Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38420 articles
Browse latest View live

Minxhozi për Pagarushën: Ishte simbol i bashkimit mes shqiptarëve

$
0
0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, gjatë fjalimit të tij në akademinë përkujtimore të këngëtares së njohur, Nexhmije Pagarusha, ka thënë se ajo ishte bërë simbol i bashkimit mes shqiptarëve.

“Unë e quaj vetën të priviligjuar që jo vetëm dëgjova Pagarushën por e takova shpesh herë. Ajo nuk jeton te ne, por ne jetojmë tek ajo. Faleminderit zonjë që ishe. Ikonat nuk vdesin kurrë, ato vetëm lartësohen”, ka thënë ai.


DW: “Bllokimi i integrimit, papërgjegjshmëri e Macron” – Parisi në pranverë i hap rrugë Shqipërisë

$
0
0

“E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht”, shkruan ndër të tjera Bodo Weber për ciklin e DW, Europa ime.

Lexoni më poshtë artikullin e plotë:

Më 5. Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar. Nëse u beson përfaqësuesve të qeverisë franceze, mund të flitet me një optimizëm të matur, që Parisi në pranverë do ta hapë rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ofensivë komunikimi

Dokumenti përmban shumë elementë pozitivë që ndikojnë në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Propozimi i Komisionit përmban konfirmimin dhe mbështetjen më të fortë e të arsyetuar politike për zgjerimin në Ballkan prej shumë vitesh. Aty pranohet disa herë që BE me politikën e zgjerimit ka një mjet të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në dorë. Po ashtu aty theksohet kushtëzimi i reformave si mjet qendror i kësaj politike. Për herë të parë përmendet mundësia e sanksionimit në rast të kthimit mbrapa në rrugën e reformave. Komisioni Europian propozon futjen e të ashtuquajturave “vendime të anassjellta të shumicës së cilësuar” për sanksionet. Që do të thotë, se nevojitet një shumicë e vendeve anëtare për të penguar sanksionet, diçka e re deri më tani për një politikë zgjerimi të bazuar në unitet. Në fund, KE sinjalizon një komunikim të drejtpërdrejtë të BE me qytetaret dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështësit e vërtetë të integrimit europian. Nga ana tjetër i vë para detyrimit qeveritarët të komunikojnë qëllimin strategjik të anëtarësimit të BE tek qytetarët e tyre. Ky komunikim kthehet në kusht të zgjerimit.

Por duhet paralajmëruar nga kaq shumë eufori për propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatë të tyre. Sepse ky dokument në fund të fundit është një reagim i detyruar për një problem jo ekzistues dhe të kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotë e Macronit për zgjerimin ishte një akt i papërgjeshmërisë politike europiane. E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht. Një injorancë, që kishtë në bazë edhe mbështetjen e rrezikshme të Macronit për këmbimin e territoreve në negociatat e Brukselit mes Serbisë e Kosovës në vitete 2018/2019. Në një dokument të administratës franceze të përgatitur me nxitim në nëntor, ajo përpiqej të mbushte me përmbajtje politike për ndërhyrjen e njëanshme të Macronit në politikën e zgjerimit, jo me shumë sukses.

Më shumë demokraci se reformë ekonomike

Propozimi i Komisionit tani është përpjekja e qartë për të kthyer mbrapsht pjesërisht elementët problematikë të “non-papers” -dokumentit francez, pjesërisht për t’i dobësuar më shumë. Kështu KE kërkon të shmangë dëmin që i është shkaktuar BE-së në Ballkan duke ruajtur njëkohësisht edhe fytyrën e Macron. Pikërëndesa e reformave ekonomike në propozimin e Parisit u zëvendësua me fokusimin tek demokracia, një nocion që për fat të keq mungonte plotësisht në dokumentin francez. Përmbledhja e propozuar e kapitujve të anëtarësimit nuk do duhet të bazohet më në hapjen me faza të kapitujve. Kjo do të nënkuptonte edhe një ristrukturim të thellë të procesit të anëtarësimit. Futja e impulseve shtesë ekonomike u dobësua ndjeshëm. Më shumë para për qeveritë e Ballkanit Perëndimor dihet se është një mjet pa efekt. Në këto vende ekonomia është gjerësisht nën kontrollin e elitave partiako-shtetërore. Aty dominojnë interesat afatshkurtra të korruptuara të pushtetit përmbi nevojat e ekonomisë popullore. E në fund – as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizën e shkaqeve të paefektshmërisë së ndjeshme të politikës së deritanishme të zgjerimit.

Do të hapë Macron rrugën?

Dokumenti i Komisionit Europian nuk prek problemin bazë të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. E ai nuk qëndron tek metodika ekzistuese e procesit të anëtarësimit, apo instrumentave të tij. Prandaj zgjidhja nuk mund të gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qëndron në mungesën e vullnetit politik të BE, të institucioneve të Brukselit e shteteve anëtare, që t’i venë në veprim me vendosmëri instrumentat e tyre. Macron, megjithë padijen për zgjerimin, e ka prekur këtë problem politik, por nuk i hyri për ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bëjnë ndoshta të mundur, që Macron të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por pyetja kryesore është, nëse ky dokument i Komisionit Europian vërtet do të jetë një kthesë në politikën e zgjerimit. Pas kësaj mbetet i pazgjidhur një konflikt tjetër, më themelor- ai mes Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen e BE. Pa përgjigje mbeten pyetje të tjera të rëndësishme: çfarë BE-je duam ne, një union politik apo një bashkësi ekonomike? Dhe tjetra – ku mbaron Europa (BE)?

Bodo Weber është studiues (Senior Associate) në Këshillin e Politikës së Demokratizimit në Berlin, “Democratization Policy Council” (DPC)./TCH

Ramush Haradinaj tregon shkathtësitë në gjuajtje me sëpatë

$
0
0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, është i njohur për shkathtësitë luftarake të treguara në luftën e fundit në Kosovë. Por pas 21 vjet nga përfundimi i luftës, ai ka treguar se nuk i ka humbur shkathtësitë luftarake.

Në një video të siguruar nga Syri.net, ish-kryeministri i vendit, në një poligon qitjeje tregon shkathtësitë e tij në gjuajtje me sëpatë.

Nuk bëhet e ditur se kur dhe ku është regjistruar videoja, por në bazë të ambientit dhe flaumrit që shihet në palestër, kjo mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së fundit të Haradinajt në SHBA./syri.net/

Vdekje e dyshimtë në Prizren

$
0
0

Pasditën e djeshme një mashkull ka raportuar Policinë në Prizren se deri sa ishte duke ecur kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull K-Boshnjak, e ka konstatuar mjeku, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Gjakovë: Arrestohen tre shqiptar – kontrabandonin duhan

$
0
0

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë pesona në Gjakovë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë dhe një i Kosovës pas dyshimit për kontrabandim me mallra, njofton Klan Kosova.

Ky është raporti i plotë i Policisë:

Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë 08.02.2020 – 19:40. Janë arrestuar tre meshkuj shqiptar, dy shtetas të R. Shqipërisë dhe një shtetas i R. Kosovës, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit (kombi) janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 kg duhan i pa përpunuar, i cili mall dyshohet që është i kontrabanduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Zhduket një vajzë në Gjilan

$
0
0

Një burrë nga Gjilani ka informuar Policinë e  Kosovës se motra e tij është zhdukur nga 3 shkurti.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, njofton Klan Kosova.

E dhimbshme , mashtrohet plaku – në vend të telefonit i shesin gur

$
0
0

Në një ngjarje të pazakontë është gjendur dje një qytetar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Genc Rahmani, ka treguar mashtrimin që i është bërë një të moshuari, njofton Klan Kosova.

Një person i ka thënë të moshuarit se ka nevojë për para dhe se për këtë ka duhet ta shesë telefonin e tij, anise i moshuari i ka dhënë se nuk ka para ai ka insistuar që të paktën ta blejë me 25 euro pasi me ato para do të blejë ilaqe për djalin e tij.

Plaku ishte bindur mirëpo nuk ka blerë telefon të vërtetë – mirëpo një gur.

“Axha nuk e mallkoje, veç tha me mujt me nxan as paret sja kisha marre, veç nja 2 shuplaka te mira me ja dhanë”, ka shkruar Geni për bisedën që e kishte me të moshuari.

Ky është postimi i plotë i tij:

Morali eshte shendrru ne legjende ne kete vend, edhe naj dite kena mu bo ma keq se ata “kojshit” shqiptar qe i kena kesh.

E di qe ka skamje ne kete vend, edhe skamja qkas te shti me bo ama kjo veq prej skamjes nuk eshte bo. Mashtrues, i pa moralshem edhe idiot si ai qe e ka bo kete gjest ka plot ne kete vend, mashtrime na bohen ne qdo market, me centa e me ushqime pa afat. Na mashtrojne per nje vend pune, tu lyp vote ose favore tjera.

Kete Axhen e ka nal dikush ne udhe, i ka than a po e blen bac qet telefon per 50€, shume eshte i mire, me garancion prej Austrise e ki. Nuk e kisha shit, po jam tu mvy paret, se po me vyn per ilaqe, telefoni eshte ne rregull. Axha i ka thane qe si ka 50€ se qaq i merr penzi e hajni i ka than ani merre per 25€ se gjithqysh mvyn per ilaqe per femije, Axhes tu ju dhimt, i ka than ani po ta marr edhe pse nuk di me perdore. Tipi ne kerr bohet kishe po e pshtjell telefonin me adapter. “Naten e mire bac, e ja pafsh hajrin”, ehh Axha tu e beku ” edhe ti, e ishalla te bojn ma mire fmija”.

Vjen Axha te une, kqyre be qet telefon e morra, a vyn najsen pa e dite i shkreti qe ne at’ kese eshte ni loder per fmije qe kushton 1€ edhe nje guri rand, qe me bo sa ma te besushme. Axhès nuk ju besojke qe dikush mund me ja bo ni sen te tille, dikush qe ka mujt me kan nipi a djali vet.

Axha nuk e mallkoje, veq tha me mujt me nxan as paret sja kisha marre, veq nja 2 shuplaka te mira me ja dhan.

P.S foto e Axhes u postu me leje, eh nese ai mashtrues rastesisht e sheh kete postim, NIME ATO PARE PER ILAQE TU BOFSHIN.

Ku po shkon ky vend more jahoooo… per lesh babo, per lesh.Morali eshte shendrru ne legjende ne kete vend, edhe naj…

Publiée par Genc Rahmani sur Samedi 8 février 2020

Vetëm Deçani e do autostradën e Dukagjinit (VIDEO)

$
0
0

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, vendosi që ta ndryshoj planin sa i përket asaj që nga Qeveria e kaluar njihej si Autostrada e Dukagjinit.

Abdixhiku nuk dëshiron ta vazhdoj atë projekt, por ta zëvendësoj me zgjerim të rrugës magjistrale.

Kjo gjë solli reagime të ndryshme.

Kronikë nga Flamur Gajtani.

 


Mitrovicë, familja pesë anëtarëshe në kushte të rënda (VIDEO)

$
0
0

Familja pesë anëtarëshe Jusufi nga lagjja Bajr të Mitrovicës, gjendet në kushte të rënda të jetesës.

Përveç kushteve të rënda ekonomike,  anëtarët e kësaj familje kanë probleme në dëgjim dhe komunikim.

Kronikë nga Qëndresa Sinani.

 

 

Tash e tutje, gjithkah banesa sociale (VIDEO)

$
0
0

Prishtina po planifikon të ndryshoj mënyrën e sistemimit të familjeve me asistencë sociale.

Në kryeqytet nuk do të ketë më vende vetëm për të varfërit.

Këto familje, do të shpërndahen në banesa e lagje të ndryshme.

Kronikë nga Drin Demiri.

 

 

Me ceremoni private varroset Nexhmije Pagarusha (VIDEO)

$
0
0

Sa herë përfundoi këngën, nga skena u përcoll me duartrokitje.

E ato nuk i munguan as sot Nexhmije Pagarushës kur automjeti që bartte arkivolin e saj u nis drejt varrezave të fshatit Pagarushë.

Këngëtarja u varros në ceremoni familjare, pasi ashtu e kishte lënë amanet. Ndërkaq, liderët e shtetit, kolegët e qytetarët bënë homazhe në Tatrin Kombëtarë para varrimit.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi.

klankosova.tv

Mikeshat thonë se Nexhmija kishte humor të mirë (VIDEO)

$
0
0

Një mikeshë e afërt e Nexhmije Pagarushës tregon për humorin që e kishte këngëtarja.

Leonora Ibërdemaj, që i qëndroi afër Bilbilit të Kosovës për 21 vjet, rrëfen për Klan Kosovën çfarë thoshte ajo për publikun e saj.

Ndërkaq, Eda Zari tregoi për çastet që kishin kaluar bashkë me të ndjerën në Paris.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Sinani.

klankosova.tv

Pagarusha pati përkrahje, mbase jo sa duhet (VIDEO)

$
0
0

Institucionet kosovare treguan një lloj kujdesi ndaj Nexhmije Pagarushës.

Por, dikush po mendon se nuk është bërë sa duhet, pasi Bilbili i Kosovës ka merituar më shumë përkrahje.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Haris Ademi.

klankosova.tv

Për Kodin e ri Penal kërkohet opinion i Komisionit të Venedikut (VIDEO)

$
0
0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka ndërmend ta kërkojë opinionin e Komisionit të Venedikut lidhur me gjykimin në mungesë që lejohet me draftin e Kodit të ri Penal.

Enver Hasani është edhe kundër këtij neni meqë sipas tij, vetëm vendimi i prerë gjyqësor mund të kufizojë të drejtat dhe liritë e njerëzve.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Rina Mujku.

klankosova.tv

Rritet numri i viktimave nga virusi kinez (VIDEO)

$
0
0

Të izoluar, janë mbajtur shumë pasagjerë e anëtarë ekuipazhi të një anije.

Shkak ishte dyshimi se mund të jenë infektuar me Korona Virus.

Pas analizave që iu bënë secilit, ata u liruan dhe zbarkuan në portin e Hong Kongut.

Kronikë nga Arbreshë Uka.

 


Përfaqësuesit e ashkalinjve rreshtohen me opozitën (VIDEO)

$
0
0

Përfaqësuesit e ashkalinjëve, janë rreshtuar krah opozitës.

Kjo pasi deputeti i tyre nga partia e ashkalinjeve për integrim Hetem Arifi, votoi kundër qeverisë Kurti, meqë thotë se koalicioni VV-LDK-ë nuk e shqyrtoi kërkesën e tij që të bëhen pjesë e ekzekutivit.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

klankosova.tv

Ministritë pakësohen, emrat e tyre komplikohen (VIDEO)

$
0
0

Në Qeverinë Kurti disa ministri u shkrinë e iu bashkuan dikastereve tjera qeveritare.

Kjo do të ndikojë që disa prej tyre të thirren me shkurtesa.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.

klankosova.tv

Australia goditet nga stuhia e fortë (VIDEO)

$
0
0

Australia assesi të qetësohet.

Pas telasheve të mëdha me zjarrin për javë të tëra, ky kontinent tani po përballet me një ekstrem tjetër.

Shiu e erërat e forta kanë goditur disa zona të atjeshme, duke shkaktuar edhe dëme.

Kronikë nga Arbreshë Uka.

Arratiset nga burgu i Dubravës një i dënuar

$
0
0

Sot rreth orës 18:00, i burgosuri me inicialet M.K. është arratisur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Rastin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi, shkruan Klan Kosova.

“I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë”.

Policia është e njoftuar për rastin.

klankosova.tv

Milan kalon në epërsi ndaj Interit (VIDEO)

$
0
0

Ac Milan e ka zhbllokuar rezultatin në “Della Madonnina”.

Në minutën e 40-të shënoi Ante Rebic, pas asistimit të Ibra-Kadabras.

Sonte po luhet ndeshja e 225 zyrtare në mes të Interit dhe Milanit.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Viewing all 38420 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>