Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38406 articles
Browse latest View live

Djemtë e bukur që janë fshehur prapa maskave të filmave (FOTO)

$
0
0

Puna e artistëve të makeup-it mund ta ndryshojë një person edhe përtej njohjes. Por është shumë më interesant kur aktori është në gjendje të tregojë karakteristika të shumta negative të karakterit edhe nëse ato duken krejtësisht ndryshe në jetën reale.

Ndonjëherë është vështirë të besohet se djemtë më të lezetshëm mund të luajnë rolet e personazheve më të këqija ne filma.

Iwan Rheon — Game of Thrones


Jonas Dassler — The Golden Glove


Harry Lloyd — Game of Thrones


Neil Patrick Harris — Lemony Snicket’s A Series of Unfortunate Events


Bill Skarsgård — It


Ross Marquand — Avengers: Infinity War


David Tennant — Harry Potter and the Goblet of Fire


Michael Pitt — Ghost in the Shell


Oscar Isaac — Ex Machina


Harry Treadaway — Mr. Mercedes


Zac Efron — Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile


Shisnin teste të Fakultetit Juridik për studentët, dy të arrestuar nga Policia në Prishtinë

$
0
0

Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ”teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit  ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale ‘mashtrim’ , nga neni 323 i KPRK-së, njofton Klan Kosova.

”Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:

G.S.  viti i lindjes 1996 m.k.sh  dhe  E.B.  viti i lindjes 1992  m.k.sh”.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, njofton Klan Kosova.

Shpend Ahmeti nesër pret në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj

$
0
0

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nesër pritet të zhvillojnë takimin e tyre të paralajmëruar ditë më parë.

Takimi mes Ahmetit dhe Haradinajt, do të mbahet nesër në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj kishin planifikuar një takim për 28 qershor, ku parashihej të nënshkruhej Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Por ky takim ishte shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe Shpend Ahmetit.

 

Gianni Infantino i trishtuar për vdekjen e Florijana Ismailit

$
0
0

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistes shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailit.

Infantino theksoi se vdekja tragjike e 24 vjeçares është moment shumë i trishtueshëm për futbollin botëror.

Numri një i organit qeverisës së futbollit botëror ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, njofton FIFA përcjellë Klan Kosova.

“Ky është një moment shumë i trishtueshëm për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi mbledhur në Kupën e Botës për Gra”, ka thënë Infantino.

Presidenti Thaçi i pikëlluar për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

$
0
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pikëllimin e thellë me rastin e gjetjes pa shenja jete të futbollistes Florijana Ismailit.

Thaçi përmes facebook ka dërguar ngushëllime për të gjithë familjarët dhe ata që e njohën futbollisten Ismaili, njofton Klan Kosova.

”Më pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili dhe gjithë miqtë e saj. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të saj! HTH”

Ekskluzive: Të mërkurën hapen lokalet në Veri, ndërhyn SHBA dhe Gjermania

$
0
0

Që nga dita e nesërme do të hapen të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për 48 orë në komunat veriore të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shefi i kësaj shoqate Radosh Petroviq që ishte akuzuar nga Kryeministri Haradinaj ”se bashkë me disa të tjerë kanë bërë gati për një krizë humanitare në veri”, i ka konfirmuar Klan Kosovës vendimin, duke thënë se përkundër se do të kenë mungesa, do të mundohen që nga e mërkura t’i kthehen normalitetit dhe se shpresojnë që me presion ndërkombëtar të hiqet taksa.

Ndryshe, Klan Kosova merr vesh nga burime diplomatike se kanë qenë diplomatë të SHBA-së dhe Gjermanisë që janë kyçur direkt në këtë situatë dhe i kanë kërkuar zyrtarëve të lartë të Serbisë që të heqet orkestrimi i kësaj krize.

Nisin punimet për monumentin e Skënderbeut që do vendoset në New York (VIDEO)

$
0
0

Një monument i Skënderbeut i ngjashëm sikur në Prishtinë do të vendoset në New York.

E punimet për ta shkrirë një të tillë në bronz tashmë kanë filluar.

Skënderbeut në Prishtinë, punëtorët e kompanisë  ARTI-EN  po ia marrin masat për ta krijuar më pas identik si ky këtu, për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, njofton Klan Kosova.

Për ta plotësuar dëshirën e tyre që heroin kombëtar ta kenë në New York, shqiptarët në Amerikë do të paguajnë 100 mijë euro. Monumenti i Skënderbeut të jetë gati me 6 maj 2020 kur edhe do të bëhet përurimi në ditëlindjen e tij.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu.

 

Aktorët që luajtën role të ndryshme në të njëjtin film (FOTO)

$
0
0

Nëse ndonjëherë kur e keni shikuar një film e keni pasur ndjenjën se një personazh aty duket i çuditshëm ose i ngjan dikujt të po atij filmi, mund të keni pasur absolutisht të drejtë.

Për shembull, në Back to the Future: Pjesa II, Michael J. Fox, i cili e luan rolin kryesor, po ashtu e luan edhe rolin e vajzës së Marty.

Është mjaft tronditëse, por nuk është e vetmja herë kur aktori ka disa role në një film. Sidoqoftë, nuk është edhe aq e lehtë të zbulohet sepse aktorët bëjnë punë aq të mirë në portretizimin e njerëzve të ndryshëm.

Ja disa prej tyre:

Michael J. Fox — Marty McFly and Marlene McFly, Back to the Future Part II (1989)

Jason Isaacs — Mr. Darling and Captain Hook, Peter Pan (2003)

Jonathan Hyde — Sam Parrish and Van Pelt, Jumanji (1995)

Dick Van Dyke — Bert and Mr. Dawes Sr., Mary Poppins (1964)

Warwick Davis — Griphook and Professor Filius Flitwick, Harry Potter movies (2001-2011)

Ben Stiller — Larry Daley and Laaa, Night at the Museum: Secret of the Tomb (2014)

Eugenio Derbez — Felipe and Felipe’s grandmother, Jack and Jill (2011)

Ben Mendelsohn — Keller and Talos, Captain Marvel (2019)

James Remar — Ace Speck and Butch Pooch, Django Unchained (2012)

Eddie Murphy as Prince Akeem, Clarence, Randy Watson, and Saul in Coming to America (1988)

Arsenio Hall — Semmi, Morris, a girl in a bar, and Reverend Brown in Coming to America (1988)

Michelle Williams — Annie and Glinda, Oz the Great and Powerful (2013)

Margaret Hamilton — Miss Almira Gulch and The Wicked Witch Of The West, The Wizard Of Oz (1939)

Dean-Charles Chapman — Martyn Lannister and Tommen Baratheon, Game of Thrones (2011-)

Ryan Reynolds — Deadpool and the voice of Juggernaut, Deadpool 2 (2018)

Benedict Cumberbatch — Dr. Stephen Strange and Dormammu, Doctor Strange (2016)

 


Kripa e tepërt rrezikon jetën

$
0
0

Sigurisht se keni lexuar shumë artikuj që flasin se konsumimi i tepruar i kripës dhe konsumimi i vogël i kaliumit shkakton vdekje të parakohshme.

Hulumtimi i ri i publikuar në Archives of Internal Medicine ka analizuar problematikën e konsumimit të lartë të kripës në organizëm dhe konsumimit të ulët të kaliumit, pjesë e hulumtimit ishin 12 mijë njerëz dhe ka zgjatur plotë 15 vjet.

Deri në fund të hulumtimit kanë vdekur 2.270 persona; 825 raste të vdekjes janë shkaktuar nga problemet e zemrës, ndërsa 433 nga sulmet në tru dhe bllokimi i enëve të gjakut.

Ata njerëz i janë ekspozuar për 50 për qind rrezikut më të lartë nga vdekja se cilado sëmundje më serioze, ndërsa madje 200 për qind për rrezikut më të lartë nga sulmi në zemër.

Megjithatë kjo mund të parandalohet. Duhet të reduktohet konsumimi i kripës dhe të rritet konsumimi i kaliumit.

Kaliumi mbron enët e gjakut nga dëmtimi oksidativ dhe i mban ato elastike. Një person i rritur duhet të konsumojë rreth 4.700 miligramë kalium në ditë.

Sasia e tepërt e kaliumit nuk është gjithashtu e mirë, prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun.

Hani pemë dhe perime të freskëta, veçanërisht spinaq, rrush, fasule, karota, patate të ëmbël, kumbulla, kungull, banane, qumësht dhe jogurt me përqindje të ulët yndyre), lëng portokalli.

Rihanna shtatzënë? (FOTO)

$
0
0

Fotografitë e fundit të publikuara nga Rihanna, kanë bërë që fansat e saj të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë.

Në një imazh e veshur me lëkurë të zezë, këngëtarja tashmë biznesmene e suksesshme, ka vendosur duart tek barku i saj duke bërë që fansat të aludojnë se ajo është në pritje të fëmijës, transmeton Klan Kosova.

Dhe kjo gjë nuk do ishte e papritur pasi Rihanna në një intervistë të fundit ka folur rreth krijimit të familjes dhe se sa shumë dëshiron të ketë fëmijë.

Ajo është në lidhje që disa koha më miliarderin Hassan Jameel.

Leyen e Borell mund ta drejtojnë BE-në (VIDEO)

$
0
0

Bashkimi Evropian është afër zgjedhjes së drejtuesve.

Në garë janë një gjermane që po synon postin e komisionit evropian. Por, nëse Ursula von der Llajen e merr këtë pozitë, atëherë përfaqësues i lartë për politikë të jashtme do të jetë spanjolli Josep Borrell.

Kronikë e gazetarit Vullnet Krasniqi.

Apostolova: Situata në veri, e brendshme e Kosovës (VIDEO)

$
0
0

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, në një intervistë që e dha për Klan Kosova tha se Veriu duhet trajtuar si pjesë e Kosovës.

Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.

 

Investim i madh në fushën e teknologjisë (VIDEO)

$
0
0

Nga e marta, të rinjtë e Kosovës do të kenë edhe më shumë mundësi për aftësim në teknologji.

Kjo falë një marrëveshjeje që u nënshkrua mes Universitetit për Biznes dhe Teknologji dhe Kompanisë amerikane Eon Reality Inc.

Kronikë e gazetarit Albert Bajrami.

 

 

Britney Spears tregon sekretin e një trupi të mirë (VIDEO)

$
0
0

Sekreti i një trupi si të Britney Spears? Fruta dhe perime.

Këngëtarja hyri në Instagram për të treguar dietën e saj për të humbur peshë dhe për të luftuar probleme të ndryshme shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

“Sapo kam humbur kilogramë sa unë kam dashur të humbas”, ka thënë ajo.

Këngëtarja postoi një tabelë që përmbante shumë fruta dhe perime.

“Kam sytë e dobët, stres, astmën dhe dhimbje të kokës”, thotë ajo në video. “Pra kjo tabelë më ka ndihmuar aq shumë me këto probleme dhe peshën time”.

Metoda për të lehtësuar dhimbjet nga djegia e diellit

$
0
0

Me ardhjen e verës të gjithë duam që të marrim edhe ngjyrë, mirëpo qëndrimi në diell gjatë temperaturave të larta shpie deri te djegia e lëkurës.

Pas djegies menjëherë mendja ju shkon tek kosi, mirëpo ka edhe ilaçe tjera natyrale në shtëpi që ju ndihmojnë të trajtoni këtë dhimbje, transmeton Klan Kosova.

Nëse veç jeni të prirë të digjeni nga rrezet e diellit, atëherë qëndroni larg rrezeve gjatë orëve kur moti i nxehtë i arrin majat – pra mes orës 10:00 dhe 14:00.

Por nëse vendosni të dilni jashtë, atëherë aplikoni krem për mbrojtjen e lëkurës të paktën 15 minuta para se të dilni sepse nevojitet aq kohë që lëkura ta absorbojë kremin për t’ju mbrojtje.

Vishni rroba të cilat ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, siç janë rrobat që përmbajnë faktorë për mbrojtjen kundër këtyre rrezeve.

Nëse dielli ju ka djegur lëkurën, këto janë disa nga metodat që mund ta lehtësojnë dhimbjen:

– Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit
– Freskojeni lëkurën me dush të freskët
– Aplikoni krem apo sprej adekuat, siç është aloe vera
– Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin
– Përdorni pilula kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni

Nëse keni temperaturë të lartë, ndiheni të lodhur, të sëmurë dhe keni marramendje, atëherë është mirë të konsultoheni edhe me doktorin.


Të famshmit që vënë nën kontroll peshën e tyre (FOTO)

$
0
0

Fotot frymëzuese të të famshmëve dhe trupave të tyre të përsosur janë kudo nëpër internet.

Ndonjëherë kjo situatë mund të jenë pak frustruese dhe është e vështirë të mos ndiesh zili. Megjithatë, jo çdokush në Hollywood është lindur me trup të përsosur dhe i bukur. Disa prej këngëtarëve dhe aktorëve tanë të preferuar janë dukur krejtësisht ndryshe prej standardeve holliwoodiane në atë kohë.

Ne vendosëm t’ju tregojmë disa prej transformimeve më të mahnitshme të fytyrave publike.

Adele

Mama June

Rebel Wilson

Kelly Osbourne

Jordin Sparks

Zach Galifianakis

Khloe Kardashian

John Goodman

Jennifer Hudson

Christina Aguilera

Melissa McCarthy

Jimmy Kimmel

50 Cent

Mustafa Nano: Mospjesëmarrja në zgjedhje, vendim i gabuar i opozitës

$
0
0

Gazetari nga Shqipëria dhe njohësi i rrethanave politike atje, Mustafa Nano, ka thënë se opozita shqiptare nuk u pengua që të mos marrë pjesë në zgjedhje, por që vet vendosi ashtu.

Për të ky vendim i opozitës është i gabuar.

“Sidoqoftë mendimi im ka qenë se pavarësisht problemeve të opozitës, vendimi që ata morrin, është vendim i gabuar që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Aty ka një kompleks frike që me Edi Ramën përballë nuk fitojnë dot. Ata kanë qenë të sigurt se duke djegur mandatet do të vijnë te një ditë kur partnerët ndërkombëtar do të sensibilizohen mbi kauzën e opozitës, por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Nano në një intervistë për Zona B të Klan Kosovës.

“Protestat e opozitës kanë qenë protesta të opozitës. Mosmbështetja e faktorit ndërkombëtar  – nuk doli një zë i vetëm nga kori ndërkombëtar që të mbështes opozitën dhe kjo doli dramatike. Brenda pastaj nuk ishin protesta popullore, opinioni publik ka qenë i ndarë. Basha ‘de jure’ është kryetar i PD-së. Nuk është Basha aty që merr vendime. Është vendim i gabuar nga PD. Spekulime mund të bëhen sa të duash”.

Sipas Nanos të dy partitë opozitare PD dhe LSI do të penalizohen nëse nuk do të dinë si të sillen.

“Dhe të dyja po japin shenja se nuk po dinë të sillen. Basha tha se kjo është fitorja më e madhe se 85% e dëgjuan opozitën. Edhe Rama doli me deklarata triumfaliste. Në terma elektoral ishte reale – nuk merrte pjesë opozita. Nuk ekziston frikë monizimi apo diktaturë, mandatet janë katër vjeçare”.

“Nuk ka arsye për festim. Rama do të duhej të ishte i pari që nuk do të duhej të gëzohej. Rama është një person i caktuar dhe pushteti të shtyp, të dërrmon dhe të korrupton dhe këto janë aksioma politike. Pushteti absolut të korrupton absolutisht, dhe ky është ai që ka Rama sot. Ramës as askujt nuk i duhet pushteti absolut”.

Por sipas tij nëse Gjykata Kushtetuese nxjerr një vendim  se zgjedhjet nuk janë legjitime atëherë palët sipas tij do të duhet të ulen dhe të bisedojnë për një datë të ardhshme të zgjedhjeve.

Meta: Si Reforma në Drejtësi u shndërrua në “Ramaformë”

$
0
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes “Ramareformë” siç ai e quan të drejtësisë.

Në një status në “Facebook”, Meta analizon se si kryeministri Rama bëri reformën në drejtësi duke parë si pika kyçe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota.

‘Nga standartet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet artistike të Bienales së Venecias”, shkruan Kreu i Shtetit shqiptar.

“Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016. Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota”, shkruan ai më tej.

Postimi i Metës

Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.

Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë.

Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Në nenin 148/a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”.

Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend.

Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje.

Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm.

Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale.

Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm.

Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota.

Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 21-22 korrik 2016.

Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa patur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?!

Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016.

Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota.

Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota.

Pra, nga standartet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias.

Nga Reforma kaluan tek Ramaforma.

Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj.

Një guinness i ri shqiptar./TCh

Mustafa Nano: Ilir Metës i rri ngushtë kostumi i Presidentit, synon përfshirjen në betejat politike

$
0
0

Publicisti i njohur nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka komentuar zhvillimet politike në Tiranë, duke iu referuar krizës në të cilën po ballafaqohen shqiptarët atje.

Në Zonën B, Mustafa Nano pohoi se zgjedhjet e paralajmëruara nga presidentit Ilir Meta për tu mbajtur më 30 tetor, janë vetëm një shaka, njofton Klan Kosova.

”Ajo histori ka vdekur. Ishte shaka e presidentit. Vendimi që ka marrë presidenti ishte i gabuar. Presidenti Ilir Meta tha se po merr vendim për të qetësuar situatën, por s’mund të qetësosh situatë nëse vendimi është në favor të njërës palë”.

”Edhe presidenti është i bindur se ai vendim për zgjedhje është një marrëzi. Vendimi që ka marrë presidenti ishte i gabuar. I tillë ishte vendimi, PS tha nuk e njoh fare e PD u gëzua përgjysmë”.

”Do mbetet në biografinë e Ilir Metës si një nga gjërat e gabuara në këto 30 vjet dhe kjo e dëmton karrierën e tij. Po thuhet që socialistët po bëhen gati ta shkarkojnë por s’kanë asnjë lloj interesi. Kam frikë se do t’jap dorëheqjen edhe vet. Ai është njeri që i rri ngushtë presidenca”.

”Ai s’mund ta shohë skenën politike nga llozha e presidencës, ai vuan. Nuk e përjashtojë mundësinë që ai të zbres vet në fushë. Nëse Ilir Meta jep dorëheqje nga presidenca dhe futet në loje politike do të ketë një dualizëm të fortë”.

”Ilir Meta është më i fortë se Lulzim Basha politikisht, duket se të frymëzon më shumë si njëri që mund ta mundë të pamposhturin. Dhe nëse e lë presidencën dhe kalon në opozitë ai mund ta eklipsojë Lulëzim Bashën. Është një zhvillim që nuk i intereson Lulëzim Bashës”.

”Ilir Meta në këtë rrethanë pasi bëri një gabim dhe dekreti presidencial u injorua nga të gjithë ai do jetë një kukull, do jetë një personazh ceremonial. Ky rol atij nuk i shkon, dhe nese nuk e shkarkojnë socialistet, ai vet ka për të dhënë dorëheqjen”.

”Edi Rama ja hodhi Bashës, u tregua më tinëzar, më dinak. Kjo është ideologjia e sotme që dominon në demokratët. Zgjidhja është që të krijohet një forcë e tretë. Duhet një forcë e re politike që synon të emancipojë shqiptarët”.

”Këtu konsideroj me faj Lulzim Bashën. E gjithë kjo betejë e tij ka qenë për qëllime te tij, të Lulëzim Bashës”.

Quentin Tarantino do të tërhiqet nga drejtimi i filmave

$
0
0

Quentin Tarantino mund të paketojë karrigen e regjisorit së shpejti, pasi ai tha se është gati të dalë në pension.

56 vjeçari së fundmi ka qenë duke punuar në “Once Upon A Time In Hollywood” me yjet si Brad Pitt, Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio, por mund të jetë projekti i tij i fundit.

Në një intervistë të fundit, regjisori shpjegoi se ai ‘arriti në fund të rrugës’ kur bëhet fjalë për krijimin e filmave më të njohur në Hollivud.

“Unë mendoj se kur është fjala për filma teatrale, unë kam arritur në fund të rrugës. Unë shoh veten duke shkruar libra kështu që unë ende jam kreativ. Unë vetëm mendoj se kam dhënë gjithçka në film”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

 

 

Viewing all 38406 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>