Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Shqiptarët, prej emigrimit në “Euro 2016” (VIDEO)

$
0
0

Televizioni i njohur italian Sky Sport i ka kushtuar kronikë të veçantë kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Evropian në Francë.

Ata kanë treguar fatin e shqiptarëve nga emigrimi i tyre në Itali, e deri te suksesi me përzgjedhësin, Gianni De Biasi.

Kronikë nga Naim Selmani.


Basketbollisti kosovar, që nuk po e lëshon Sllovenia (VIDEO)

$
0
0

Të paktën edhe një vit, basketbollisti Erjon Kastrati, do të jetë reprezentues i Kombëtares së Sllovenisë pasi këta të fundit, e kanë blinduar basketbollistin nga  Prishtina qe të mos luaj për Kosovën.

Kastrati shpresoi shumë që në kualifikimet për Eurobasketin 2017”, Sllovenisë mos t’i bie në grup Kosova, por kjo dëshirë nuk iu plotësua.

Kronikë nga Jon Ajeti.

Qeveria paditë protestuesit antiqeveritarë në Maqedoni

$
0
0

Ministria e Punëve të Brendshme, Njësia për krim të Dhunshëm në Maqedoni, po vazhdon të paraqesë padi penale në Prokurorinë Publike për protestuesit antiqeveritarë

Vetëm të premten, 7-të protestues janë paditur për shkak të “pjesëmarrjes në turmë”.

E njëjta njësi në Manastir, ka paditur 26 persona të cilët janë thirrur në bisedë informative në lidhje më dëmtimet që i kanë shkaktuar ndërtesës së komunës duke hedhur vezë dhe ngjyrë, shkruan Zhurnal, transmeton Klan Kosova.

Për njërin nga të akuzuarit policia thotë se ka shkaktuar dëm prej 3000 eurove duke hedhur ngjyrë mbi Portën e Maqedonisë, ndërsa një tjetër akuzohet se ka bërë distribuimin e ngjyrave pasi në veturën e tij janë gjetur disa litra ngjyrë e përdorur nga protestuesit.

Pritet vendimi i Prokurorisë Publike nëse do t’i akuzojë të paditurit ose jo.

 

Ministri Saimir Tahiri denoncon përgjimin

$
0
0

Pas shumë informacionesh kontradiktore, të enjten prokurori i përgjithshëm në Shëipqri ka hequr çdo dyshim lidhur me dosjen hetimore të përgjimeve te supozuara nga Interforca.

Prokuroria nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e policisë italiane, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Tiranës po zhvillon për ekzistencën e një pajisjeje të dyshuar përgjuese.

Por afera e përgjimeve duket se ka marrë edhe një tjetër zhvillim të papritur. Burime nga prokuroria i kanë konfirmuar Top Channel se njësia task forcë në Prokurorinë e Tiranës ka marrë në dorë kallëzimin e një punonjëseje të Ministrisë së Brendshme për një pajisje të konstatuar në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Denoncuesja, e cila është e punësuar si sekretare në paradhomen e ministrit të Brendshëm, ka deklaruar se e ka zbuluar aparaturën pranë grirëses së letrave.

Hetimet kanë nisur prej 13 ditësh dhe drejtohen nga prokurori Ardian Braho. Grupi hetimor është në pritje të një përgjigjeje të ekspertëve të kriminalistikës për këtë aparaturë.

Dy pyetjet kryesore për të cilat prokuroria e kryeqytetit pret përgjigje janë: çfarë marke është kjo aparaturë? Dhe, sa është perimetri në të cilin pajisja konsiderohet funskionale?

Prokuroria dyshon paraprakisht se pajisja është e një natyre transmetues analog, që përdoret për të transmetuar material audio në një vend tjetër.

Por pyetja së cilës vështirë t’i jepet përgjigje është fakti se regjistrimi i kallëzimit të sekretares së Tahirit është bërë në të njëjtën ditë dhe thuajse në të njëjtën orë kur ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi saktësisht të njëjtin lajm në profilin e tij në Facebook, më datë 20 maj.

Prokuroria nga ana e saj deklaron se e ka regjistruar çështjen për dyshimet e shpërdorimit të detyrës, pasi ka dyshime se ajo mund të jetë instaluar nga punonjës të këtij institucioni, ndërkohë që pritet të kryhet edhe këqyrja e kamerave, përmes të cilave shpresohet të identifikohen personat e përfshirë. /Top Channel

Fotografi që tregojnë dashurinë në mes çifteve (FOTO)

$
0
0

Fotografi Tomasz Laskowski, nuk ka dashur kurrë që fotografitë e fejesave apo dasmave të çifteve t’i bëjë ashtu siç jemi mësuar t’i shohim çdo herë, pra fotografi ku çifti shihet i rregulluar për tu fotografuar.

“Unë dëshiroja që t’i kapturoja emocionet e vërteta dhe momentet e tyre të dashurisë”.

“Kështu që ua krijova mundësinë që thjeshtë të jenë së bashku. Të kapin duart e njëri – tjetrit dhe të shprehin dashurinë”.

“U them atyre që thjesht të mos flasin dhe të jenë së bashku”, shprehet Laskowski.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë të cilat i realizon ky fotograf.

cift3

cift2

cift19

cift14

cift13

cift11

cift9

cift8

cift7

cift6

cift5

cift4

Gabimet që i bëni, gjatë të bërit dush

$
0
0

Nuk ka asgjë që ju gjallëron më shumë se sa një dush i nxehtë në mëngjes. Por shumica prej nesh, bëjmë gabime të thjeshta të cilat mund të na kushtojnë me shëndetin tonë, paralajmërojnë ekspertët.

Për shembull, përderisa të bërit dush çdo ditë na bën të kemi aromë të freskët trupore, ne e prishim habitatin e baktereve natyrale në trupin tonë të cilat i prodhojnë yndyrnat e nevojshme për lëkurë.

Dushi i përditshëm

Shumica prej nesh, nuk largohen nga shtëpia pa bërë dush. Mirëpo një studim i Universitetit të Kalifornisë, thotë se të larit aq shpesh mund të jetë i dëmshëm për trupin për shkak se i mbanë larg bakteret e mira të cilat trupi i përdorë për t’i luftuar infeksionet.

Dushi i gjatë

Një dermatologe e quajtur Anjali Mahto, thotë se nuk është mirë për lëkurën që të rrini shumë gjatë në ujë të nxehtë për shkak se lëkura më pas thahet.

Përdorimi i sapunit

34DA4A0B00000578-3514020-The_skin_on_the_arms_and_legs_doesn_t_contain_a_lot_of_oil_so_cl-a-9_1464867888684

Ekspertët e dermatologjisë, thonë se jo në çdo vend të trupit duhet të përdoret sapuni sepse kjo e shkatërron sistemin tuaj imunitar.  Duart dhe këmbët, nuk kanë nevojë të pastrohen me shumë sapun sepse janë pjesët e trupit, ku lëkura është shumë e thatë.

Përdorimi i rrjetave për fërkim

34DA55BC00000578-3514020-Over_exfoliating_can_damage_the_skin_s_vital_barrier_function_ma-a-11_1464867961301

Këto lloj rrjtash që i përdorni për tu fërkuar gjatë dushit, janë habitat i përkryer për bakteret. Kj për shkak se gjatë fërkimit ato heqin copa lëkure nga trupi ynë dhe kështu bëhen të mbushura me baktere. Mundohuni të mos i përdorni.

Zyrtare: Bartra lë Barcelonën për Dortmundin

$
0
0

Barcelona ka njoftuar se Marc Bartra do ta lërë ekipin këtë verë, duke konfirmuar se mbrojtësi do t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Pavarësisht kundërshtimeve të mëhershme të drejtorit sportiv të këtij ekipi Robert Fernandez i cili kishte thënë se Bartra s’do të lejohej të largohej nga Barcelona, ekipi ka bërë me dije se ai do të ikë në Dortmund.

Në deklaratën e blaugranasve, thuhej se: “Barcelona njofton se klubi gjerman Borussia Dortmund, ka shprehur dëshirë që në ekip ta aktivizojë lojtarin Marc Bartra dhe çmimi i transferim është 8 milionë euro”, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Shqipëria e Ukraina, të barabarta në pjesën e parë

$
0
0

Shqipëria dhe Ukraina, kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes miqësore që po zhvillohet në Bergamo të Italisë.

Stepanenko nga afërsia pas 8 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e ukrainasve. Ishte ky sulmi i vetëm i Ukrainës në këtë pjesë dhe ashtu mbeti deri në fund.

Ndërsa, për shqiptarët shënoi Armando Sadiku duka ua zbehur ukrainasve gëzimin e golit, vetëm katër minuta më pas.


Stella Maxwell zhvishet për revistën Maxim

$
0
0

Supermodelja e Victoria’s Secret, Stella Maxwell, ka tërhequr mjaft vëmendje me fotosesionin e saj të fundit për revistën Maxim.

Kjo revistë, fotot e së cilës janë bërë në Kaliforni nga Gilles Bensimon, ka emëruar bukuroshen Maxwell si femrën më seksi në botë.

Në fotografitë që kishin për temë shkretëtirën, supermodelja shihet pothuajse e zhveshur, në disa foto me rroba të bardha e në disa vetëm me qafore sa për të mbuluar pjesët intime.

Për me tepër, 25 vjeçarja ka thënë për këtë revistë që jo gjithmonë ishte vajza më e bukur në shkollë.

“Besoj që në që kemi arritur suksese, jemi rritur brenda vetes përgjatë të 20-tave tona” ka thënë Maxwell për revistën Maxim.

Racy! supermodel Stella Maxwell has proven she can raise eyebrows as she strips of her her raunchiest shoot to date

Cheeky: The stunning Victoria's Secret beauty has shown off her stunning figure for Maxim magazine

Strike a pose: Another snap shows Stella going completely nude apart from a metal body-piece, while she covers up her crotch in just a leather jacket

Naked ambition: The editorial, shot in California by Gilles Bensimon as she was named world's hottest woman by the publication

Perky: The star was not shy in showing off her curves as she shot a series of stunning snaps

Cover up: In one rare snap of her covered up she sports she hides her crotch with her hands as she sports just a leather jacket

Close up and personal: The star smizes for the camera as she sports some shades     Close up and personal: The star smizes for the camera as she sports some shades

Let's dance: Finally slipping into some clothes, the stunning 25-year-old frolics around in a skimpy white dress

Candid: Speaking to Maxim, she says that she believes she has grown into her stunning looks in her twenties

Looking back: Proudly sharing the snaps on Instagram, Stella wrote to her fans: 'Thank you to @maximmag for naming me No1 hottest girl 2016. Shot by the wonderful @gilles_bensimon in Joshua Tree

 

 

Në Israel vajzave të reja u ndalohet të vozisin biçikleta

$
0
0

Një udhëheqës hebre në Israel, ua ka ndaluar në disa pjesë të shtetit izraelit vajzave mbi moshën 5-se vjeçare, të vozisin biçikleta.

Arsyeja për këtë ndalesë kaq të çuditshme, është se ai konsideron që vozitja e biçikletës nga vajzat më shumë se 5 vjeçare, është veprim provokativ.

Rabini i qytetit Nahloat, i ka bindur vizituesit e sinagogës së tij, se nëse vajzat e reja vozisin biçikleta, kjo do t’i dëmtonte ato dhe mënyra se si ato ulen në biçikleta, mund t’iu duket pozitë provokative meshkujve, shkruan The Independet, transmeton Klan Kosova.

“Kovaçiq i mirëpritur tek Inter”

$
0
0

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka thënë se dera është gjithmonë e hapur për kthimin e Mateo Kovaçiq në San Siro, por shpreson që ai të bëhet i madh tek Real Madrid.

Kovaçiq u largua nga Inter vitin e shkuar, por ka pasur një edicion të vështirë me Los Blancos, duke luajtur shumë pak takime në La Liga.

Kroati dëshoi të jetë në listën e lojtarëve të preferuar të Zinedine Zidane, duke mos u futuar as në 18-shen për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid, ndaj përflitet shumë një largim i mundshëm i tij nga Madridi.

 

Thaçi viziton kufirin me Malin e Zi (FOTO)

$
0
0

Presidenti Hashim Thaçi e ka vizituar trekëndëshin kufitar Kosovë – Shqipëri – Mal i Zi, me ç’rast në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një fotografi.

hasha

Me mot më të ngrohtë, ndryshova këtë vikend edhe shtigjet e shetitjes. Këtu përgjatë bregoreve të Sulbicës në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri – Mal të Zi. HTH

Kufiri me Malin e Zi, përkatësisht demarkimi i tij, është teme e nxehtë në Kosovë, që ka çuar edhe në protesta e bojkot të Kuvendit nga subjektet opozitare.

Cristiano Ronaldo bën qejf me një brune seksi

$
0
0

Si kapiten i ekipit portugez, është nën presion të madh që të udhëheq ekipin drejt fitores në Kampionatin Evropian javën e ardhshme.

Andaj Ronaldo po e shijon në maksimum pushimin e merituar.

Ai është parë të premten në Ibiza në shoqërinë e një vajze brune tejet seksi.

Këta të dy janë parë në një jaht luksoz duke bërë qejf e vallëzuar, nën rrezet e diellit.

Cosy: Seemingly helping him to de-stress and unwind ahead of EUFA 2016 Cristiano Ronaldo enjoyed the company of a curvaceous brunette, who danced with him aboard a luxury yacht in Ibiza on Friday

Steamy session: With her arms wrapped around his neck and the footballer's hand on her waist, the pair seemed to be in good spirits as they enjoyed a dance

Tanned and toned: Clad in a pair of minuscule striped swimming trunks, the Portuguese athlete showed off every inch of his gym-honed body, flaunting his muscular physique

Pretty cosy! The pair appeared to be enjoying an embrace as they cuddled up on the deck

Life's a peach: Cristiano's female companion opted for a skimpy black bikini that showed off her incredible figure, putting her pert posterior on full display

Helping hand: The pretty brunette placed a hand on the footballer's thigh as she cuddled up to him

Bevvy of beauties: Cristiano was joined by a group of swinwear clad pals on the trip 

 

I rrufeshmi Ali: 11 grushte në 11 sekonda (VIDEO)

$
0
0

Muhammad Ali ishte i njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme – gjë që tregohet në një klip të përballjes me Brian London, më 1966.

Ikona e boksit, arriti në Londër më 6 gusht 1966 si kampion bote i peshave të rënda, me 24 fitore nga po aq ndeshje, transmeton Klan Kosova.

Ai kishte nokautuar Henry Cooper në të njëjtin qytet rreth tre muaj më herët dhe tani po kthehej për ta mbrojtur titullin.

Iu deshën vetëm tre raunde për ta mposhtur London-in, pasi ndaj tij lëshoi një breshëri grushtesh, të cilëve vështirë se do t’u përballonte kushdo.

Fontanat mahnitëse nëpër botë (FOTO)

$
0
0

Metalmorphosis Mirror , SHBA

Julie Penrose, SHBA

Water Boat, Spanjë

Divers Fountain, Emiratet e Bashkuara Arabe

Floating Faucet, Spanjë

Swarovski, Austri

Charybdis Vortex, Mbretëria e Bashkuar

Emiratet e Bashkuara Arabe

The Stravinsky, Francë

Banpo Bridge Rainbow, Korea Jugore

Waterfall Graphic Print, Japoni


United transferon një mbrojtës

$
0
0

Manchester United është në prag të arritjes së marrëveshjes për nënshkrim me mbrojtësin e Villarreal, Eric Bailly, për 40 milionë euro.

Skuadra e Jose Mourinho ka arritur marrëveshje me Villarreal dhe pritet që modalitetet të përfundohen së shpejti.

Leicester City dhe Barcelona e kanë përcjellë mbrojtësin tash e një kohë, por skuadra nga Old Trafford me gjasë do të jetë destinacioni i tij.

 

Qetësohet Sena, por Parisi ende në alarm

$
0
0

Duke bërë bilancin provizor të përmbytjeve në Francë, kryeministri Manuel Valls ka folur për 4 të vdekur, 24 të plagosur dhe 20 mijë të evakuuar.

Sipas mediave franceze, niveli i lumit ka nisur të bjerë që prej orës 2 të mëngjesit dhe vijon të bjerë orë pas ore, por autoritetet druhen se fryrja e lumit është spostuar diku tjetër. Në 18 qarqe franceze ku kalon Sena vëmendja mbetet e lartë.

Dëmet e shkaktuara ndërkohë mbeten të mëdha, rreth 17 mijë shtëpi në shkallë vendi janë pa energji elektrike, ndërkohë që në kryeqytet uji detyroi atraksionet kryesore të kulturës, përfshirë muzeun Louvre, të mbylleshin dhe të spostonin veprat e tyre që ndodheshin në katin përdhes.

“Aktualisht, vëmendja e autoriteteve vendore është fokusuar në rajonin Rouen, në Normandi dhe në veri-perëndim të Francës”, ka deklaruar ministrja e Ambjentit, Segolene Royal.

“Duhet të qëndrojmë në gatishmëri për atë zonë, sepse në orët e ardhshme janë parashikuar batica të forta në Detin Atlantik dhe mund të shërbejnë si shtysë për fryrjen e lumit”, ka thënë Royal.

Çka i ndodh mendjes kur ushtroni?

$
0
0

Ngrit disponimin

Studime të ndryshme tregojnë që disponimi juaj rritet me anë të ushtrimeve. Edhe nëse bëni palestër apo vraponi, stresi juaj ulet si dhe ka përmirësime në shëndetin tuaj mendor në përgjithësi.

Ndërsa Asociacioni i Psikologeve Amerikan (APA) ka deklaruar që ushtrimet ju bëjnë që të ndiheni më të lumtur.

 

Ul stresin

Ushtrimet janë një mënyre biologjike përmes së cilës truri forcohet, e në këtë mënyrë e ka më të lehtë të përballoj stresin.

Të bërit palestër ul në përgjithësi nivelet e stresit, si dhe ngrit aftësitë tuaja të përballjes me situata të vështira dhe stresuese.

 

Ngrit vetëbesimin tuaj

Përveç që ngrit disponimin tuaj, ushtrimet e rregullta ndihmojnë në perceptimin e një imazhi më të shëndetshëm të trupit tuaj.

Si rezultat i ndryshimeve trupore apo ndjenja e krenarisë së përfundimit të ushtrimeve të parapara, ju bën që të keni më shumë besim në vete.

 

Ju ndihmon që të flini rehat

Të gjithë e dimë që sa më shumë gjumë aq më shumë energji do të kemi. Ushtrimet e rregullta ndihmojnë që të keni një orar të gjumit.

Sipas studimeve të fundit personat që ushtrojnë rregullisht bëjnë gjumë më të rehatshëm se sa ata që nuk merren me ndonjë aktivitet fizik.

Victoria Beckham poston foto nga pushimi i saj

$
0
0

Ajo së fundi është kthyer nga një pushim në Meksikë, ku qëndroi për martesën e shoqes së saj Eva Longoria.

Megjithatë, Victoria, është duke e shijuar edhe një tjetër pushim, me ç’rast postoi fotografi këtë  të shtunë.

Duke pozuar pranë oqeanit , 42 vjeçarja tregoi linjat e saj trupore mjaft seksi dhe duket se po kënaqej.

Leggy lady! Victoria Beckham was enjoying another fun filled getaway on Saturday as she shared some snaps of herself soaking up the sun, posing by the crystal clear ocean with her hand in the air

Sun seeker: She shared another snap topping up her tan as she enjoyed a little snooze whilst clad in a palm tree printed cap and her trademark large sunglasses as she explained she was having 'family time'

Natural beauty: The pink and purple tones in one picture looking truly magical

Në Francë, me flamur kombëtar gjigant (VIDEO)

$
0
0

Një material prej sateni po ngjyroset i tëri me ngjyra kuq e zi.

Në fakt në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante, njofton Klan Kosova.

Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francën, më 15 qershor në Euro 2016.

Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet të zë vend në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ani pse u nis nga një njeri, ideja e Rinorit gjatë rrugës gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

Kronikë nga Mejreme Gashi.

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>