Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Kosovarët flasin për Ali: Ishte i rrallë, e ndiqnim vazhdimisht (VIDEO)

$
0
0

Meçet e Muhammad Ali-së zgjuan kureshtjen edhe të shumë adhurues të tij në Kosovë.

Refki Bytyqi nga Prizreni, kujton momentet kur fitoret e boksierit amerikan, e linin pa gjumë, njofton Klan Kosova.

E lajmin për vdekjen e tij, e priti me dhimbje.

Disa simpatizantë të tri here kamionit të botës në peshat e renda, thonë se jo vetëm fuqi fizike e bëri të jetë ai që ishte.

Por, ka edhe të atillë që mendojnë se nuk ka qenë edhe aq superior.

E një turiste nga Gjermania, që erdhi ta vizitoi Prizrenin, e kujton Muhammad Ali-në, jo vetëm si boksier të mirë.

Muhammad Ali, vdiq si fitues i trefishtë i kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, në moshën 74 vjeçare.

Kronikë nga Halil Berisha.


Mbahet debat për rivitalizimin e Trepçës, mungon VV-ja (VIDEO)

$
0
0

Kur temë diskutimi është ndërmarrja Trepça parisë së vendit nuk i pritet.

Për kombinatin nuk hezitojnë të flasin as ekspertë e ministra ani pse disa arritën me vonesë në një tryezë të thirrur nga kryekuvendari Kadri Veseli, e ku temë diskutimi ishte e ardhmja e gjigantit metalurgjik, njofton Klan Kosova.

Veseli kërkoi që të kihet kujdes i veçantë posaçërisht për minatorët.

Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa, u zotohet se Qeveria është duke punuar me përkushtim për çështjen e Trepçës. Ai bëri me dije se nuk do të merret as një veprim nga Qeveria në dëm të kombinatit.

Ndërkaq Iraj Hash, ekspert i çështjes së minierave tregoi një shembull se si mund të bëhet rivitalizimi i një gjiganti siç është Trepça.

Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.

Mbahet konventa e pestë e Gruas Demokratike të Kosovës (VIDEO)

$
0
0

Sot u mbajt konventa e pestë e Gruas Demokratike të Kosovës, me ç’rast gratë u zotuan se do të punojnë maksimalisht në interes të kryetarit, partisë dhe shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

I pranishëm ishte edhe i pari i partisë, Kadri Veseli, i cili në këtë takim u zotua se në partinë që drejton, gratë do të kenë vend të merituar.

Ndërsa për dallim nga deklaratat e mëparshme Ajnishahe Halimi, e sapo anëtarësuar në PDK, u shpreh e kënaqur me pozitën e grave në këtë parti.

Konventa e pestë e gruas e PDK-së, pati 11 pika diskutimi dhe të gjitha propozimet e bëra u votuan pro nga anëtaret e pranishme.

Kronikë nga Agan Hajdarhoxha

32 mijë maturantë iu nënshtruan testit të maturës (VIDEO)

$
0
0

Këtë të shtunë, 32 mijë maturant nga e gjithë Kosova iu nënshtruan testit shtetëror të maturës, njofton Klan Kosova.

Sipas monitoruesve të Ministrisë së Arsimit dhe atyre të drejtorive komunale të arsimit testi ka filluar në kohë dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Pavarësisht se u tha që nuk pati parregullsi, në facebook ishin postuar disa fotografi të testit,  ku nxënësit kërkonin përgjigjet e sakta.

Ndërsa ministri i arsimit, Arsim Bajrami tha se ky vit ka sjellë ndryshime në këtë test pas hyrjes në fuqi të ligjit të maturës.

Kjo është pjesa e parë e testit të maturës, ndërsa pjesa e dytë e tij do të mbahet më 18 qershor.

Kronikë nga Merita Neziri

Tipet e makinave që vidhen më shpesh

$
0
0

Viti 1993: për të vjedhur një makinë, hajduti i duheshin më shumë se 10 minuta,

Viti 2016: tani kemi pajisjet antivjedhje edhe satelitore.

Por në fakt tani për të vjedhur një makinë duhen vetëm 14 sekonda.

Duket absurde, por janë pikërisht këto pajisje teknologjike që e përshpejtojnë vjedhjen.

Cilat janë makinat që vidhen më shpesh?

Në Itali kanë bërë klasifikimin e mëposhtëm,

Ja modelet e makinave që vidhen më shpesh:

10 – Opel Corsa, 1.522 makina të vjedhura

9 – Fiat Grande Punto, 1.594 makina të vjedhura

8 – Smart ForTwo, 2.446 makina të vjedhura

7 – Volksëagen Golf, 2.880 makina të vjedhura

6 – Ford Fiesta, 3.178 makina të vjedhura

5 – Fiat Uno, 4.184 makina të vjedhura

4 – Lancia Ypsilon, 4.448 makina të vjedhura

3 – Fiat 500, 6.825 makina të vjedhura

2 – Fiat Punto, 9.884 makina të vjedhura

1 – Fiat Panda, 11.848 makina të vjedhura

Art në gjërat e përditshme

$
0
0

Është e mahnitshme se si njerëzit i shohin gjërat përreth tyre.

Një artist i vërtetë mund ta gjejë frymëzimin edhe në gjëra që ju mërzisin dhe ndoshta që i përdorni çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

I motivuar nga mëngjesi i tij, nga një filxhan kafe, nga një sanduiç – është artisti Christoph Niemann.

Në qoftë se kjo nuk ka kuptim për ju, mund të shikoni fotografitë krijuese të tij, ku ai u ka dhënë jetë të re këtyre gjërave.

1

kafe

karta

gjerat

kredit

pare

dielli

aparati

rrezitja

qorape

Gjashtë këshilla për jetë të lumtur me partnerin

$
0
0

Bëhuni spontan

Gjatë një shëtitje gjatë natës, doni që të hani darkë diku ? Bëjeni. Dëshironi të befasoni partnerin tuaj me bileta për teatër? Dërgoni. Çkado që ju bie në mend vetëm bëjeni. Kështu jeta juaj do të jetë më interesante dhe do kënaqeni më shumë.

 

Nëse ndokush flet keq për partnerin tuaj, mbroni atë

Edhe në qoftë së jeni person i qetë, janë disa situata ku duhet të reagoni ashpër. Ju dhe partneri juaj jeni një ekip, dhe duhet të mbroni njeri tjetrin.

 

Ndani planet me njeri tjetrin

Dëshironi të takoheni për kafe pas punës? Apo të rrini më gjatë me shoqërinë? Të gjitha janë në rregull. Mirëpo informojeni partnerin tuaj gjithmonë për planet tuaja, në mënyre që edhe ai/ajo të planifikoj ditën.

 

Trajtojeni familjen e saj/tij si të jetë e juaja.

Prindërit e partnerit tuaj do të jenë jashtë mase të kënaqur nëse i trajtoni si familjen tuaj. Kjo gjithashtu do e bëj partnerin tuaj shume të lumtur. Rrini në kontakt me familjarët dhe takohuni me ta edhe nëse nuk e keni partnerin aty.

 

I thoni më shpesh “Të dua”

Këto dy fjalë magjike kurrë nuk janë shumë. Thoni sa më shpesh që mundeni.

 

Kujdesuni për partnerin kur janë të sëmurë

Kjo nënkupton që duhet të anulonië gjitha obligimet. Do t’ju duhet të bleni ilaçe, të bëni supë etj, mirëpo edhe ai do të kujdeset për ju kur ju të jeni e sëmurë.

Grizemann: Dua të kthehem në vendlindje

$
0
0

Antoine Griezmann ka thënë se dëshiron të kthehet në Ligue 1.

Francezi ka shkëlqyer këtë edicion tek Atletico Madrid, duke e udhëhequr skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Real Madrid.

Por ai ka thënë se do të donte që në të ardhmen të mos mbetet në La Liga.

“Të kthehem në Francë? Pse jo. Sigurisht që do të doja një ditë të luaja në Francë”.

“Te cili klub? Nuk kam asnjë ide. Kam qenë i dhënë pas Olympique Marseille, ndërsa në anën tjetër e kam mikun tim Lacazette në Lyon”.


Ymeri kërkon drejtësi për çamët

$
0
0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se nuk duhet harruar asnjëherë padrejtësia që iu bë çamëve, njëjtë siç nuk u harrua gjenocidi ndaj armenëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se sot me një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike për Integrim dhe Unitet në Shqipëri, dhe ndërlidhi çështjen e njohjes së vrasjes së armenëve në Luftën e Parë Botërore si gjenocid nga Bundestagu gjerman, me padrejtësitë e bëra ndaj çamëve.

“Me një delegacion nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, morëm pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike për Integrim dhe Unitet në Shqipëri. Jemi dëshmitarë se si para disa ditësh Gjermania njohu gjenocidin armen, të ndodhur një shekull më pare. Pra, popujt e tjerë nuk harrojnë. As ne nuk duhet t’i harrojmë padrejtësitë që janë bërë mbi ne, e veçanërisht mbi çamët. Jo për të kërkuar hakmarrje por për të ndërtuar sigurinë se nuk do të na përsëriten më, dhe për të kërkuar vendosjen e një drejtësie të pranueshme për ato raste. Pa u vendosur drejtësia nuk mund të ketë fqinjësi të mirë e mirëbesim të ndërsjellë”.

Gjermania mposht Hungarinë (VIDEO)

$
0
0

Gjermaniae ka arritur fitore 2-0 ndaj Hungarisë, në ndeshjen që i paraprin Europianit Franca 2016.

Të parën herë, topi preku rrjetën si rezultat i një autogoli pas depërtimit të Mario Gotze.

Ndërsa më pas, në pjesën e dytë, insistimi i Thomas Muller çoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri hungarez.

Kim tregon belin e hollë pas humbjes në peshë (FOTO)

$
0
0

Kim Kardashian tregon linjat e saj trupore perfekte, të pasmet e famshme dhe belin e hollë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte e vendosur për humbjen e peshës së fituar gjatë shtatzënisë së fundit me djalin e saj Saint.

Bukuroshja Kim duket të jetë tejet e kënaqur me rezultatet e arritura, kështu duke treguar figurën e saj në një fustan tejet të ngushtë ngjyrë krem.

Pas humbjes së peshës deri më tani, ajo është e fokusuar tek pesë kilogramët e mbetur në mënyrë që të arrije format trupore të Kimit të 2010-tës.

Hourglass: Kim Kardashian, 35, showed off her 26-inch waistline on Friday in a skintight dress

'26inches!': The reality star boasted of her hourglass figure on Snapchat on Thursday - one day before she stepped out in the form-fitting frock

Stepping out! The brunette beauty teamed her nude dress with a pair of strappy clear heels      Stepping out! The brunette beauty teamed her nude dress with a pair of strappy clear heels

Revealing! The mother-of-two looked stunning in the low-cut frock which showcased her ample bosom

Flawless! Kim's opted for a dramatic smokey eye and soft pink lip

Mane attraction: Her silky chestnut locks cascaded in relaxed waves past her shoulders

Still shapely! Although Kim lost inches around her waist, her famous posterior did not appear to lack any width      Still shapely! Although Kim lost inches around her waist, her famous posterior did not appear to lack any width

Zbulohet shkaku i vdekjes së Muhammad Ali

$
0
0

Një zëdhënës i familjes ka thënë se Muhammad Ali vdiq nga një gjendje shoku, si rrjedhojë e një infeksioni, që erdhi nga shkaqe ende të panjohura.

Ai ka qartësuar se ai ka ndërruar jetë në orën 9:10 – sipas kohës lokale – i rrethuar nga familja.

Legjenda e boksit u shtrua në spital të hënën për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ndërsa funerali i tij pritet të mbahet të premten pasdite.

Kush ishte Muhammad Ali?

 

 

Koeman arrin akord me Everton

$
0
0

Ronald Koeman ka arritur marrëveshje dhe nga edicioni tjetër do të jetë menaxher i ri i Everton.

Skuadra nga Goodison Park ishte në kërkim të zëvendësuesit të Roberto Martinez, i cili u shkarkua në maj.

Koeman, kontrata e të cilit skadon më 2017, e udhëhoqi Southampton në pozitën e gjashtë në tabelë këtë edicion.

 

Pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

$
0
0
Ndonëse të gjithë e duam gjumin, nganjëherë është më mirë ta sakrifikoni atë, të zgjoheni herët dhe të filloni ditën me aktivitete, në mënyrë që të jeni më aktiv dhe energjik gjatë ditës.
Studimet e ndryshme tregojnë përfitimet shëndetësore që kemi, nëse zgjohemi herët, duhet filluar nga një metabolizëm më i shpejtë e deri tek një mendje më aktive gjatë gjithë ditës.
Përderisa nuk ka ndonjë kohë perfekte për të stërvitur, të ushtrosh në mëngjes duket se do të përfitoni disa rezultate të mira shëndetësore, prej rritjes së disponimit tuaj e deri tek nivelet tuaja të energjisë.
Këto janë disa prej arsyeve pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes:
Do të ndjeheni më të fuqishëm
Do të jeni më aktiv në punë
Do të djegni më shumë yndyrë
Do të rritni metabolizmin
Do të bëni gjumë më të mirë

Selena Gomez seksi me të kuqe

$
0
0

Duket se ngjyra e kuqe i shkon shumë.

Të premten Selena Gomez, ka mahnitur në dy veshje me ngjyrë të kuqe për një fotosesion në New York, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 23 vjeçare, filloi ditën me një fustan të shkurtër plot xixa që tregonte këmbët e saj të gjata.

Këtë dukje e përfundoi me një palë sandale të zeza dhe vath të mëdhenj.

Më vone ajo veshi fustani e dytë.

Edhe ky ishte me ngjyrë të kuqe, mirëpo i gjatë, të cilin  ajo e kombinoi me një palë këpucë të arta.

Confident: Selena Gomez, 23, started the day in a thigh-skimming number that showed off her amazingly toned legs

Hard to ignore: The sparkly, sequined wrap dress featured a plunging v-neck and long sleeves, but still managed to show off plenty of skin thanks to a very short hemline

On a roll: Later, she donned dress number two, which was a full length satin frock with spaghetti straps and a low-cut neckline      On a roll: Later, she donned dress number two, which was a full length satin frock with spaghetti straps and a low-cut neckline

 


Veseli në BIK: Ramazani të shërbejë për tolerancë dhe afrim (VIDEO)

$
0
0

Kryetarin e parlamentit e pritën me ngrohtësi.

Ardhja e Kadri Veselit në Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk kaloi pa interesimin e këtij të fundit për përgatitjet që i ka bërë kjo bashkësi, për muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton Klan Kosova

Përgjigja nuk u mor vesh sepse mediat u larguan, e takimi në mes të Veselit e myftiut të Kosovës, Naim Tërrnava, vazhdoi me dyer të mbyllura.

Muhabeti mes tyre zgjati goxha shumë e u bë ashtu siç e do zakoni.

Pas çajit, i kënaqur me vizitën e kryekuvendarit u shpreh kryemami i Kosovës.

E Veseli, duke uruar për Ramazan, tha se ky muaj duhet të shërbej për afrim e tolerancë mes njerëzve.

Ai premtoi se gjatë muajit të shenjtë, do të vizitojë shumë familje kosovare, sidomos ato që kanë me së shumti nevojë.

Për detajet tjera mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

600 familje skamnore furnizohen me ushqim në prag të Ramazanit (VIDEO)

$
0
0

Produkte të shumta ushqimore u grumbulluan nga Bashkësia Islame e Kosovës, përkatësisht dega e saj në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ai do ti shpërndahet skamnorëve në prag të muajit të Ramazanit.

E ata që kanë nevojë për këto ushqime tek Kodra e Trimave nuk janë të paktë.

Ata që morën ushqime u ndanë tejet të kënaqur të dielën.

Kurse donatorët po zotohen se aksione të tilla nuk do të mungojnë gjatë tërë Ramazanit.

Thirrje për solidaritet me nevojtarët bëri edhe kryetari i Degës së Prishtinës nga BIK-u, Nexhmi Hoxha.

Nga ky aktivitet do të përfitojnë rreth 600 familje skamnore.

Për detajet tjera mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Merita Neziri.

Dita e Mjedisit e gjen Kosovën me shumë sfida (VIDEO)

$
0
0

5 qershori shënon ditën ndërkombëtare të mjedisit. Në Kosovë kjo ditë u shënua me shumë aktivitete, njofton Klan Kosova.

Trajtimi i mbeturinave, trajtimi i ujërave të zeza dhe ruajtja e cilësisë së ajrit u tha të jetë prioritet institucional në këtë fushë.

Kronikë nga Valon Rashiti

 

 

 

 

Familja Bela nga Kaçaniku pa shtëpi, ndal fëmijët nga shkolla shkaku i varfërisë (VIDEO)

$
0
0

Vështirë i ndalën lotët derisa po tregojnë për hallin që kanë.

Familja shtatë anëtarëshe Bela tash e disa vjet po jeton në kushte jo fort të mira në ish-objektin e TMK në Kaçanik. Njofton Klan Kosova.

Bile edhe tokë tanimë kanë por mjetet për ta ndërtuar shtëpi po i mungojnë.

Paratë që po i merr e zonja e shtëpisë, e cila është e paaftë për punë, nga sociali nuk po u mjaftojnë kësaj familje.

Por, Lumnije Bela shpreson që dikush do tu dal në ndihmë.

Madje edhe fëmijët e tyre e kanë ndërprerë mësimin shkaku i varfërisë.

Jetesën më të vështirë këtu për këtë familje po e bënë edhe vjetërsia e objektit.

Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Enis Reçica.

Nga lufta e fundit në Kosovë ende janë të zhdukur 91 fëmijë (VIDEO)

$
0
0

Këta emra në listë u takojnë fëmijëve të zhdukur në luftë.

Por fotografitë e tyre nuk figurojnë askund në një mur pikëllimi. Kjo për arsye, se familjarët shpresojnë që ata të jenë gjallë.

Kreu i shoqatës së personave të pagjetur në Mitrovicë, Bajram Qerkini, thotë se nga lufta e fundit, nga kjo komunë, 9 fëmijë të moshës së mitur mungojnë ende.

Qerkini që nuk bënë të ditur emrat e fëmijëve me kërkesë të familjareve, thotë se fëmijët e zhdukur trajtohen si një kategori tjetër për dallim nga ata që në luftë ishin zhdukur nga serbët në moshë madhore.

 Por numri i atyre që Serbia i zhduku pa gjurmë në të gjithë Kosovën del të jetë goxha i madh.

 Të zhdukur vetëm nga viti 1999 sipas kryetarit të komisionit të të pagjeturve Prenk Gjetaj është 91 sish.

 E derisa nuk ka gjurmë për fatin e këtyre që si fëmijë u zhdukën Gjetaj e pranon se mund të ketë dyshime.

Sido qe të jetë edhe Gjetaj edhe Qerkini thonë së çështja e kësaj kategorie është ngritur disa herë takimet e me palën serbe por vazhdon të mos ketë dhënë rezultat.

Të dy vlerësojnë që institucionet duhet të angazhohen më shumë dhe të bëjnë trysni tek ndërkombëtarët që fati i 1665 personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur të zgjidhet.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live