Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38428 articles
Browse latest View live

GLPS: Aktakuza ndaj “Veteranëve të rrejshëm“ me shumë mangësi, rrezikohet i gjithë rasti

$
0
0

“Drejtësia Sot”, platformë e krijuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka shpalosur të gjeturat e analizës të titulluar “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Veteranët e rrejshëm“, raporton Ekonomia Online.

Nita Kusari- monitoruese në “Drejtësia Sot”, tha se të gjeturat e analizës janë fokusuar në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë në trajtimin e rastit në fjalë.

Ajo tha se analiza ka bërë identifikimin e shkeljeve dhe gabimeve procedurale dhe profesionale të shkaktuara nga institucionet në fjalë të cilat po e përcjellin këtë rast në vazhdimësi.

Aktakuza ndaj “Veteranëve të rrejshëm” sipas të gjeturave del të jetë me mangësi të mëdha, gjë që rrezikon qëndrueshmërinë e të gjithë rastit. Po ashtu vihen në pah edhe shkeljet e dispozitave nga ana e gjykatës.

“Sipas të gjetura Drejtësia sot vëren se aktakuza është me mangësi të mëdha, një veprim i tillë rrezikon qëndrueshmërinë e të gjithë rastit. Së dyti gjykata ka shkelur dispozitat që përcaktojnë caktimin e seancës fillestare duke e tejkaluar atë afat për 21 ditë. Sipas kësaj analize gjykata themelore e Prishtinës, me refuzimin e kërkesës së PSRK-së për vendosje të masës së përkohshme lidhur me ndalimin e pensioneve ndaj personave të cilët dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e kanë fituar statusin e ‘Veteranit Luftëtarë’ ka marrë vendim të jashtëligjshëm. Së katërti Drejtësia Sot konsideron se veprimi i kryetares së trupit gjykues me të cilin u kufizua fotografimi. Regjistrimi i të dyshuarve ka shkelur parimet e një gjykimi transparent”, tha ajo.

Rreze Hoxha nga “Drejtësia Sot” prezantoi disa rekomandime që dalin nga ky hulumtim, ku u bëri thirrje prokurorëve të rastit që gjatë shqyrtimit gjyqësor të tij të ofrojë prova të mjaftueshme.

Po ashtu Departamenti për krime të rënda i gjykatës themelore në Prishtinë, duhet të kujdeset për këtë rast me përparësi, pasi dëmi që i shkaktohet buxhetit është shumë i madh,

“‘Drejtësia Sot’ fton gjyqtarët e rastit të respektojë të gjithat dispozitat ligjore në marrjen e vendimeve dhe të vendosë për të njëjtat duke i respektua ato e jo duke i tejkaluar. Drejtësia sot fton gjyqtarët e rastit të respektoj dispozitat e KPPPK-së të mos marrë vendime të pabazuara që ndikojnë në uljen e transparencës. Drejtësia sot rekomandon gjykatën themelore në Prishtinë që përpos këtij rasti të shënjestruar të i kushtohet rëndësi e veçantë edhe rasteve të tjera të shënjestruara për liberalizim të vizave” , tha ajo.


Personi me aftësi të kufizuara sulmohet seksualisht nga dy persona

$
0
0

Një person me aftësi te kufizuara mendore, i shoqëruar nga vëllai i tij, ka raportuar në polici në Gjakovë  se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj.

Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe prindit të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.

 

Me këto metoda mundeni t’i zbardhoni dhëmbët në kushte shtëpie

$
0
0

Keni shpenzuar shumë nëse keni zbardhur dhëmbët tuaj në dentistë! Këto procedura janë mjaft të shtrenjta dhe duhet të përsëriten përsëri dhe përsëri. Por harrojmë që shtëpitë tona janë plot me produkte që mund të na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje të bukur. Zgjidhni njërën nga këto më poshtë:

Çfarë ju nevojitet: xhinxher, kripë dhe limon. Si të përdorni: Grini një pjesë të vogël xhinxheri. Merrni 1/4 lugë çaji kripë dhe shtojeni në xhenxhefil. Pritini një fetë limoni, shtrydhni lëngun në përzierje dhe përsëri përzieni mirë. Aplikojeni atë me një furçë dhëmbësh.

Gjethe mente dhe vaj kokosi: Si ta përdorni: Grini gjethet dhe shtojini në vaj kokosi. Përziejini mirë dhe aplikoni përzierjen në dhëmbët tuaj me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3-5 gjethe janë më se të mjaftueshme.

Pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi: Si ta përdorni: Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose ujin. Përziejini ato në një paste, living.al. Lyeni dhëmbët si zakonisht me këtë përzierje.

Numri i vogël i të dënuarave për korrupsion – mungon cilësia e aktakuzave, prokurorët jo profesionistë

$
0
0

Vetëm 30 për qind nga 800 kallëzime penale për rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik të dorëzuara në prokuroritë kanë përfunduar me aktakuza.

Por edhe ato që po ngritën po hidhet poshtë, ose po përfundojnë me vendime lirues, ose dënime minimale.

Nga IKD-ja dhe nga GLPS-ja thonë se rastet e pakta të trajtuara të korrupsionit, janë si pasojë e mungesës së aktakuzave të forta dhe të bindshme nga prokurorët jo profesionistë, të cilët nuk po tregojnë seriozitet dhe përkushtim ndaj këtyre rasteve.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online thotë se 70% e rasteve mbyllen në prokurori dhe që nuk kanë një kontroll gjyqësor.

Gjithashtu ai thotë se mundësitë e keqpërdorimit nga ana e prokurorëve janë shumë të madhe ku ato mbahen jashtë syrit të publikut.

“Në vitin 2019 në mars IKD-ja kishte publikuar raportin nga monitorimi i 3 viteve të fundit të sistemit të drejtësisë ku kishte dalë me statistika mbi 70% të rasteve mbyllen në prokurori dhe më e keqja është se këto raste mbyllen pa kontroll gjyqësor dhe nënkupton që prokurorët janë të zot dhe ata vendosin nëse do ta hapin një rast apo ta mbyllin dhe askush nuk i kontrollon”.

“Mundësitë për keqpërdorim të autorizimeve nga ana e prokurorëve janë shumë të mëdha ku dihet edhe fakti se këto lëndë janë jashtë syrit të publikut dhe larg organizatave joqeveritare dhe mbylljes hermetik që i ka bërë sistemi prokurorial këtij sistemi andaj është e domosdoshme që të kemi kontroll gjyqësor dhe në anën tjetër edhe informim më të shumtë të publikut sidomos në rastet e korrupsionit. Që nga shpallja e pavarësisë nuk kemi asnjë zyrtar të profilit të lartë të dënuar me aktgjykim të formës të prerë për korrupsion dëshmon mjaftueshëm që Kosova ka dështuar keq në luftën kundër korrupsionit”, thotë ai.

Sipas Miftaraj ndërhyrjet politike në drejtësi janë një sekret publik, por ai thotë se kohëve të fundit Kosova në raportet ndërkombëtare ka filluar të quhet shtet i kapur.

Ai thotë se duhet të jetë prioritet një ndryshim i shpejtë në drejtësi.

“Pse ka ndërhyrje politike në drejtësi unë mendoj që është një sekret publik. Kohëve të fundit Kosova në raportet ndërkombëtare ka filluar të quhet edhe si shtet i kapur. Me vetë faktin se raporti i fundit të ekspertëve të Komisionit Evropian e tregoi gjendjen në të cilën gjendet sistemi prokurorial dhe këta ekspertë kanë qenë të pavarur, për sekuestrim të pasurisë është mesazhi më i qartë se ne kemi probleme serioze dhe një ndryshim i shpejtë duhet të jetë prioritet dhe këta duhet te jenë hapat e parë që Kosova duhet t’i ndërmerr.

Madje Miftaraj thotë se Prokurorët që prishin rastet ata të njëjtit po ngritën në detyrë.

“Në Kosovë për shkak të mungesës të provave efikase dhe vlerësimit të perfomancës e disiplinimit kemi ardhur në një gjendje ku prokurorët që prishin raste ata të njëjtit ngritën në detyrë dhe krejt kjo mungesë e kontrollit dhe e mbikëqyrjes sigurisht se na ka sjellë në një gjendje se kur do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit por jo për rezultate konkrete”, thotë ai.

Nga të gjitha rastet e kallëzimeve penale që gjatë një viti pranojnë prokuroritë në nivel vendi, rreth 40 për qind i hedhin poshtë pa zhvilluar fare hetime. E nga këto hedhje të kallëzimeve penale amnistohen politikanë dhe zyrtarë të korruptuar.

“Me vet faktin që nuk ka kontroll gjyqësor ndaj vendimeve të prokurorëve dhe kallëzimet penale që dërgohen nga policia apo nga qytetarët dhe kemi raste ku prokurori e mbyll rastin me dy paragrafë të vogla ndaj mbylljes së këtyre rasteve nuk ka mekanizma që dikush mund t’i atakojë dhe nuk kalojnë fare përmes gjykatës e kur i jep një pavarësia kaq të madh prokurorëve dhe nuk ke mekanizma efikas të llogaridhënies atëherë sigurisht edhe mundësitë me keqpërdor këtë besim që i ka dhënë shteti prokurorëve është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk duhet të çuditemi pse numri i madh i kallëzimeve penale hedhen dhe me hedhjen e tyre kallëzimeve penale amnistohen politikanë, kolegët e tyre e zyrtarë të korruptuar e të cilët pastaj në këto raste i kthejnë në forma të ndryshme”, thotë ai.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) thotë se përqindja e vogël vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të faktorit njeri për t’i ndjek rastet e korrupsionit.

“Një përqindje e ulur në krahasim me nivelin që pretendohet ekziston në vendin tonë me nivelin e korrupsionit tregon që sistemi jonë i drejtësisë si dhe sistemi prokurorial kanë probleme të mëdha”.

“Ne si GLPS konsiderojmë se probleme kyç e thelbësor i këtij sistemi është mungesa e vullnetit do të thotë është mungesa e vullnetit te faktori njeri meqenëse kushtet e tjera teknike janë të plotësuara dhe në kushtet teknike po flasim me numrin e prokurorëve pastaj me numrin e gjyqtarëve, pagat e dinjitetshme e kështu me radhë, edhe pse janë të plotësuara disa prej kushteve thelbësore ne prapë kemi rezultate të ulëta dhe jo të kënaqshme dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së vullnetit për ti ndjekur këto raste të korrupsionit po ashtu mund të jetë edhe për shkak të frikës pastaj mund të jetë edhe për shkak të lidhjeve të ndryshme personale dhe politike”, thotë ajo.

Ndërsa për mungesën e aktakuzave të forta dhe të bindshme sipas saj tregon jo profesionalizëm dhe jo seriozitet e përkushtim të kërkuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Mungesa e aktakuzave të forta e të bindshme tregon për mungesë të profesionalizmit, seriozitetit dhe përkushtimit të kërkuar për trajtimin e këtyre rasteve nga ana e sistemit prokurorial dhe kjo përkthehet në faktin se kemi aktakuza jo të qëndrueshme në gjykatë e cila pastaj nuk arrin të dëshmojë edhe fajësinë e personave edhe të cilët i akuzojnë”.

“Një gjë e tillë edhe e arsyeton përfundimi i raporteve ndërkombëtare lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë sepse viteve të fundit kanë konstatuar se Kosova ka pas regres dhe nuk po bënë regres dhe jo progres. Mund të aludohet se një gjë e tillë ekziston, mungesa e vullnetit për adresimin e këtyre çështjeve vije si pasojë e frikës dhe lidhjeve që mund të kenë këta persona kyç, thotë Hoxha për EO.

“Ndryshimi i ligjeve nuk po gjen zbatim, shkak qeveritë afatshkurte”

$
0
0

Ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të ligjeve në Kuvendin e Kosovës po sjell pasoja në zbatimin dhe implmentimin e tyre. E kjo gjë, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, po lë hapësira për keqinterpretime.

Madje sipas tyre, kjo po krijon një gjendje kaotike sa i përket impelemntimit të ligjeve në tërësi.Profesori Universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se ka shumë faktorë që ndikojnë në ndërrimin e shpeshtë të ligjeve. Thotë se ndërrimi i qeverive, detyron ligjet të kthehen nga e para, duke mos gjetur implementim.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë në ndërrimin e shpesht të ligjeve. E para dhe më e rëndësishmja është që jo rralë herë, ligjet edhe tani fatkeqësisht bëhen nga qarqet e ndryshme të jashtme të cilat nuk e njohin realitetin, specifikat rrethanat dhe mentalitetin. Bëhen do si do, në komisionet parlamentare ndërhyhet në amandamente gjatë lëximeve. Në vend që të unifikohen dhe të kenë kuptimsinë e plotë si dhe zbatushmërin e plotë të ligjeve ndodhë e kundërta”.

“Ka probleme të tjera të cilat qeveritë kur vinë, të shpeshta fatkeqësisht. Nga 2008 nuk kemi pasur asnjë qeveri në mandat të plotë që ka ushtruar gjithë mandatin e saj. Nëse ligjet janë në procedurë në Kuvend, kthehen nga e para, jepet propozimi për një apo më shumë ligje, dhe pavarësisht interesave politike përshtatin ligjet, qoftë në biznes apo politikë”.

Mungesa e zbatimeve të ligjit në praktik, sipas Baraliut është shkaktari që po krijohet kjo gjendje kaotike. Thotë se Kuvendi është mirë që ta ketë një komision për të gjitha ligjet nga Qeveria kur shkojnë në Kuvend.

“Ajo që është më e padëshiruara është që ligjet nuk zbatohen në praktik dhe pastaj kemi një gjendje kaotike. Kuvendi do duhej ta kishte një komision nacional ose Këshillin nacional i cili do ti infiltronte të gjitha ligjet nga qeveria kur shkojnë në parlament. Ligjet përkthehen nga ekspert të huaj dhe i servohen qeverisë andaj kemi një gjendje të padëshiruar dhe të rëndë. Ne ligje nuk i kemi të duhura dhe as të duhura humane, por kemi të kundërtën nga kjo”, ka thënë ai.

Se ndryshimi i shpeshtë i ligjeve ka pasoja në implementim, e thotë edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”.

Demhasaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se marrja e ligjeve nga jashtë, ka lejuar të bëhen gabime të tilla.

“Ndryshimi shpesht dhe i shpejt i ligjeve po ka pasoja në implementimin dhe zbatimin e tyre. E para për shkak se ndryshimi i shpesht i ligjeve po i vë në vështirësi edhe vet institucionet dhe agjencionet zbatuese për shkak të ndryshimeve të shpeshta që po ju bëhën ligjeve të njëjta. Shpejtësia ka qenë njëra nga problemet kryesore në Kosovë, që vazhdimisht që kur është marrë një ligj ose disa ligje janë marrë me një procedurë të përshpejtuar për shkak të kërkesave që kanë ardh nga jashtë. Janë lejuar gabime brenda atyre ligjeve.Demhasaj, ka dhënë edhe rekomandime se çfarë në realitet do duhej të bëjë Qeveria e ardhshme që mos të ndodhin gabime të tilla.Thotë se kur ligjet që hartohen në Kuvend duhet me qenë në harmoni me rrethanat çfarë i ka shoqëria dhe realitetin që ka Kosova.

“Kur integrohemi në BE atëherë kur hapen kapitujt e caktuar në BE, atëherë BE kërkon dispozita të caktuara të ndryshohen për mu hormanizuar me BE-në. Ligjet që hartohen në Kuvend duhet me qenë në harmoni me rrethanat cfarë i ka shoqëria dhe realitetin që ka Kosova”.

“Kemi shumë ligje që janë 3-4 vite në fuqi që asnjëherë nuk kanë mundur të implementohen për shkak të pamundësisë për implementim. Ligjet që hartohen në Kosovë më u përshtat me rrethanat cfarë i ka shoëria por vazhdimisht janë munduar të sjellin praktika ndërkombëtare duke mos analiyuar se a përshtaten ose me shoqërinë kosovare. Ne kemi një shkallë të lartë të mos zbatimit të ligjeve në praktike”, tha ai.

Demhasaj, thotë se Kosova nuk ka nevojë që t’i përafrojë ligjet me BE-në , pasi sipas tij, nuk jemi në proces të integrimit për në BE./eo/

Kur vargjet e “Bareshës” bëhen pikturë unike (FOTO)

$
0
0

Kënga “Baresha” e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, është dëgjuar, kënduar, e ripërpunuar nga shumë artist.

Por piktori shqiptar, Samedin Asllani, ka zgjedhur një mënyrë unike për të përjetësuar disa vargje të këngës “Baresha”, njofton Klan Kosova.

Në një pikturë ai ka bërë bashkë vijën melodike, pamje të një fushe dhe disa dele – bashkë me tekstin “ Kam rrit shtatin në këto male”.

Nuk dihet nëse kjo pikturë do të dalë në shitje ose piktori do e mbajë për vete.

Kujtojmë se bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten më 7 shkurt, në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në një ceremoni familjare – pa praninë e medieve.

''Baresha''

Publiée par Sam-Samedin Asllani sur Samedi 8 février 2020

Kurti priti në takim Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme priti në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ata i prezantuan  Kurtit kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Ky grup ka kërkuar takim me Kurtin për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje.

Kurti ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe dje i dëgjoi me vëmendje e kujdes kërkesat e këtyre qytetarëve.

U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave.

Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë

$
0
0

Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias.

Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi të hënën e 10 shkurtit në orën 9:15 në ambienet e Parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15./Ora News.tv/


Vjosa Osmani: Nexhmija do të vazhdojë të jetë shembull për të gjitha gratë

$
0
0

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe bashkë me delegacionin e LDK-së në nderim të jetës dhe veprës së Nexhmije Pagarushës.

Në një deklarim për media Osmani tha se Nexhmije Pagarusha i kujtohet në çdo periudhë të jetës, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithë populli shqiptarë janë në dhimbje të mëdha. Një njeri që ka bërë shumë, jo vetëm për artin e kulturën por për gjithë popullin. Në emër të Kuvendit të Kosovës, dhe në emër të të gjithëve që e dashtën zërin e saj, i shprehi ngushëllime familjes. Ajo do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë ne (gratë). Ajo më kujtohet në çdo periudhë të jetës sime. Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me këngët e saj. Nuk ishte vetëm një këngëtare, por një personalitet që rrezatonte dashuri dhe mirësi”, deklaroi Osmani.

 

Goditet nga dy makina – humb jetën tragjikisht aktori Orson Bean

$
0
0

Orson Bean, aktori i njohur i filmave komedi është përplasur për vdekje nga një automjet në Los Angeles, shkruajnë mediat e huaja.

91-vjeçari është përplasur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën përballë ‘Pacific Resident Theatre’ dhe është rrëzuar. Më pas e ka goditur një automjet tjetër dhe autoritetet kanë thënë se kjo ka qenë goditja fatale. Ai ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë.

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angelesit e ka konfirmuar vdekjen e aktorit të premten mbrëma, ndërsa ka thënë se është duke u hetuar si fatalitet i lidhur me komunikacionin, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se Orson ka luajtur në seriale të njohura televizive, si “To Tell the Truth” e “Dr. Quinn, Medicine Woman”, në filmat e suksesshëm “Anatomy of a Murder” e “Being John Malkovich”, si edhe në shfaqje të Broadway, ku ishte i nominuar për çmimin Tony për rolin e tij në mjuziklin “Subways Are for Sleeping”.

 

Vlora Dumoshi bën homazhe për Nexhmije Pagarushën

$
0
0

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

Aty ka bërë homazhe para pak minutave edhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, njofton Klan Kosova.

Ajo para mediave deklaroi se i duket e pabesueshme vdeka e Pagarushës.

“Ajo është e pavdekshme. Do të jetë gjithmonë në mesin tonë me kengët e saj. Ajo do të kujtohet si një zonjë, si një bijë shqiptare, që ka dhënë shumë kontribut për këtë vend”, tha Vlora Dumushi

Pranë arkivolit të Pagarushës janë duke qëndruar edhe dy vajza me veshje kombëtare.

Hashim Thaçi bën homazhe në nderim të Nexhmije Pagarushës

$
0
0

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

Aty ka bërë homazhe para pak minutave edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ai nuk pranoi të prononcohet për media pas përfundimit të homazheve.

Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në nderim të Nexhmije Pagarushës

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sapo ka bërë homazhe në nderim të këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarusha.

Homazhet kanë filluar nga ora 09:00, njofton Klan Kosova.

Pagarusha ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare dhe pritet të varroset sot në Pagarushë nga ora 14:30.

Fillon akademia përkujtimore për Nexhmije Pagarushën

$
0
0

Akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së këngëtare së njohur, Nexhmije Pagarushës, sapo ka filluar.

Në nderim të saj nga të pranishmit është mbajtur një minutë heshtje, njofton Klan Kosova.

Aty pritet të mbajnë fjalime krerët e lartë shtetëror, të pranishëm janë shumë fytyra të njohura publike.

Osmani: Largimi i Nexhmijes na detyron të bëjmë më shumë si shtet

$
0
0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se këngëtarja Nexhmije Pagarusha ishte simbol që i motivonte atë me miket e saj kur ishin të reja ta kalonin frikën dhe pasigurinë, njofton Klan Kosova.

Ajo këtë e deklaroi gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore në nderim të këngëtare së njohur.

“Jam këtu para jush për ta ndarë dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmijes sonë. Këngët  e së cilës i kemi dashur dhe njohur qysh në fëmijërinë e hershme”.

“Atë botë nuk e dinim se zëri ynë mund të dëgjohet në institucione dhe politikë, por mahniteshim me këngën dhe më shumë se me të, me atë që këngës ja jepte vulën, me Nexhmijen”.

“Yllin që po e ndriçonte shpirtin e secilit. Mahnitesha me mënyrën se si ajo më motivonte mua dhe shoqet e mija që të guxonim të ëndërronim që një ditë të kalonim frikën dhe pasigurinë”.

“Nexhmija i shtynte ëndrrat tona edhe shumë më larg në krijim e një bote që thyen konturat një shoqërie të mbyllur që atë e bëri të hapur ndaj botë së lirë”.

“Për të nuk mund të thuhet që jetonte vetëm në një hapësirë, bilbili ynë i krijonte hapësirat duke krijuar identitet të ri,siç e krijoi identitetin e këngës shqipe edhe identitetin e Kosovës”.

“Nexhmija është shndërruar në vlerë historike të popullit tonë. Largimi i saj nga kjo botë na detyron edhe më shumë si shtet të tregojmë kujdesje makismale ndaj njerëzve tanë, ndaj njerëzve që japin aq shumë për artin dhe kulturën nacionale”, ka thënë Osmani.


Flet mbesa e Nexhmije Pagarushës: “Në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë”

$
0
0

Në akademinë përkujtimore në nderim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka folur edhe mbesa e saj Mirjeta.

Mirjeta është familjarja e parë që ka folur që pas vdekjes së këngëtares, njofton Klan Kosova.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri”.

“Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë”

Mirjeta mes tjerash falënderoj të gjithë familjarët dhe kujdestarët që janë kujdesur shumë për të.

“Populli nuk e humbi dhe kultura një hyjneshë por edhe familja e humbi një nënë, një gjyshe, një stërgjyshe, një hallë” tha mes lotësh Mirjeta.

Niset kortezhi i Nexhmije Pagarushës

$
0
0

Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të kaluar nëpër e sheshet kryesore të Prishtinës.

Kortezhi do të përfundoj tek sheshi “Zahir Pajaziti”.  Aty janë pjesëmarrës mijëra qytetarë gjithashtu edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pranë arkivolit të 86 vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”.

Niset për në vendlindje kortezhi i Nexhmije Pagarushës

$
0
0

Është nisur për në vendlindje – Pagarushë, kortezhi i Nexhmije Pagarushës.

Kortezhi filloi rrugën nga Teatri Kombëtar dhe mbaroi në sheshin “Zahir Pajaziti”, njofton Klan Kosova.

Ceremonia e varrimit pritet të fillojë nga ora 14:30 në fshatin Pagarushë të Maliveshës.

Ikona e muzikës do të varroset pa praninë e medieve duke respektuar kështu amanetin e saj.

 

Thaçi për Pagarushën: Kudo që jetojnë shqiptarët janë zemërthyer dhe të pikëlluar

$
0
0

Që nga ora 09:00 kanë filluar homazhet në nderim të jetës dhe veprës së ikonës së muzikes shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Homazhe bën edhe krerët më të lartë institucional, njofton Klan Kosova.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bëri homazhe tek arkivoli i këngëtarës, mirëpo nuk u deklarua për media pastaj e as nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore.

Mirëpo nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi tha se kujtimi për bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne. 

Kurti: Nexhmija ishte e thjeshtë, krijimtaria e saj do të lartësohet nga çdo brez

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se këngëtarja e mirënjohur kosovare, Nexhmije Pagarusha, është një grua që është simbol i muzikës, këngës, teatrit dhe filmit shqiptar.

Ai gjatë fjalimit të tij në akademinë përkujtimore që mbahej në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të Kosovës, tregoi edhe disa pjesë të biografisë së saj.

“Muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kombi ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të ♪çmuar. Ata që e kishin fatin ta njihnin më afër e kuptonin madhështinë e saj prej artisteje dhe thjeshtësinë e jetës së saj”.

“Ata që kanë punuar me të tregonin për disipline dhe në punën e saj. Ajo nuk do të mungonte në asnjë prove dhe asnjë shfaqje”.

“Ajo ishte vajzë nga fshati larg kryeqytetit ku jetoni dhe  vepronin njerëzit e artit dhe kulturës. Ajo sfidoi paragjykimet  dhe pasuroi kulturën e qytet dhe mbarë kombit”.

“Këngën e kishte nisur si fëmijë, ndërsa si këngëtare  nga viti 1948, në Radio e Prishtinë. Sapo i jepet mundësia përballet me realitetin e kohës që ishte turp që një vajzë të këndonte në radio, babai i saj ishte mbështetësi i saj”.

“Në amanetin e saj kërkoi të varroset afër babait të saj duke pranuar dashurinë e përjetshme që pati për të”.

“Ishte bilbil i gëzuar edhe ca i trishtë. Një bilbil poshtë reve  të qiellit të ulët dhe sipër majave të lisave të lartë. Bilbil poshtë një shteti që ishte diktator dhe mbi supet e një populli të lashtë si ky i yni”.

“Ajo mbetej e përulur me thjeshtësinë dhe me madhështinë e saj. Për tej krijimtarisë na la luftojmë paragjykimet, padrejtësitë dhe punën e palodhshme. Krijimtaria e saj do të lartësohet nga çdo brez”, ka thënë Kurti.

Viewing all 38428 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>