Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar për situatën paszgjedhore në Shqipëri, ka thënë se Presidenti Ilir Meta ka keqpërdorur postin e tij.
“Shoqëria shqiptare dhe politika ia ka dhënë Metës shansin historik të jetë president i Shqipërisë. Gabimi më i madh është fakti që shoqëria shqiptare në një mënyrë apo tjetër ia ka amnistuar mëkatet duke e bërë president, duke i mbyllë sytë. Ai në mënyrën më brutale e ka keqpërdorur këtë post”, është shprehur Haxhiu te “Provokacija” te Mustafa Nano.
“Kur hyn në një post kaq të shenjtë kërkon falje me vetën dhe hyn në ndërgjegje personale. Nuk ka post më të rëndësishëm se Presidenti. Nuk e riciklon vetën në postin e presidentit me mëkatet e së kaluarës – këto mëkate e kanë bërë që të ndjehet ashtu. Një njeri që s’e ka kuptuar postin honorik të tij duke bërë ‘fitnen’ religjonze siç thuhet në Islam – që e ka krijuar funksionin e pandërgjegjshëm”.
Haxhiu ka pohuar se në mes të vërtetës dhe miqësisë, zgjedh të parën.
“Nuk më duhet miqësia e dikujt që nuk ka ndërgjegje. Meta është një nga miqtë që kam humbur. Kam shpresuar që kur të bëhet president do të ikë nga mëkatet”.
Por miqësi Haxhiu ka pohuar se s’ka pasur kurrë më ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
Ai madje ka thënë të mos ketë zhvilluar asnjëherë një takim me të.
“Kam pasë kontakt dialogues, nuk kam pasë takime personale me Berishën. Berisha është njeri që projekton armiq. Mikun, djalin… e projekton armik për ta shëruar veten. Berisha nuk mund të jetojë pa krijuar armikun përballë vetes – ka energji të tepërt për të keqën. Berisha mendon që revolucioni ka shkuar përmes tij – ky moment referencës revolucionare mendon se vazhdon gjithmonë”.
“Berisha kulturalisht është feudal – e ka mentalitetin e odës. Ideja se plaku është më i mençur, më I fuqishëm e ka vendosur sociologjikisht në një vend të gabuar Berishën”.
Berisha dhe Meta sipas Haxhiut e kanë ricikluar njëri-tjetrin.
![]()
Kurse për kryeministrin e tanishëm Edi Rama ka thënë se është prej atyre njerëzve që politikën do t’ua lë gjeneratës së re.
“Te Rama kam besime te vendimet e tij, te guximi dhe shija – janë tri pikat që e dallojnë Ramën”.
Dhe në fund Haxhiu është shprehur se qershori i vitit të ardhshëm është koha kur shqiptarët e Shqipërisë do të duhet t’u drejtohen kutive të votimit.
“Kjo është koha kur ka gjasa praktike dhe reale, për t’u ndërtuar infrastruktura politike, e drejtësisë …. që Shqipëria të shndërrohet në një vend normal. Negociatat për BE nuk hapen me këtë tension politik”.