eskaluar.
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në mbledhjen e kryesisë së re të Kuvendit të udhëhequr nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani në rend dite është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Filmi koreano-jugor “Parasite” e ka fituar Oscar-in për filmin më të mirë të vitit 2019 duke u bërë kështu filmi i parë që nuk është në gjuhën angleze që e merr çmimin kryesor.
“Parasite” ka fituar katër çmime në total, derisa “1917” ka marrë tri.
Renee Zellweger është shpallur “aktorja më e mirë” për rolin e Judy Garland në “Judy”, derisa Joaquin Phoenix e ka marrë çmimin për “aktorin më të mirë” për filmin “Joker”.
Brad Pitt dhe Laura Dern janë zgjedhur si aktorët më të mirë në rolet dytësore për rolet e tyre në “Once Upon A Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.
Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvend.
Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Tahiri ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.
“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo.
Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re. Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.
Mbrëmë në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2020’.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të fituesve dhe kandidatëve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.
“Reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”.
Bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s. Sa i përket kushteve bio meteorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi për një ditë të dielën ka arritur në 97 – numri më i madh i viktimave në një ditë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tani është 908 – por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.
Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.
Ndërkohë, 60 njerëz të tjerë janë testuar pozitivisht në një anije lundrimi të karantinuar në Japoni – domethënë 130 nga 3.700 pasagjerë janë me virus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Banorët e Shalës së Bajgorës kanë dalë në protestë para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me punësimet në këtë gjigand metalurgjik, sidomos në konkursin e fundit të para disa muajve.
Ata ankohen se u është bërë e padrejtë dhe se kjo zonë është anashkaluar gjatë pranimit të kandidatëve të rinj për punëtorë në minierën në Stan Tërg, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë protestë ka reaguar gjatë të dielës edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i cili iu ka dalë në mbështetje shaljanëve duke thënë se banorët e kësaj zone u mashtruan dhe morën vetëm premtime boshe për punësim.
Mbrëmë në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2020’.
Çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë iu janë ndarë artistëve Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix, njofton Klan Kosova.
Ndërsa çmimet për aktorët më të mirë mbështetës i kanë fituar Laura Dern dhe Brad Pitt.
Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni listën e plotë të fituesve dhe kandidatëve ‘Oscars 2020’.
klankosova.tv