Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38406 articles
Browse latest View live

Marko Gjuriq reagon pas hapjes së pikave të shitjes në Veri

$
0
0

Vendimi i shtetit të Kosovës për hapjen e pikave të shitjes në komunat veriore, ka nxitur reagime nga zyrtarët serbë.

I ashtuquajturi, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se këto veprime kanë konfirmuar papërgjegjshmërinë e politikës së Hashim Thaçit, njofton Klan Kosova.

”Hapja e pikave të reja të shitjes nuk mund të ndihmojë Hashim Thaçin në karrierën e tij politike, e as qytetarët në Kosovë të cilët duan të jetojnë në paqe dhe siguri”.

Marko Gjuriq komentoi edhe komunat shqiptare në Serbi.

Ai tha se në Preshevë, ku jetojnë shqiptarë, Bujanoc ku gjysma e popullsisë janë jo shqiptarë dhe Medvegja, ku jetojnë një numër simbolik i shqiptarëve, jetojnë në paqe dhe kanë marrëdhënie normale me serbët.

”Ishte ashtu siç është sot dhe do të jetë përgjithmonë”, u shpreh Gjuriq për idenë e bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.

Gjuriq në fund e ka quajtur ideologji urrejtëse idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan rtvbn, njofton Klan Kosova.


Metoda për të larguar yndyrën në gjak

$
0
0

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës, po ashtu përbënë pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë, transmeton Klan Kosova.

Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Kufizimi i sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni bukën dhe makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Shmangni yndyrat e ngopura

Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyra të dëmshme.

Kufizimi i alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.

Kur gurët e thjeshtë bëhen unik (FOTO)

$
0
0

Rrallë herë gjen shtëpi që nuk e ka të paktën një gur që e përdor si dekor.

Bukuria është gjithandej rreth nesh, madje edhe në vende të papritura, mirëpo gurët e thjeshtë ka vendosur t’i bëjë të veçantë artistja japoneze, Akie Nakata, transmeton Klan Kosova.

Sa herë që Akie ecën përgjatë lumit, ajo kërkon gurë të pazakontë që kanë një histori për të treguar. Dhe pastaj krijon kafshët mahnitëse të gurit që duken kaq të gjalla sa ju duhet t’i prekni për të kuptuar se nuk janë reale.

Këto janë disa nga krijimet e saj.

 

Temperaturat tropikale kursejnë Kosovën (VIDEO)

$
0
0

Kosova nuk rrezikohet nga i nxehti afrikan, ashtu siç janë goditur disa shtete të Evropës gjatë javës së kaluar.

Temperaturat gjatë muajit më të nxehtë, korrikut, këtu do të jenë pothuajse në normat e zakonshme, njofton Klan Kosova.

Sipas meteorologut Sylë Tahirsylaj gjendje e jashtëzakonshme shpallet vetëm kur temperatura nën hije shënon 39 apo 40 gradë celsius.

Kronikë nga Arbëresha Uka.

 

 

Dean McDermott shtrohet në spital (FOTO)

$
0
0

Dean McDermott është shtruar në spital pasi është diagnostikuar me pneunomi.

“Kështu ndodhi mbrëmë. U pranova në spital me pneunomi, ndoshta meningjit”, shkroi aktori 52 vjeçar bashkë me një fotografi të vetes që mbante tuba të frymëmarrjes.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë kaq i sëmurë”, tha ai më tej.

“Kosova e Re” s’e ndot ajrin (VIDEO)

$
0
0

Termocentral si në qytetin Shoshtanj të Sllovenisë pritet të ketë Obiliqi i Kosovës.

E ndërtues i të dyve është gjiganti amerikan General Electric.

Nga përvoja e Sllovenisë, del se shqetësimet për ndotjen e ajrit nuk kanë vend, njofton Klan Kosova.

Debeljok që e drejton termoelektranën në Shoshtanj, thotë se tani me njësinë e re edhe lirimi i dioksidit të karbonit është zvogëluar për 30%, andaj edhe disa njësi të vjetra u ndalën nga prodhimi.

E sipas koordinatorit lokal të projekit në sigurinë për furnizim me energji në Kosovë, Lorik Haxhiut, nga ky sistem efiqienca në “Kosovën e Re” do të ngritet në 43 përqind.

Kronikë nga Halil Berisha.

 

 

Vdes një ushtar gjerman i KFOR-it që shërbente në Kosovë pas rrëzimit të helikopterit në Gjermani

$
0
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot për Bundeswehrin gjerman.

Pas rrëzimit të një heliopteri ushtarak në Hannover.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

” Sot me datë 1 korrik një ushtar që shërben për kontigjentin gjerman për KFOR në Kosovë, ka humbur jetën”.

Poashtu për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

“I pikëlluar për rrëzimin e helikopterit në Gjermani, ku vdiq një ushtar i KFOR-it gjerman që vepron në Kosovë. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë.”

Diplomati gjerman u shpreh se ushtaraku kishte shërbyer për ruajtjen e paqës dhe stabilitetit.

Ngushëllime shtetit të Gjermanisë i ka shprehur zëvendëministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani.

MTI ndihmon banorët e veriut me artikuj esencialë (VIDEO)

$
0
0

Për planin që ka, i duhet ndihmë nga policia e veriut, njofton Klan Kosova.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po u shpjegon këtyre të fundit detaje nga aksioni që ndërmorrën institucionet qendrore në këtë pjesë të Kosovës.

Me mëngjes, në veri u sollën kamiona të mbushur me produktet esenciale ushqimore.

Kështu Prishtina zyrtare po i kundërpërgjigjet Beogradit që nisi ta inskenoi gjoja një krizë humanitare në këtë pjesë të vendit, duke mbyllur dyqanet ushqimore.

Pikat e improvizuara me mallra u vendosën në gjithë veriun e vendit.

Kronikë nga Mejreme Gashi


Almeda Abazi rrëfen detaje nga eksperienca e bukur dhe e lodhshme si nënë

$
0
0

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayisman dy muaj më parë u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Se fundmi Almeda ka dhënë intervistën e saj të parë pas lindjes, duke treguar detaje rreth statusit të saj të ri si “nënë”.

Në një rrëfim ekskluziv për revistën “Who”, ish missi shqiptar tregoi eksperiencën e të qenit nënë, me momentet e bukura dhe të lodhshme që mëmësia sjell.

Almeda tha se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar, por që tani po rregullohen pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga.

Sikurse e ka shprehur edhe më parë, Almeda nuk po mban ende një dietë pas lindjes, pasi rëndësi për të ka ushqimi me gji i djalit të paktën deri në moshën 2-vjeçare.

“Me gji dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në moshën 2-vjeçare. Akoma jo, (s’ka mbajtur regjim) sepse më e rëndësishme për mua momentalisht është të ushqehet Efehan, prandaj nuk kam filluar dietën akoma”.

Gjëja e parë që bën Almeda kur përballet me ndonjë vështirësi në lidhje me rritjen e djalit, është me siguri edhe gjëja e parë që bëjnë të gjithë nënat e reja.

“Marr menjëherë mamin (qesh). Ajo më ka ndihmuar shumë si në shtatzëni po ashtu dhe tani, pasi kam dhe vëllain 5 vjeç, prandaj nuk është shumë larg si eksperiencë dhe për mamin”.

A mendojnë për një fëmijë të dytë?

Duket se pavarësisht lodhjes, Almeda dhe Tolga e mendojnë një fëmijë të dytë, veçanërisht kur aktori sheh rrobat e paveshura të Efehan-it:

“Që në muajin e tetë të shtatzënisë (kanë nisur blerjet). Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt. Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin”.

Kur bimët i bëjnë shtëpitë të duken përrallore (FOTO)

$
0
0

Bimët lidhëse dhe saksitë e luleve shpesh janë përdorur nga kopshtarët për të dekoruar shtëpi dhe kopshte.

Megjithëse disa njerëz besojnë se bimët që ngjiten nëpër mure mund t’i dëmtojnë ato, ata padyshim e kthejnë shtëpinë tuaj nga një e zakonshme në atë magjike dhe tërheqëse për syrin.

Fotografitë në listën e mëposhtme dëshmojnë se sa mahnitës mund të jetë ky efekt nëse i kushtoni pak kohë dhe kujdes.

Ne ju ftojmë që t’i hidhni një sy shtëpive të bukura që i kemi gjetur në internet.

Roamingu lirohet për më shumë se 90% (VIDEO)

$
0
0

Komunikimi me vendet e rajonit do të jetë edhe më i lirë.

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja e roamiingut, që ka çmime shumë më të lira telefonike, njofton Klan Kosova.

Kronikë e Qendresa Bellagoshi.

Hekurudha, 200 milionë euro për linjën 10 – 02.07.2019 – Klan Kosova

Vdes 82 vjeçari i kërkuar nga Amerika – 02.07.2019 – Klan Kosova

Thaçi dekoron Gashin, befasisht – 02.07.2019 – Klan Kosova

Agjencia e Metrologjisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shitjeve (VIDEO)

$
0
0

Edhe pak ditë, gruri do të fillojë të korret, njofton Klan Kosova.

Andaj fermerët do të njihen saktë se sa kilogram i gjetën në arat e tyre.

Për këtë po kujdeset Agjencia e Metrologjisë, e cila ka dalë në inspektim të kompanive që merren me përpunimin e grurit, duke bërë verifikimin e peshoreve.

 Të martën u inspektua një kompani që bën përpunimin e grurit në Sllatinë, ndërsa ditët tjera do të ketë inspektim edhe në komunat tjera.

Kronikë nga Merita Neziri

 

 


Meta: Më 13 tetor, zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale

$
0
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sfidon mazhorancën qeverisëse, e cila ka nisur procedurën e shkarkimit. Në tavolinën e shahut politik për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se është 3 hapa përpara, presidenti bën një lëvizje të papritur duke propozuar që fatin e tij për të qëndruar në pallatin presidencial ta vendosë populli.

“Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit. Në qoftë se ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog por që nxit sherr në Shqipëri ta bë, ta dëgjojmë. Asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit unë nuk e pranoj. Kush do të lahet në pishinë, le të lahet nuk ka asnjë problem, sezon vere jemi. Por, do marrë faturën e thellimit të kësaj krize, nuk e meritojnë shqiptarët këtë krizë ”, tha ai.

Presidenti kishte një mesazh me ton deri diku kërcënues për ish aleatin Edi Rama duke i kujtuar Avni Rustemin.

Presidenti për javë të tëra, i ka kërkuar dhe i ka treguar rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është rruga e zgjidhjes “Rama ik”, siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha. Edi thellohu, se ky është atdheu i gjithë shqiptarëve. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura në interes të vendit tënd, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që u duket Shqipëria një mizë lisi e mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të deep state dhe state capture. Sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit dhe është presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit, Mic Sokolit, Vojo Kushit etj. Është mirë mos ta provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. dhe në qoftë se më thotë më burri Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit, unë jam presidenti i Republikës dhe nuk më intereson as Monika dhe asgjë tjetër. Monik hallet e saj dhe të fëmijëve të saj i ka të rregulluar, dhe për këtë duhet ta falënderojë ajo Edin, jo vetëm ta kritikojë, se falë firmës së Edit e Lulit si kryetar bashkie ka një pallat atje, afër Unazës së Re edhe i ka të sigurt fëmijët Monika”, tha ai.

Uragani deklarimeve të presidentit Ilir Meta përfshiu edhe ambasadorët.

“Për mua demokracia është e panegociueshme. Me asnjë ambasadë, asnjë shtet dhe me gjitë botën. ftoj dhe përfaqësuesit e huaj mos të bëhen qesharak sepse ne jemi vendi i NATO-s kemi 10 vjet, mos të tallen me Kushtetutën tonë, dhe duhet t’i zgjedhim vetë çështjet si burra shteti. Të heqim dorë nga loja ambasadash”, tha Meta.

Top-Channel e pyeti presidentin nëse këto qëndrime po e fusin Shqipërinë në një kurs përplasje me SHBA.

“ Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë gjithmonë, dhe do jenë të kristalta, të sinqerta dhe jashtë çdo lloj hije dyshimi. Mos kam ndërhyrë unë gjë në zgjedhjet në Amerikë, jo. Kam financuar ndonjë fondacion në Amerikë? ’, tha ai.

Presidenti i akuzuar nga Edi Rama si pjesë e një komploti për rrëzuar rendin kushtetues u distancua nga qëndrimet e opozitës.

Në një kohë kur Edi Rama e ka akuzuar presidentin dhe opozitën se kanë frikë nga reforma në drejtësi, zoti Meta iu përgjigj duke i kujtuar Xhorxh Soros.

“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta”, tha ai./Tch/

 

Ademi: Florijanën do ta kujtojmë si një vajzë shembull dhe një futbolliste të nivelit botëror

$
0
0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ismaili, me rastin e vdekjës së futbollistes së Kombëtarës së Zvicrës, Florijana Ismaili.

Trupi i pajetë i Florijanës u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit të Comos.

Në telegramin e ngushëllimit kryetari Ademi u shpreh se Florijanën do ta kujtojmë si një vajzë shembull dhe një futbolliste të nivelit botëror.

Letra e plotë e kryetarit të FFK-së:

E nderuara familje e Florijana Ismailit!

Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të më të dashurës suaj, futbollistes me shumë vlera, Florijanës!

Lajmi për zhdukjen e vajzës suaj na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe të gjithë luteshim që ajo ta kalojë këtë sprovë, por ja që tani fatkeqësisht jemi të detyruar që të lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe.

Në këto momente të vështira për Ju, në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju lutem që të pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurës suaj.

Ikja e hershme Florijanës, e cila la gjurmë në futbollin zviceran dhe e përfaqësojë kombin shqiptar në mënyrën më të mirë të mundshme si në klubin e saj Young Boys ashtu edhe në Kombëtaren e Zvicrës, ka shkaktuar dhembje të madhe tek mbarë opinioni në Kosovë.

Gjithmonë do ta kujtojmë si një vajzë të përkushtuar dhe si një futbolliste të nivelit botëror.

U prehtë në paqe shpirti i saj!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Kadri Veseli: Askush nuk mund ta ndal perspektivën e vendit tonë

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Podujevë, ku potencoi suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë, si dhe Konventën e 9-të zgjedhore, ku u manifestua unitet i fuqishëm dhe përcaktim për Dekadën e Re, njofton Klan Kosova.

”Zgjedhjet në nivel të degës si dhe Konventa zgjedhore, janë provë për anëtarët, strukturat si dhe vizionin e partisë tonë. Me këtë proces, u rikonfirmua shembulli i funksionimit të demokracisë dhe organizimit demokratik në partinë më të madhe në vend ku morën pjesë në zgjedhje me dhjetëra mijëra qytetarë. Ne kemi dëshmuar dhjetëra herë deri sot se jemi model i zhvillimit të brendshëm partiak me zgjedhje të brendshme por edhe model i punës për institucionet qendrore dhe lokale, ku ne kemi pasur përgjegjësi. Sepse, ne duam më të mirën për qytetarët tanë, ne duam më të mirën për shtetin tonë. Kjo do punë dhe sakrificë, ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër. PDK ishte dhe mbetet emblemë e zhvillimit të demokracisë ndër ne, vlerë e njerëzve që bartin përgjegjësi dhe marrin obligime”, tha Veseli, duke shtuar se sot, rinia e Llapit, ka adresë për çështjet e veta jetike.

Ai ka ritheksuar se PDK ashtu si deri sot, edhe më tej, do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit.

Kreu i PDK-së tha se reformat në partinë më të madhe në vend do të vazhdojnë për ta fuqizuar vizionin dhe për ta zhvilluar vendin.

”Duke ecur përpara, ne nuk do të harrojmë për të ndëshkuar aktet e gjenocidit të kryer në vendin tonë nga regjimi kriminal serb, para 20 vitesh, e gjithë kjo, jo për hakmarrje, por për të ndërtuar fqinjësinë e mirë, duke u vënë drejtësia në vend për çdo krim, ndaj qytetarëve tanë të paarmatosur”, tha Veseli, duke shtuar se rrugën euro-atlantike të Kosovës nuk mund ta ndal askush, ashtu siç nuk mund të ndalet zhvillimi i vendit tonë dhe perspektiva e çdo qytetari pa dallim.

Kryetari Veseli potencoi po ashtu se Dekada e Re, si platformë, është gjithëpërfshirëse, me vizion të qartë për rininë dhe perspektivën e secilit qytetar, duke mos përjashtuar profesionin dhe mundësinë e secilit qytetar të vendit.

Kryetari i degës së PDK-së, në Podujevë, Naim Fetahu e vlerësoi procesin zgjedhor si dhe përkushtimin e anëtarësisë së gjerë dhe udhëheqësit lokal të degës, për zbatimin e platformës Dekada e Re. Kjo platformë, theksoi ai, si vizion i të sotmes dhe të ardhmes së qytetarëve të Llapit dhe më gjerë, prioritet ka vënë zhvillimin ekonomik, inovacionin, ndërmarrësinë si dhe integrimin euro-atlantik, thuhet në kumtesë, njofton Klan Kosova.

Mero Baze: Partia Demokratike duhet të rithemelohet

$
0
0

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, ka thënë se ka vetëm një njeri që e drejton Partinë Demokratike në këtë vend dhe ai është Sali Berisha.

Në një intervistë për Zona B në Klan Kosova, Baze ka theksuar se ky subjekt politik duhet të reflektojë dhe ta shpëtojë vetën nga ish kreu i saj.

“PD duhet të shikojë se si ta shpëtojë vetën nga Sali Berisha dhe jo të shikojë se si ta shpëtojë Sali Berishën”, është shprehur ai.

“PD duhet të rithemelohet. Shpresa e PD-së është tek njerëzit që kanë ide të qartë. Sali Berisha e ka vrarë dhe ka prerë Shqipërinë për 30 vjet. Ai s’duhet ta përdorë më partinë për interesat e familjes së tij”.

Sipas Baze zgjedhjet e së dielës të mbajtura në Shqipëri ishin shumë të mira nga pikëpamja e qetësisë.

“Fakti që nuk ka konkurrencë në zgjedhje ke prodhuar një pushtet që nuk e përfaqëson gjithë shqiptarët. Janë zgjedhje që nuk do ta bëjnë krenar askënd. PD sot është e vdekur, parti që nuk ekziston sepse nuk është në institucionet e shtetit shqiptar”.

“Frika ime është se Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë një aleancë më të fortë. Ka pasë mes tyre gjithmonë një aleancë të fshehtë. Nuk mendoj se PS ka nevojë për LSI për të qëndruar në pushtet. LSI është parti klienteliste – nuk është parti me ideologji. Janë parti sfungjer”.

Duke folur për PD-në të cilën e drejton Lulzim Basha, Baze ka deklaruar se nevoja për të ardhur në pushtet e demokratizon një parti.

Ja kur publikohet bashkëpunimi i Post Malone (FOTO)

$
0
0

Post Malone është gati për ta lëshuar një këngë të re.

Këngëtari 23 vjeçar njoftoi se bashkëpunimi i tij me Young Thug titulluar “Goodbyes” do të lëshohet këtë të premte, transmeton Klan Kosova.

Artisti hyri në Twitter për të bërë zyrtar lajmin.

“Goodbyes 5 korrik”, ka shkruar ai.

Viewing all 38406 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>