Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38404 articles
Browse latest View live

Rama shtrin dorën për dialog

$
0
0

Pas përmbylljes së votimeve në zgjedhjet lokale në Shqipëri, kryeminisrti Edi Rama i është drejtuar qytetarëve në një konferencë për media.

Duke folur për të nesërmen që vjen pas 30 qershorit, Rama u mbulua në djersë.

Ai u shpreh i bindur se bashkitë që ka marrë, PS do ti drejtojë për 4 vitet e ardhshme, ndërsa shtriu dorën për dialog.

“Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Marrëveshja do të ndërtohet me dialog, pa kushte, të angazhohemi të gjithë bashkërisht për të ndihmuar çeljen e negociatave. Mund të bëjmë më shumë në favor të çeljes në negociatave. Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare. Kjo e fundit ka një karrige bosh dhe mirëpritet. Reforma në drejtësi nuk negociohet, por vetëm mbështetje. Nuk jam për pazar politik, për të penguar drejtësinë për të vazhduar punën majtas apo djathtas”, tha Rama duke paralajmëruar dhe të vetët se askush nuk do të tolerohet, apo do të mbrohet.

Po ashtu Rama ka deklaruar se PS pas këtyre votimeve ka marrë një borxh marramendës, ndërkohë që ka theksuar se do të nis të programojë korrigjimet e nevojshme.

“Është një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë. Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri qoftë me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë”, tha Rama shkruan, opinion.al, transmeton Klan Kosova.


Real Madrid ofron Asension për Manen (VIDEO)

$
0
0

Skuadra spanjolle, Real Madrid, është e gatshme që t’i ofrojë Liverpool-it mesfushorin Marco Asensio, në mënyrë që ta përvetësojë sulmuesin Sadio Mane.

Sipas The Express, skuadrës angleze i pëlqen stili i mesfushorit spanjoll, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër Los Blancos janë të interesuar që ta përforcojnë linjën sulmuese dhe janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbim lojtarësh.

klankosova.tv

Dy viktima në aksidentin në Korçë, një fëmijë në gjendje të rëndë

$
0
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Kapshticë-Korçë, ku dy gra kanë mbetura të vdekura, ndërsa një fëmijë është plagosur rëndë.

Dy gratë kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur nga automjeti që udhëtonte nga Kapshtica për në qytetin e Korçës. Përplasja ka qenë fatale për gratë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale O.B., 47 vjeç, ka qenë i dehur në timon. Ai ndodhet aktualisht në ambientet e komisariatit të Korçës.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 30.06.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel/

Ledri Vula takohet me Rita Orën, bëjnë fotografi bashkë

$
0
0

Në Cyrih të Zvicrës është duke  u mbajtur festivali i muzikës Alba Festival.

Në këtë festival do performojnë këngëtarë të njohur shqiptarë, njofton Klan Kosova.

Një ndër këta këngëtarë është edhe Rita Ora, në bazë të publikimit të festivalit në Instagram thuhet se Rita ka performuar sot duke filluar nga ora 20:20.

Në Alba Festival ka performuar edhe Ledri Vula, ky i fundit ka shpërndarë një fotografi me Rita Orën në Instagram.

View this post on Instagram

❤

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

View this post on Instagram

Timetable Sunday at alba Festival 🥳

A post shared by alba Festival (@albafestival) on

Artistja japoneze u jep domethënie gurëve nëpërmjet pikturimit (FOTO)

$
0
0

Bukuria është çdo kund për rreth juve, madje edhe në disa vende që nuk u shkon mendja, transmeton Klan Kosova.

Artistja japoneze, Akie Nakata, ka gjetur bukurinë edhe tek gurët, ajo beson në këtë më gjithë zemrën e saj.

Sipas Bright Side, Nakata sa herë që ec rrugëve kërkon gurë të pazakontë që kanë një histori për të treguar.

Pastaj me ndihmën ngjyrave dhe furçave ajo krijon kafshë mahnitëse në këta gurë, që i bënë të duken si të gjallë, derisa t’i prekni nuk do e kuptoni që nuk janë të vërteta.

 

 

Çka duhet të pini e çka jo para gjumit?

$
0
0

Kur doni të flini mund të shijoni një pije para gjumit, por a ka ndonjë pije që mund të jetë veçanërisht e dobishme apo e dëmshme për gjumë cilësor?

Rezulton se ekspertët këshillojnë të shmangin pije të caktuara përpara kohës së gjumit – ndërsa kërkimi mbi pijet për të promovuar gjumin e cilësisë nuk mbetet aq i qartë.

Kafeina, apo pijet që përmbajnë kafeinë duhet t’i shmangni para se të flini. Madje rekomandohet të mos i konsumoni ato deri në gjashtë orë para gjumit.

Sa përket asaj që mund të jetë e dobishme për cilësinë e gjumit, disa studime sugjerojnë se qumështi  mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit – madje edhe qumësht i ngrohtë i përzier me mjaltë.

“Kjo është një nga ato rekomandime që kanë qenë rreth e rrotull për një kohë vërtet të gjatë,” tha Redmond, duke shtuar se qumështi është një burim i tryptofan.

Tryptopani është një aminoacid që mund të sjellë dobi për gjumin pasi që sapo të futet në trupin tuaj, konvertohet në dy kimikate të trurit të lidhura me gjumin: Melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e gjumit natyror  dhe të zgjimit, dhe serotonin, që nxit relaksim dhe përgjumje.

KQZ jep shifrën zyrtare: Pjesëmarrja në votime 21.6%

$
0
0

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit.

Prokuroria e Shqipërisë: Tre incidente dhe dy të arrestuar nga procesi i votimit

$
0
0

Pas mbylljes së procesit të votimit ka dalë edhe një deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo thotë se në zgjedhje pati 3 incidente dhe 2 të arrestuar.

Deklarata

Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 Qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. Më konkretisht:

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar1(një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar,i dyshuar për kryerjen e veprave penale të“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1,329/2 dhe 278/1tëKodit Penal.Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor,për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenei 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi,është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur meveprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit./Lapsi.al/


PD nuk pranon deklaratën e KQZ: Kjo është shifra e pjesëmarrjes në votime

$
0
0

Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. Bardhi lexoi edhe rezultatet, sipas PD-së, në të gjitha bashkitë e vendit.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama.

KQZ deklaroi pak minuta më parë se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 21.6%./Top Channel/

 

Spanja – kampione futbollistike e Europës në U-21

$
0
0

Kombëtarja futbollistike e Spanjës për moshat U-21 është shpallur kampione e Europës pasi në finale ka triumfuar ndaj Gjermanisë me rezultat 2:1.

Golat për spanjollët i shënuan Fabian në minutën 7 dhe Olmo në 69,  kurse për gjermanët Amiri në minutën 88, njofton Klan Kosova.

 

 

 

PSG nuk dëshiron të heqë dorë nga Neymar (VIDEO)

$
0
0

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, nuk është e gatshme që ta lejojë sulmuesin Neymar të largohet gjatë kësaj vere.

Kjo mosgatishmëri e PSG-së mund t’ia prishë planet Barcelonës për ta rikthyer brazilianin në Camp Nou, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, është i vendosur që mos ta lejojë të largohet lojtarin për të cilin ka paguar 222 milionë euro.

Ndërsa futbollisti 27 vjeçar është i interesuar që ta braktisë skuadrën franceze për t’iu bashkuar asaj katalunase.

klankosova.tv

Këto janë bashkitë ku pati pjesëmarrje të lartë dhe të ulët

$
0
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot, transmeton Klan Kosova.

Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve. Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%. Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.

Sa i përket bashkisë me pjesëmarrjen më të lartë në votime, rezulton së në Pustec kanë votuar 55% e qytetarëve. Bashkia minoritare maqedonase është vetmja ku pjesëmarrja e ka tejkaluar shifrën e 40%. Pusteci nga bashkia e Librazhdit me 37.52% dhe bashkia e Tepelenës me 36.59%. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka patur edhe në Klos, Poliçan dhe Kolonjë.

Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%, shkruan Top Channel.

Indi, qershori më i thatë në pesë vjetët e fundit

$
0
0

Muaji qershor i këtij viti ka qenë muaji më i thatë në pesë vjetët e fundit në Indi.

Kjo për shkak se kanë munguar të reshurat e shiut, gjë që ka shqetësuar fermerët për të korrat dhe ekonominë e gjerë të vendit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët indianë kanë paralajmëruar se nëse nuk ka të reshura të shiut edhe gjatë dy ose tre javëve në vijim, India mund të ballafaqohet me një krizë bujqësore.

klankosova.tv

Katharine McPhee David Foster postojnë fotografi të mrekullueshme nga muaji i mjaltit në Itali

$
0
0

Martesa duket e mirë për ta!

Katharine McPhee ndau një foto të ëmbël me burrin e saj të ri, David Foster, me të cilin qëndroi ngjitur për tërë muajin e mjaltit.

Katharine McPhee, 35 vjeçare dhe David Foster, 69 vjeçar tashmë po gëzojnë jetën të martuar, njofton Klan Kosova.

Ish-ylli amerikan shpërndau një seri të fotografive dhe videove në Instagram Storyin e saj pas martesës së tyre më 28 qershor në Londër.

Një nga postet e saj përfshinte një selfie të çiftit të sapomartuar në një anije në restorantin “Ristorante Lo Scoglio”, që ndodhet në plazhin e Marina del Cantone.

Jozefina Topalli: Pas 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet

$
0
0

Ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagoi ashpër pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilat praktikisht e lënë Partinë demokratike për herë të parë që prej krijimit, pa asnjë pushtet.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Topalli akuzoi Bashën se këndoi fitore mbi kufomën e një force politike. Teksa në fund tha se “është koha për të ringritur Partine Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike. Demokratet, shqiptarët do ia dalin.”

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet.

Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki.
Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse. Pas kësaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën.
Sot, me moshyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohë që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratet e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës. Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Dhe kjo është vrasja me mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve. Ky është demi me kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur
këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve te paepur në dekadat e shkuara.
Nga sot, asgjë nuk është me si më parë.

Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen me kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..;/tv klan.al/

 

 


Dalin rezultatet e para në një bashki në Shqipëri

$
0
0

Në bashkinë e Pustecit kanë dalë rezultatet e para të numërimit të votave. Në dy kuti që janë numëruar deri më tani, është Pali Kolevski i PS që udhëheq me 525 vota, ndërsa Edmond Temelko, kryetari në detyrë i kësaj bashkie, numëron 213 vota.

Numërimi i votave në këtë bashki vijon ende./Top Channel/

Lutfi Haziri: 6 mijë pjesëmarrës në procesin zgjedhor të LDK-së në Gjilan

$
0
0

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në komunën e Gjilanit.

I pari i kësaj komune, Lufti Haziri, tha se në këtë tubim zgjedhor ishin 6 mijë pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se Kuvendi më i madh i degës do të jetë model përfaqësimi për rajonin e Gjilanit.

“6 mijë pjesëmarrës në proces zgjedhor të LDK në Gjilan. 980 veprimtarë të zgjedhur nëpër nëndegë. Gjysma e tyre emra të rinj. Kur ia shton kësaj edhe rininë e organizuar që e kemi, s’kemi çka me konstatuar ma shumë pos që Kuvendi i madh i Degës ka me qenë model përfaqësimi i partisë së parë në Gjilan e Anamoravë”, shkroi ai në Facebook.

Mot me diell dhe vranësira gjatë kësaj jave

$
0
0

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë, transmeton Klan Kosova.

Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Si t’i bëni këpucë tuaja të reja sërish?

$
0
0

Për t’i ndërruar këpucët mund të jetë e kushtueshme, por t’i bësh të përdorshme edhe njëherë është i atyre që i ke është mënyra më e mirë.

Shpëtimi i këpucëve përmes metodave të zgjuara shtëpiake është një gjë që tanimë është bërë popullore, njofton Klan Kosova.

Bright Side ka vendosur që t’ju jep disa këshilla për këtë kursim:

Përdorni antibakterial për t’i pastruar

Provoni të përdorni sode buke për t’i zbardhuar

Përdorni letër higjienike për të tharë këpucët tuaja

Përdorni acetonin e thonjve për të hequr gërvishtjet e zeza në këpucë lëkure

Vaji i ullirit ose i kokosit ju ndihmon të sillni në formë sërish lëkurën e këpucëve

Bruun në shënjestrën e skuadrave të mëdha (VIDEO)

$
0
0

Sulmuesi danez, Jacob Bruun, është vënë në radarin e disa skuadrave të mëdha europiane.

Sipas The Sun, Liverpool, Manchester United dhe Arsenal janë të interesuara që ta përvetësojnë yllin e skuadrës gjermane, Borussia Dortmund, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se futbollisti 20 vjeçar i ka shënuar tre gola gjatë 11 ndeshjeve të realizuara për UEFA EURO U-21.

klankosova.tv

Viewing all 38404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>