Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Chrissy Teigen lë të gjithë gojëhapur (FOTO)

$
0
0

Chrissy Teigen i la të gjithë me gojë hapur kur u shfaq në “Spike Guys’ Choice Awards” të shtunën me një kostum shumë të hapur.

Modelja 30-vjeçare, e cila para dy muajsh u bë nënë për hërë të parë, tregoi “asetet” e fryra gjatë prezantimit të çmimeve, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në tapetin e kuq, Chrissy u shfaq me një minifund dhe taka të zgjedhura nga stilistja Monica Rose.

 

Got milk? Chrissy Teigen let it all hang out in a plunging tuxedo while presenting at the Spike Guys' Choice Awards in Culver City on SaturdayMaking it rain! The 30-year-old new mother - who's been breastfeeding two-month-old daughter Luna - flaunted her swollen assets in a lacy bustier onstage Sony Pictures Studios as fake Benjamins fell around her

 

 


Aksident në Rrugën e Kombit, një person i vdekur

$
0
0

Një aksident me një të vdekur është shënuar këtë pasdite në Rrugën e Kombit.

Një person i cili po udhëtonte me motor, është aksidentuar duke humbur jetën në aksin Kukës-Rrëshen.

Ai është përplasur me trafiknadarësen në fshatin Gëziq. Dyshohet se personi që humbi jetën është pjesë e një grupi motoçiklistësh, por ende nuk është mësuar nga policia identiteti i tij.

Ndërkohë paraditen e së dielës, një aksident masiv ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëme materiale.

Aksidenti është ndikuar edhe nga trafiku i madh që ishte krijuar sot në këtë aks rrugor, si pasojë e fluksit të automjeteve drejt plazhit të Durrësit.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze ndërkohë që policia po punon për normalizimin e situatës së trafikut, shkruan Shekulli.

 

Mourinho mirëpret Pelen në United

$
0
0

Pas pritjes së gjatë deri në emërimin e tij në krye të Manchester United, Jose Mourinho qartë duket se nuk do të humbas kohë për ta akomoduar veten.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Real Madrid është këtë të diel ka mirëpritur në Teatrin e Ëndrrave legjendën braziliane të futbollit, Pele, shkruan Goal.com.

“Nder i madh për ta mirëpritur Pelen në shtëpinë time të re”, ka shkruar Mourinho në profilin e tij në Instagram.

Takimi mes Mous dhe Peles është bërë në kuadër të një takimi që është zhvilluar për bamirësi, transmeton Klan Kosova.

Sindromi Down se ndal Medina Surdullin të luajë në piano (VIDEO)

$
0
0

Medina Surdulli, vuan nga Sindromi Down por që e cila ka pasion pianon.

Megjithatë Medina, është ajo e cila pavarësisht gjendjes shëndetësore, luan me piano tash e pesë vjet, njofton Klan Kosova.

20 vjeçarja interpreton pa asnjë problem mbi 40 vepra muzikore pa ndihmën e partiturave.

Kronika në vazhdim sjell talentin e Medinës të cilën e përgatiti gazetarja Dafina Jegeni.

 

 

 

 

Orges Shehi i Shqipërisë ndër më të vjetrit e evropianit

$
0
0

Thonë se futbolli është sport për të rinj, por kështu nuk flasin edhe statistikat.

Pasi nëse shikojmë në përbërjet e kombëtareve për Euro 2016 shohim emrat e Gianluigi Buffon apo të Ricardo Carvalho.

Këta të dy do të paraqiten në kampionatin evropian, Franca 2016 që fillon nga data 10 qershor, transmeton Klan Kosova.

Në listën e Goal.com janë publikuar emrat e futbollistëve më në moshë në këtë ngjarje sportive:

Ata janë:

Jean-Francoi Gillet – Belgjikë; mosha 37
Vyacheslav Shevchuk – Ukrainë; mosha 37
Anataliy Tymoshchuk – Ukrainë; mosha 37
Zoltan Gera – Hungari; mosha 37
Eidur Gudjohnsen – islandë; mosha 37
Orges Shehi – Shqipëria; mosha 38
Ricardo Carvalho – Portugali; mosha 38
Roy  Caroll – Irlanda e Veriut; mosha 38
Gianluigi Buffon – Itali; mosha 38
Gabor Kiraly – Hungari; mosha 40
Shay Given – Republika e Irlandës; mosha 40.

Në Prishtinë mbahet festivali i qenve “Dog Fest” (VIDEO)

$
0
0

Adhuruesë e pronarë të qenve nga e gjithë Kosova u mblodhën në Dog Fest 2016 në Prishtinë ku për dallim nga shfaqjet tjera të këtij lloji, këtu nuk  u përcaktua raca e qenve garues.

Andi Haxhiu, organizator i DogFest ka thënë se shumica janë qen të shpëtuar, të adoptuar e të rritur me dashuri.

Aty nuk munguan as akrobacionet e këtyre kafshëve ndërsa në këtë shfaqje u zhvilluan edhe gara, të cilat ishin ndarë në disa kategori, njofton Klan Kosova.

E në njërën nga kategoritë, me i mirë doli qen i llojit akita, me emrin Hullku ndërsa, në garën finale, ku garuan qentë fitues në të gjitha kategoritë, doli qeni i racës së përzier.

Kronikë nga Halil Berisha.

 

Veseli e Hoxhaj takojnë Albert Rohan-in në Vjenë

$
0
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj këtë mbrëmje kanë takuar zëvendësnegociatorin e statusit të Kosovës Albert Rohan.

Veseli dhe Hoxhaj janë duke qëndruar në Vjenë, ku dhe janë takuar me Rohan.

Veseli në profilin e tij në Facebook ka thënë se ata bashkë kanë biseduar për të arriturat e Kosovës dhe sfidat që e presin vendin.

Ai më tej ka thënë se si elitë politike e Kosovës e kanë për obligim që t’i nderojnë miqtë e vendit, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Veselit:
“Gjithnjë kënaqësi të takosh miqtë e Kosovës të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e saj. Së bashku me ministrin Hoxhaj, në mbrëmje takuam në Vjenë ish zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me të cilin bashkëbiseduam për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat që na presin. Si elitë politike e Kosovës e kemi obligim t’i nderojmë dhe mos t’i harrojmë miqtë. K.V.”

Marrja e terapisë hormonale ul rrezikun e kancerit të gjirit

$
0
0

Duke marrë terapi hormonale deri në 15 vite, ulet rreziku për kancerin e gjirit, thuhet në një studim.

Eksperimenti i cili ka përfshirë 1918 pacientë, në konferencën më të madhe në botë për kancerin, thuhet se rreziku është ulur me një të tretën.

Ekspertët e përshkruan këtë gjë si një “punë të rëndësishmë” e cila do të bëjë që miliona gra të ndryshojnë trajtimin për kancerin në gji, transmeton Klan Kosova.

Globalisht, 1.7 milionë gra janë diagnostikuar me kancer të gjirit në mbarë botën çdo vit.

Rreth 80% e tumoreve janë të nxitur nga hormoni i femrave, estrogjeni.

Të dhënat e paraqitura nga Shoqëria Amerikane e Onkologjisë Klinike, tregojnë se përsëritja e kancerit të gjirit është ulur rreth 34 %.


Pacolli uron me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

$
0
0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë pak orë nga fillimi i muajit të Ramazanit, njofton Klan Kosova.

“Nga zemra ju uroj të gjithë atyre që mbajnë Ramazan, një agjërim sa më të lehtë. Paqja dhe mirësia mbretëroftë gjithmonë në zemrat tuaja.”

“Zoti na pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera gjatë këtij muaji të shenjtë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni më shumë para

$
0
0

Ndonjëherë të shpenzosh më shumë të holla për blerjen e disa produkteve ja vlen plotësisht për shkak të asaj çka ato na ofrojnë.

Por si ta dish se cilat produkte ia vlejnë? Ku mund ta dish se po pagyan për kualitet?

Mandi Woodruf ka shkruar një artikull mbi këtë temë duke realizuar pyetësorë të ndryshëm me blerës dhe shitës për të vërtetuar se për cilat produkte blerësit nuk janë pishman, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë produktet të cilat ia vlejnë më shumë investim nga ana e juaj.

Shtrati

“E dashura ime kishte dhimbje kronike të shpinës. Shpenzova 3000 dollarë amerikanë për dyshekun e dhomës së fjetjes. Nuk e kthej dot këtë blerje, ia ka vlejtur”

shtrati

Llambat elektrike

“Llambat elektrike të shtrenjta ia vlejnë për shkak të efektivitetit dhe jetëgjatësisë së tyre”

shtrati 1

Këpucat

kepucat

Xhaketa e dimrit

xhaketa

Paisjet shtëpiake

“Një mirëmbajtës i keq i shtëpisë blen paisje të lira për mirëmbajtje. Një mirëmbajtës i mirë i shtëpisë blen paisje më të shtrenjta për shtëpinë”

paisjet

 

Buka

“Më mirë shpenzoj edhe një dollarë më shumë për të blerë bukë kualitative dhe e di se çfarë po konsumoj dhe se është në të mirë të familjes sime”

buka

 

Stilolapsi

“Kam shpenzuar 4 dollarë  për një stilolaps. Shkrimi dhe pedantëria ime janë përmirësuar dukshëm. Nuk do të blej më kurrë stilolaps të 2 dollarëve. Po ndihem më i sigurt në shkrimet e mia tani, nuk turpërohem”

kimiku

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Sponsored by Revcontent
Want To Earn $1,792 (Daily) In Albania? Watch This Now
Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
2015 Successes and Drawbacks of the Ad Monetization Landscape
6 Best Native Ad Networks for Online Publishers
Google AMP Builds a Better User Experience on Mobile
Put Your Brand Protection On Autopilot
5 Essentials for a Successful Native Advertising Marketing Campaign
How Revcontent Grew Into A Content Innovation Powerhouse
Revcontent On AdBlocking, Transparency, and Ad Quality

Lajmet e fundit nga Lifestyle

Video lajmet e fundit

  •  

    Gjithçka që ndodhi në takimin e dy qeverive në Prishtinë – 03.06.216- …

    22:16, 3 Qershor 2016

  •  

    Rrëfimi i nënës së dëshmorit Altin Haskaj, që ishte i pari i “Shqip …

    22:15, 3 Qershor 2016

  •  

    Pjesëtarët e FSK-së ecin 11 kilometra për nderë të Mujë Krasniqit – …

    22:15, 3 Qershor 2016

  •  

    Marrëveshjet e dy qeverive – 03.06.2016 – Klan Kosova

    22:14, 3 Qershor 2016

  •  

    Thaçi shet shtëpinë në Veternik, për 360 mijë euro – 02.06.2016 – Kla …

    21:14, 2 Qershor 2016

  •  

    Mustafa Koalicioni me PDK po na shkon më mirë se mjalta – 02.06.2016 – Kl …

    21:13, 2 Qershor 2016

Emisionet e fundit

  • oraef
     

    Ora e Fundit – 03.06.2016 – Klan Kosova

    15:41, 4 Qershor 2016

  • ora 7
     

    Ora 7 – 04.06.2016 – Klan Kosova

    10:39, 4 Qershor 2016

  • lajmet
     

    Lajmet 20:00 – 03.06.2016 – KIan Kosova

    20:56, 3 Qershor 2016

  • info
     

    Info Magazine – Hikmete Bajrami – 03.06.2016 – Klan Kosova

    19:44, 3 Qershor 2016

  • oraepas
     

    Ora e Pasdites – 03.06.2016 – Klan Kosova

    19:40, 3 Qershor 2016

  • wazzup
     

    Wazzup – 03.06.2016 – Klan Kosova

    19:32, 3 Qershor 2016

Sponsored by Revcontent
Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
2015 Successes and Drawbacks of the Ad Monetization Landscape
6 Best Native Ad Networks for Online Publishers

Lajmet e fundit

  • 13339471_600153420159868_2959500088861546586_n

    Veseli në Vjenë: Kosova ka një rini të përgatitur për tregun e punës

    5:07 pm

  • Stilisti i cili dëshmon se çdo grua mund të duket si mbretëreshë (FOTO …

    5:00 pm

  • Hurmat arabe kanë shumë rëndësi për shëndetin

    4:59 pm

  • Hajnat e “zhveshin” veturën në qendër të Prishtinës (VIDEO)

    4:48 pm

  • Si duhet bërë funksionale marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, sipas Stavilec …

    4:09 pm

  • Kryeministri Mustafa përuroi funksionalizimin e Bifurkacionit të Nerodime …

    4:08 pm

Kolumne

FATOS LUBONJA

Mbi Eljanin dhe Erjonin

  • ARMAND SHKULLAKU

    Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

  • KADRI VESELI

    Koha t’ iu tregojmë ekstremistëve se religjionet janë vlerë e jona, e jo instrument i tyre

Shëndet

  • zsddzs

    Hurmat arabe kanë shumë rëndësi për shëndetin

    4:59 pm

  • Ushqimet për një kujtesë të shëndetshme

    2:00 pm

  • Dhëmbë të bardhë duke konsumuar fruta

    12:30 pm

  • Çfarë thonë studiuesit për kujtimet?

    11:00 am

Lifestyle

  • 393405-800-14477815391

    Stilisti i cili dëshmon se çdo grua mund të duket si mbretëreshë (FOTO …

    5:00 pm

  • Pasuroni iftarin tuaj të parë të Ramazanit me këto llokume!

    3:01 pm

  • Çka është e ndaluar dhe çka jo, në muajin e Ramazanit?

    1:59 pm

  • Ramazani – muaji më i shenjtë i myslimanëve

    1:44 pm

E fundit: Vardy kalon testet mjekësore në Arsenal

$
0
0

Sulmuesi i Leicester City, James Vardy ka kaluar testet mjekësore të Arsenal mbrëmjen e së dielës.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në Tëitter, gazetari i CNN Ben Fairthorne.

“Konfirmoj se Vardy ka kaluar me sukses testet mjekësore te Arsenal dhe shumë shpejt pritet që të nënshkruhet marrëveshja. Ajo do të bëhet zyrtare në ditët në vijim. Punë e kryer”.

“Kam qenë kritik i madh i Wenger në vitet e fundit, por që blerja e hershme e Xhakës dhe Vardy paraqet seriozitetin që ka ai sivjet. Së paku edhe dy transferime do të vijnë shumë shpejt”, ka shkruar Fairthorne, transmeton Klan Kosova.

Johnny Depp vazhdon koncertet pas akuzave se ka sulmuar bashkëshorten

$
0
0

Johnny Depp ka folur me fansat e tij pas akuzave që atij i janë bërë për sulm ndaj bashkëshortes së tij, modeles Amber Heard.

Aktori është shfaqur i buzëqeshur duke promovuar koncertin e tij të ardhshëm me Hollywood Vampires në Bukarest të Rumanisë më një video të postuar në rrjetet sociale.

Muzikanti shihet me një kitarë derisa ka të veshur një xhaketë lëkure derisa bën të ditur se koncerti i tij do të mbahet me  6 qershor, transmeton Klan Kosova.

Nuk dihet se kur është realizuar kjo video por ky koncert është i fundit i grupit  në Europë pasi ata pritet që të kthehen në Amerikë për të vazhduar performancat e tyre.

Ylli nuk ka komentuar akoma publikisht për akuzat se ai ka lënduar bashkëshorten e tij derisa avokati i aktorit i ka cilësuar këto akuza si false duke thënë se klienti i tij nuk u përgjigjet thashethemeve, storieve dhe informacionit fals mbi jetën e tij private.

Kjo vjen pas publikimit të disa mesazheve telefonike mes Amber dhe asistentit të Depp, Stephen Deuters ku shihet se Deuters i kërkon falje modeles në emër të aktorit për disa incidente të dhunshme.

Por Deuters vetë ka thënë se ai asnjëherë nuk ka bërë deklarata të tilla duke insistuar se 52 vjeçari nuk është shfaqur i dhunshëm ndaj askujt duke insistuar se një bisedë e tillë si ajo që është publikuar në media nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron.

Martin Shkreli do të përballet me akuza të reja

$
0
0

Shqiptaro-amerikani që u kthye në personin më të urryer në SHBA, Martin Shkreli, do të përballet me akuza të reja për mashtrim të investitorëve në një prej kompanive të të tij të ilaçeve.

Shkreli, i cili u bë i njohur botërisht për ngritjen e çmimeve të ilaçeve të HIV-AIDS dhe kancerit në SHBA është paditur së bashku me ish-avokatin e tij, Evan Greebel, për kohën kur drejtonte “Retrophin Inc”.

Dyshja është akuzuar për shpërndarje të aksioneve tek shtatë punonjës të kompanisë, në mënyrë për të fshehur pronësinë që Shkreli kishte mbi të.

Shkreli, i cili ishte drejtues i Retrophin derisa u largua nga bordi në vitin 2014, është akuzuar më herët për plaçkitjen e pasurive të  kësaj kompanisë për të paguar borxhet.

Prokurorët thonë se Shkreli ka humbur paratë e investitorëve të tij dhe pastaj u përpoq për të përdorur asetet nga Retrophin në mënyrë që t’i paguajë ata, duke krijuar një skemë mashtrimi me vlerë 11 milion dollarë.

Por 32-vjeçari doli i pafajshëm në lidhje me këto akuza, ndërsa pritet që tashmë të dalë para gjykatës së Brooklyn javën e ardhshme për t’u përballur me akuzat e reja.

Martin Shkreli u bë një nga personat më të urryer në Amerikë pasi “Turing Pharmaceuticals”, kompania që ai themeloi në vitin 2014 pas u largua nga Retrophin, bleu asetet e Daraprim dhe rriti brenda natës me mbi 50 herë çmimin e një ilaçi të rëndësishëm për trajtimin e HIV-AIDS dhe kancerit./Tch

 

Arban Abrashi: Të përhapim tolerancë, drejtësi dhe solidaritet

$
0
0

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka uruar me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, njofton Klan Kosova.
“Miq, në muajin e Ramazanit (agjërimit), atyre që agjërojnë dhe jo vetëm, ju dëshirojë sa më shumë begati, paqe dhe harmoni në jetë, familje dhe shoqëri.”

“Urojë, që në mesin e pafund të mirave që i atribuohen agjërimit dhe këtij muaji, të arrijmë të mirat e të qenurit më tolerant, më të drejtë dhe më solidar me njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë me paqe ju dhe atdheun tonë të çmuar!”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook.

Autobusi i kombëtares shqiptare në Francë

$
0
0

Gjithçka gati për Europian, madje edhe autobusi i kombëtares. Nëse De Biasi dhe lojtarët duhet që akoma të punojnë për të mos përsëritur gabimet e ndeshjes ndaj Ukraniës, jashtë fushës gjërat duken se janë në drejtimin e duhur.

Tashmë kanë dalë fotot e para ku shihet autobusi me të cilën “kuqezinjtë” do të udhëtojnë nga njëri stadium në tjetrin, apo nga rezidenca deri në qendrën stërvitore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, në autobus dallohet qartë slogani “O sa mirë me qenë shqiptar”, slogan i cili doli fitues në sondazhin e UEFA-s për të cilën tifozët shqiptarë votuan para disa muajsh, shkruan TopChannel.


Hollande: Euro 2016 do të ketë sukses pavarësisht kërcënimeve të ekstremizmit

$
0
0

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se kërcënimi i ekstremizmit nuk do të ndal Kampionatin Evropian që të jetë i sukseshëm ,transmeton Klan Kosova.

Hollande gjatë një interviste në radio France Inter tha se masat parandaluese për kampionatin, përfshirë rreth 90 mijë forca të sigurisë, do të sigurojnë që ndeshjet në 10 qytetet franceze të zhvillohen të sigurta.

Hollande tha se Franca vendosi të vazhdonte me organizimin e “Euro 2016”, pavarësisht dy sulmeve gjatë vitit të fundit, dhe synon që ai të jetë “një festival për njerëzit dhe për sportin”.

Megjithatë presidenti francez tha se spektatorët gjatë një muaji të zhvillimit të turneut, që nis të premten, duhet të pranojnë kontrollet e sigurisë kur ata të hyjnë në stadium apo në zonat e rezervuara për tifozët.

Basha: Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar

$
0
0

Kreu i Partisë Demorkatike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Basha uron që sakrifica dhe lutjet në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim.

“Të dashur besimtarë myslimanë, në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifica dhe lutjet tuaja në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim. Zoti pranoftë lutjet tona për një Shqipëri më të drejtë e të begatë dhe për një jetë më të mirë për çdo shqiptarë”, thuhet në urimin e Bashës.

Tovërlani: Kemi mbetur me stadiume të kohës së Titos

$
0
0

Në emisionin Sports Show të Klan Kosova, është duke u diskutuar për moslicencimin e klubeve kosovare, Ferronikeli dhe Prishtina nga UEFA.

Afrim Tovërlani – trajner i kampionit Ferronikeli ka thënë se ka qenë i çuditshëm vendimi nga organizata më e madhe e futbollit evropian linja jashtë e klubeve nga Kosova.

Ai thotë se deri në momentet e fundit është folur për veshjet e futbollistëve dhe fanellat si do të duken, më pas ka dalë shkak infrastruktura.

“Ka qenë një shuplakë e rëndë për neve.”

“Fajin kryesor sa i përket infrastrukturës e ka qeveria, sepse klubet me buxhetin e tyre nuk mund të ndërtojnë stadiume.”

“Kemi mbet me stadiume të kohës së Titos, dhe për 17 vjet asnjë qeveri nuk ka investuar 4-5 milionë në futboll për të pasur një stadium që i përmbush standardet e UEFA-s”, ka thënë Toverlani, njofton Klan Kosova.

Muqiqi: Mbetëm jashtë ndeshjeve të UEFA, parregullsitë s’kanë qenë të mëdha

$
0
0

Nënkryetari i KF Prishtina, Afrim Muqiqi në Sports Show të Klan Kosova ka thënë ta kenë ditur se mund të mbeteshin pa u licencuar nga UEFA, për të marrë pjesë në garat evropiane.

Muqiqi ka thënë se shkak është infrastruktura jo e mirë e stadiumeve që posedojnë klubet kosovare.

“Si klube mbetëm jashtë, shkaku i stadiumeve, por do Zoti e të mos mbetet edhe Kombëtarja.”

“Kemi kërku që ndeshjet të zhvillohen jashtë, por përgjigja ka qenë negative, pasi kjo lejohet vetëm në rast të jashtëzakonshme.”

Muqiqi ka thënë se parregullsitë nuk kanë qenë aq të mëdha, por që linja jashtë ndeshjeve të UEFA-s mund të jetë edhe politike.

Pse ndihemi të lodhur pasi hamë bukë?

$
0
0

Konsumimi i ushtrimit shpesh na bën që të ndihemi të lodhur, madje ndihen të përgjumur dhe kërkojnë që të flenë. Veçanërisht nëse konsumohen sasi të mëdha ushqimi, dëshira për të fjetur është edhe më e madhe. Metabolizmi tretës harxhon shumë energji për të tretur ushqimin pas buke.

Sa më i madh të jetë sasia ekonsumuar, aq më e madhe do të jetë dhe energjia e harxhuar për tretjen e tij. Kjo energji e harxhuar më pas bëhet shkak i lodhjes ose përgjumjes. Edhe përbërja e ushqimit është po aq e rëndësishme sa sasia e porcionit. Një ushqim i lehtë mund të minimizojë gjumin, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet se çfarë keni ngrënë. Kjo sepse rritja e nivelit të sheqerit në gjak ndryshon nga lloji i ushqimit të konsumuar.

Pas konsumimit të ushqimeve e karbohidrate vihet re një rritje e sheqerit në gjak. Nëse nuk dëshironi të përgjumeni pas buke, atëherë zgjidhni perimet, peshkun, frutat dhe mishin e pulës në vend të produkteve të pasura me shumë karbohidrate.

Produktet që përmendëm nuk ndikojnë në lëvizjen e nivelit të sheqerit në gjak. /Albeu

 

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live