Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38429 articles
Browse latest View live

Kurti: Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar angazhimin e ambasadorit Richard Grenell për arritjen e pajtimit të Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore në kohën kur dialogu i Brukselit ka stagnuar.

“Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit”.

“Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm”.

“I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët. I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike”.

Kurti ka thënë  se ka gatishmëri për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk dua të paragjykoj shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes. Për mua qëndrueshmëria e bisedimeve është shumë e rëndësishme dhe sa më parë që arrijmë marrëveshje, aq më mirë. Aktualisht, në këtë muaj ne vetëm sa kemi filluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të bëjmë këtë fuzionim të ministrive. Është dita e katër e punës sime. Ende nuk i kam as 100 orë punë, se lëre më 100 ditë. Ndërkaq, në anën tjetër, Serbia po fillon një fushatë zgjedhore për zgjedhjet e saj atje. Kështu që duhet të kemi pak mirëkuptim edhe për këto dy dinamika në dy vendet tona”, ka thënë Kurti në një intervistër për REL.


Kurti: Nuk mund të lejojmë që të dështojmë sërish në dialog

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se vendimi për shfuqizimin e taksës doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nuk do të merret me procedurë të shpejtë, ngase, sipas tij, fillimisht do të vendoset reciprociteti i plotë ndaj Serbisë.

“Nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë, duke potencuar se do të jetë Qeveria e Kosovës që do të udhëheqë me delegacionin e Kosovës, ku ai nuk e përjashton një rol edhe të opozitës dhe presidentit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, keni paralajmëruar heqjen e taksës doganore ndaj Serbisë dhe për këtë qëllim, të premten ambasadori Richard Grenell, ju ka mbështetur përmes një postimi në rrjetet sociale. Kur do ta merrni ju këtë vendim?

Albin Kurti: Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që i fituam më 6 tetor të vitit të kaluar, gjatë negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kemi përsëritur dhe theksuar qëndrimin tonë, se tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë ne do ta zëvendësojmë me parimin e reciprocitetit. Pra, nuk është se do ta heqim tarifën dhe nuk do ta vëmë reciprocitetin, por do ta vëmë reciprocitetin dhe do ta heqim tarifën. Unë kam mbajtur vetëm një mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës – ajo ka qenë mbledhja e parë ceremoniale solemne.

Javën e ardhshme do ta kemi mbledhjen e radhës dhe bashkërisht, si kabinet, do t’i përcaktojmë të gjitha shtigjet e veprimeve tona, të cilat aktualisht më duhet të them se janë të përqendruara te Projektligji për buxhetin 2020, te plani i punës së qeverisë, te programi qeverisës dhe te fuzionimi i ministrive që i redukton ato nga 21 në 15 sosh. Unë nuk jam në gjendje sot t’ju them se cilën ditë do të bëhet ky zëvendësim i tarifës me reciprocitetin.

Çka përfshin reciprociteti ndaj Serbisë?

Radio Evropa e Lirë: Si, konkretisht, do të duket, ose si do të zbatohet kjo çështje e reciprocitetit?

Albin Kurti: Reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, i cili shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në Rezolutën e 7 dhjetorit të vitit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për neve është e papranueshme që të mos kemi simetri në raportet tona edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, pastaj të automjeteve, të certifikatave të ndryshme, e deri te fakti që shoferët e mauneve me mallrat e Kosovës, për shkak se nuk u njihet leja e vozitjes së Republikës sonë, dënohen me qindra euro nëpër rrugët e Serbisë. Pra, nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nuk mund të vë masë reciprociteti, sepse Serbia nuk e konsideron Kosovën si shtet. A shihni ju pengesë në këtë qëndrim?

Albin Kurti: Kosova e konsideron veten e saj shtet. Ne e kemi shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008. Për pak ditë do të shënojmë 12-vjetorin e pavarësisë sonë dhe Kosovën e konsiderojnë të pavarur rreth 110 shtete anembanë globit, përfshirë këtu shumicën dërmuese edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, edhe NATO-s, përkatësisht vetëm 5 shtete nga Bashkimi Evropian dhe vetëm katër shtete të NATO-s nuk e njohin Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Kur prisni që të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe a do të jeni ju në krye të delegacionit të Kosovës?

Albin Kurti: Unë do ta udhëheq ekipin e Kosovës për bisedime me Serbinë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga pranvera e vitit të shkuar, na e konfirmoi një gjë të tillë, por unë do të përpiqem që ky ekip të jetë me përbërje të duhur e me përgatitje të mirë,pra edhe në aspektin politik përfaqësues, edhe në atë profesional të ekspertëve. Unë nuk mund ta di kur do të mund të rifillojë dialogu, ndonëse më duhet të them që në njëfarë mënyre ai ka vazhduar tërë kohën nëpër konferenca e tryeza të ndryshme ndërkombëtare. Ne, në parim, jemi për dialog me parime dhe besoj që nuk e kemi luksin që të dështojmë sërish në dialog, prandaj besoj që edhe ekipi i Serbisë edhe yni duhet t’i bëjnë përgatitjet e duhura përmes diskutimeve me Brukselin sa i përket formatit, agjendës, kornizës etj.

Nuk do të ketë një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti

Radio Evropa e Lirë: E përmendët ekipin… A do të jetë bashkë me ju edhe presidenti Hashim Thaçi për të përfaqësuar Kosovën në tavolinën e bisedimeve?

Albin Kurti: Nuk besoj që mund të kemi një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti, sepse nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë. Por, unë nuk dua ta përjashtoj presidentin e Kosovës. Unë besoj që ai është i rëndësishëm si funksion për politikën tonë të jashtme, mirëpo politikën e jashtme e krijon Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, pa përjashtuar mirëpo jo edhe duke udhëhequr siç ka qenë rasti në të kaluarën.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, përmes zhvillimit ekonomik në Kosovë e Serbi, mund të lehtësohet arritja e marrëveshjes përfundimtare?

Albin Kurti: Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë./rel/

 

Thaçi shpall nesër ditë zie shtetërore për artisten Nexhmije Pagarusha

$
0
0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Ide për dizajnin e thonjve për Shën Valentin (FOTO)

$
0
0

Në dukjen e përditshme të vajzave rol të rëndësishëm kanë edhe thonjtë, e në veçanti në ditë festash.

Një nga këto ditë është edhe 14 Shkurti dhe “Glamur” ka disa sugjerime interesante për thonjtë.

Ngjyra të lehta dhe detaje me zemra janë dizajnët e duhura për këtë ditë të veçantë në kalendarin tuaj.

   

Ilaç natyral kundër zbokthit

$
0
0

Sigurisht se ndodh që disa kohë brenda vitit të keni problem me zbokthin.

Padyshim se keni provuar shampo të ndryshëm ose edhe receta të ndryshme kundër tij.

Por ilaçi natyral kundër zbokthit gjendet në kuzhinën tuaj, transmeton Klan Kosova.

Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me minerale siç janë magnezi, kaliumi dhe natriumi, ndërsa atë e bëjnë aleat shumë të fuqishëm të bukurisë.

Përdoret për piling të fytyrës dhe trupit, zbardhjen e dhëmbëve, si edhe banjë për shputa të lodhura, por a e keni ditur që mund t’jua zgjidhë problemin me zbokthin?

Është bonus që ky tretman, në të cilin blogeret botërore betohen, është i lirë – një kg kripe të trashë kushton më pak se 1 euro.

Ja se si ta përdorni:

Lagni flokët dhe ndani në disa pjesë. Nëpër sipërfaqe të kokës qitni një ose dy lugë kripë deti dhe me gishta të lagur bëni butësisht masazh flokëve 10-15 minuta.

Nëse mund të kërkoni nga dikush që t’jua bëjë masazhin – edhe më mirë!

Do të jetë më i efektshëm, ndërkaq edhe ju do të mund të kënaqeni me masazh.

Pastaj qitni shampon dhe shpëlani flokët.

Rezultati do të jetë i dukshëm që nga tretmani i parë!

Kurti pranon urim nga kryeministri i Luksemburgut, Bettel

$
0
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës së re në krye të Qeverisë.

“Unë jam i bindur se së bashku do të jemi në gjendje t’i fuqizojmë edhe më shumë lidhjet shoqërore ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm bilateral”, thuhet mes tjerash në letrën e tij.

Dua Lipa e mahnitshme në “Sanremo” të Italisë (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, mbrëmë shkëlqeu me performancën e saj në Festivalin e 70-të të muzikës Italiane në SanRemo, transmeton Klan Kosova.

24 vjeçarja para publikut këndoi hitet e saj të cilat elektrizuan publikun atje.

Lipa dukej shumë seksi me kostumin e saj të zi me material sateni, i cili i vinte në pah linjat e saj trupore.

Dua më 3 prill ka bërë të ditur se do të publikojë albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, shkruan Daily Mail.

Pos sukseseve në karrierë, ajo komentohet shumë edhe për lidhjen e saj të dashurisë me modelin e njohur, Anëar Hadid.

Këtu më poshtë keni një sekuencë të performancës së Duas SanRemo:

Distria e nis me fitore në Paris

$
0
0

Xhudistja, Distria Kransniqi ka dalë fituese e luftës së parë në Grand Slam të Parisit.

Ajo është duke garuar në kategorinë -52 kilogramë, ndërkaq fitoren e arriti kundër garueses nga Algjeria, Faiza Aissahine.

“Luftën” e radhës pritet ta ketë kundër francezes, Bonna.

 


Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

$
0
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikes shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasada ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha, ka vdekur të premten e 7 shkurtit në moshën 86 vjeçare, me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e nesërme (të dielën) ditë zie.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

Ndeshjen e parë e fiton edhe Laura Fazliu

$
0
0

Pas Distria Krasniqit, fitore ka arritur edhe Laura Fazliu në ndeshjen e parë të Grand Slamit të Parisit.

Fazliu po merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të këtij niveli, kurse në përballjen e parë e ka mundur garuesen nga Turqia, Minel Akdeniz. Pas kësaj do të jetë kundër xhudistes koreane, Ju Hee Han.

Gërxhaliu: Vendimet e marra nga Haradinaj pas dorëheqjes, duhet të rishikohen pavarësisht kostos

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës parasheh rishikimin e vendimeve të marra pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në korrikun e vitit të kaluar.

Ky rishikim vlerësohet se është përgjegjësi e kryeministrit Kurit, nga njohës të rrethanave politike në vend, pavarësisht kostos dhe kohës, por ndyshe thonë vartës të ish-kreut të ekzekutivit.

Haki Shatri, këshilltar i Ramush Haradinajt, në kohën sa ishte kryeministër, ka thënë se ideja e Kurtit për rishikimin e vendimeve është fillim për ndryshim dhe spastrim.

Pavarësisht se tha ai se ato vendime janë marrë duke u bazuar në Zyrën për Legjislacion.

“Është përgjegjësia dhe kompetencë e kryeministrit të ri, ka të drejtë të dyshoj mos janë vendime të padrejta. Çdo vendim që është marrë nga korriku e deri në ditën e zgjedhjeve të Qeverisë së re kanë qenë emergjente të bazuara në bazë të Zyrës për Legjislacion. Le të fillojnë më ndryshime që mund marrin një erë spastrimi”, u shpreh Shatri.

Ai ka folur edhe për prioritetin e Qeverisë se re, atë të heqjes së taksës dhe vendosjes se reciprocitetit, për të cilën shprehu dilemë se Kurti nuk e nënkupton reciprocitetin.

Gjithashtu Shatri theksoi se rishikimi i vendimeve do të ketë pasoja materiale.

“Revokimi i Qeverisë mund të ketë pasoja materiale dhe të rrjedhjes së ngjarjes që lidhen me strukturën që iu kanë destinua këto vendime. Nuk mund të jenë shumë sepse vendimet kanë qenë të matura dhe me një numër të kufizuara”, ka thënë Shatri.

Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se vendimi i Kurtit për rishikim do të shfuqizojë vendimet që kanë shkaktuar pasoja dhe kanë qenë të dëmshme për vendin.

Ai potencoi se ky rishikim është i ligjshëm, por kërkoi nga Albin Kurti që mos të jetë arbitrar.

“Rishikimi i gjitha vendimeve që janë marrë nga qeveria e kaluar në dorëheqje nëse realizohet është e rëndësishme për të bërë një korrektim të gjitha atyre vendimeve që kanë prodhuara pasoja dhe janë të dëmshme për vendin dhe buxhetin e shtetit si dhe mirëqenien e qytetarëve. Procesi i rishikimit është i ligjshëm dhe mund të bëhet, por jo të ketë arbitraritet. Qeveria e kaluar në dorëheqje nuk ka pasur legjitimitet që të marr vendime”.

Musliu theksoi se ky rishikim merr kohë dhe kosto. Derisa deklaroi se vendimet e njëjta si ajo e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku janë të drejtat, pasi siç tha ai se ato vendime bien në kundërshtim me ligjin.

Mes tjerash, Musliu tha se vendimet e Qeverisë së kaluar në dorëheqje janë bërë për zhvatje të buxhetit.

“Ky rishikim merr kohë dhe ka kosto sepse angazhimi i stafit duhet të jetë i fokusuar në analizimin e këtyre vendimeve në aspektin ligjor. Këto vendime duhet të shfuqizohen në procedurë ligjore. Pamë qe edhe ministri Lumir Abdixhiku njoftoj për marrjen e shfuqizimit të vendimeve që kanë pasur kosto dhe kanë qenë kundërligjshme dhe pa legjitimitet. Paralajmërimet e tij janë të drejta dhe mund të shfuqizohen në procedurë të rregullt ligjore. Vendimet e kësaj natyre mund të shfuqizohen dhe është e drejtë, sepse janë vendime që bien në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka pasur fare legjitimitet. Pa pasur miratim të buxhetit, ajo Qeveri nuk ka mundur të marrë vendime të tilla, por ka pasur një stil kaubojski dhe zhvatjes së buxhetit”, ka thënë ai.

Kurse për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, kjo Qeveri do të jetë ndalim i së keqes dhe përmirësim i situatës në vend.

Gërxhaliu i quajti skandaloze vendimet e Qeverisë së kaluar, andaj tha ai se rishikimi i vendimeve duhet të mbështetet pavarësisht kostos dhe kohës që do të marrë.

“Duhet të themi se është epike të pritet mrekulli në një kohë të shkurtë nga kabineti qeveritar. Suksesi më i madh i kësaj qeverie do të jetë ndalimi i të keqes dhe përmirësimi i situatës aktuale. Ajo që e karakterizon këtë plan për zhvillim në përgjithësi është që prioritet e ka ekonominë”.

“Katër vitet e fundit kanë qenë fatale për Kosovën qoftë në aspektin politik, ekonomik dhe social. Qeveria në largim ka pasur më shumë tentativë për t’i mbuluar epshet e interesave të veta. Vendimet kanë qenë skandaloze që nga dita e parë e deri me tani”.

“Në këtë drejtim duhet të mbështetet procesi i rishikimit të këtyre vendimeve, pasi në ato vendime bazohet  dhe ndërtohet e keqja e ardhmërisë së Kosovës. Do ta ketë koston e vet dhe do të merr kohë”.

Ndër të tjera, Gërxhaliu potencoi në të kaluarën më shumë është punuar për pushtet se për shtet./eo/

Kancelarja Merkel fton Kurtin në Berlin

$
0
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ftuar në takim në Berlin kryeministrin e ri, Albin Kurtin.

Kancelarja nëpërmjet letrës zyrtare të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, ka thënë se Kurti dhe Qeveria kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara vetës, njofton Klan Kosova.

“I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme”.

Sinqerisht e juaja

Angela Merkel
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë

Behgjet Pacolli tregon se fëmijët e tij janë të lumtur që ai nuk është në Qeveri

$
0
0

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka treguar se si ndjehen fëmijët e tij tani për të që më nuk është pjesë e Qeverisë, transmeton Klan Kosova.

“Kush është më i lumtur për ndryshimin e qeverisë? Fëmijët e mi, sidomos Diari. Më shumë kohë me babin thonë”, ka shkruar Pacolli.

Me qeverinë e re tani është Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Kush është më i lumtur për ndryshimin e qeverisë? Fëmijët e mi, sidomos Diari. Më shumë kohë me babin thonë. 😀

Publiée par Behgjet Pacolli sur Samedi 8 février 2020

Presidenti i Këshillit Europian thërret takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

$
0
0

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der LEyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Joseph Borrel.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Thirrja e këtij takimi pason disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së./TCH

Pejë, dy të arrestuar për shitje të mishit të prishur

$
0
0

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë për veprën penale ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim i artikujve te dëmshëm ushqimorë’.

Ata po ashtu e kanë bastisur  mishtoren “Qingji”  me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh..

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kilogramë mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e agjencisë së ushqimit dhe veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.
Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.

Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë
A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregulltë.

Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.


E sulmojnë dhe ia vjedhin veturën

$
0
0

Një person ka raportuar në polici se katër persona e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë veturën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar.

Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Lidhur me këtë është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa vetura i është kthyer viktimës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rama: Hetim dhe kush nuk ka paguar taksa

$
0
0

Personat që do të duhet të deklarojnë pasurinë si pasojë e paketës anti “Kap çfarë të Kapësh”, do të duhet të argumentojnë se të ardhurat nuk i kanë nga aktivitete kriminale.

Verifikimi për ta do të jetë i plotë, qoftë edhe duke marrë në konsideratë se ndër vite nuk janë paguar taksat. Në këtë rast atyre do tu kërkohet të paguajnë detyrimet e prapambetura. Të paktën ky është sqarimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në facebook.

“Të dënuar për trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda. Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë”

Deri më tani kërkesa për deklarimin e pasurive u është dërguar disa personazheve në Shkodër, Durrës, Elbasan, Lushnje dhe FIer. Pas plotësimit të formularëve, SPAK do të ketë 15 ditë kohë për të kryer hetimin dhe më pas dosja kalon në gjykatën special për vendim./oranews.tv/

Nëna denoncon djalin për ushtrim dhunë ndaj saj

$
0
0

Një grua në Shtërpcë ka raportuar në polici se i dyshuari, djali i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

 

Studimi: Të rinjtë preferojnë rrjetet sociale më shumë se marrëdhënien intime

$
0
0

Rrjetet sociale, programet e takimeve online, faqet pornografike duket se janë bërë shkak që të rinjtë të mos jenë shumë aktiv në marrëdhëniet intime.

Sipas ekspertëve australianë rreth 40 përqind e personave të moshës 18 dhe 24 vjeçare nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie, ndërsa 15 përqind kryejnë vetëm një herë në muaj, krahasuar më moshën 40 deri në 49 vjeç, ku 30 përqind e tyre kryejnë marrëdhënie një herë në muaj.

Këto përfundime dolën pas një sondazhi ku morën pjesë 50,000 persona dhe sipas seksologut Jacqueline Hellyer, të rinjtë e kanë “zëvendësuar” kontaktin intim me atë virtual. Kjo tendencë sipas tij, mund të sjellë pasoja për ta në humbjen e aftësive për të komunikuar ballë për ballë me njerëzit.

Seksologia Susan Tuckwell, tha se faqet pornografiket janë një rrezik për personat që fillojnë të krijojnë varësi, pasi nuk arrijnë dot të bëjnë diferencën me realitetin./tvklan

Pejë: Asgjësohen mbi njëmijë kilogramë mish

$
0
0

Njësiti i hetimeve ka bërë ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontrollin e një mishtoreje me lokalet përcjellëse.

Gjatë kontrollit kanë hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kilogramë, mish i cili nuk kishte vula të AUV-së e as dokumentacion që dëshmon prejardhjen e tij.

Për këtë arsye, inspektorët e AUV-së kanë marrë vendim që e gjithë sasia e mishit prej 1178 kilogramësh të asgjësohet dhe lidhur me rastin janë arrestuar dy persona: pronari dhe bashkëpronari i tij.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit-pronarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

 

Viewing all 38429 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>