Nëse keni një bluzë të vjetër, mos u ngutni që ta hidhni atë.
Më poshtë ju sjellim disa ide se si ju mund ta ktheni një bluzë të vjetër në një sikur të re, transmeton Klan Kosova.
Nëse keni një bluzë të vjetër, mos u ngutni që ta hidhni atë.
Më poshtë ju sjellim disa ide se si ju mund ta ktheni një bluzë të vjetër në një sikur të re, transmeton Klan Kosova.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, ka deklaruar se vetëm në zonën e Budakovës gjatë kohës së luftës në Kosovë, kishte pasur 533 ushtarë.
Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se në mesin e veteranëve hyjnë edhe ata që e kanë ndihmuar UÇK-në me logjistikë.
“Vetëm në Budakovë kam pas një batalion prej 533 ushtar në vitin 1998. 7000 ushtarë të UÇK-së kishte deri në vitin 1998. Kur i kemi përcaktuar kriteret në ligj, nuk kemi thënë se i kemi ndarë ata që kanë luftuar, kanë sjellë armë, kanë strehuar ushtarë etj. Sipas ligjit, nuk do të thotë se këta nuk janë veteranë. Ka pasur shërbime të ndryshme brenda UÇK-së që e kanë përbërë ushtrinë”, ka thënë Halitjaha në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.
Një gjykatë në Indi i ka dënuar 24 persona për përfshirje në një prej masakrave më famëkeqe gjatë trazirave anti-myslimane të vitit 2002 në Gujarat.
Kurse nga akuzat janë liruar 36 persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Aktivistët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke thënë që do të apelojnë për këtë vendim.
Këto trazira ishin më të këqijat që nga pavarësia e Indisë. Më shumë se 1 mijë persona, shumica mysliman u vranë pas shpërthimit të një zjarri që në fillim vrau 60 pelegrinë hindu.
Myslimanët u gjykuan për ndezjen e zjarrit, kurse hindut më vonë nga hakmarrja shkuan nëpër lagjet myslimane dhe qytetet përreth Gujarat për të kryer masakrën që ndodhi për tri ditë.
Në fshatin Gushafc të Mitrovicës është përuruar fabrika e për prodhimin e kërpudhave, Hirano Mushroom.
Pos kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, që është bashkëpronar i saj, në këtë ceremoni erdhi edhe homologu i tij nga veriu, Goran Rakiq.
Asnjëri nuk foli për ndasitë në qytetin e tyre ndërsa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli bëri hapjen zyrtare të kësaj fabrike.
Ndërsa drejtori i kompanisë, Valdrin Lluka tregoi se në këtë kompani aktualisht janë të punësuar 70 punëtorë, njofton Klan Kosova.
Ky projekt është bashkëpunim i disa investitorëve nga Japonia, Holanda, Franca e Kosova ndërsa ndërtimi i gjithë kësaj fabrike që u tha të jetë më e madhja në Ervopë, ka kushtuar 5 milion euro.
Kronikë nga Dibran Istrefi.
Avni Klinaku, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, që para pak ditësh e cilësoi si skandaloz numrin (46,000 veteranë) e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë që kanë fituar statusin e veteranit të luftës, po thotë se këtë titull nuk e meritojnë të gjithë ata që e kanë marrë.
Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Klinaku u shpreh edhe jnëherë se listat janë skandaloze dhe numrat e individëve që luftuan në Kosovë janë dyfishuar.
“Që nga fillimi nuk na ka pëlqyer ky proces, me definicione jo të sakta dhe me krejt atë që ka prodhuar. Duhet të vijmë në nj konstatim nëse numri nuk është i fryrë, nuk ka çka të lëndohet askush, por nëse është i fryrë atëherë i bie se dikush është barazuar me dikë pa meritë. Pakënaqësia jonë është hartimi i ligjit dhe listat që kanë dalë nga aty, sepse janë skandaloze”, deklaron Klinaku.
“Shifrat që kanë pas shoqatat e dala nga lufta dhe dokumentet nga komandantët e zonave të cilat ata vet i kanë nënshkruar dalin të dyfishuara. Kjo e dëmton shëmbëlltyrën e këtij procesi”, ka përfunduar ai.
Zvicra e ka mposhtur Moldavinë 2:1 në një ndeshje miqësore.
Golat për helvetikët i kanë shënuar Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, njofton Klan Kosova.
168 pjesëtarë të FSK-së të premten kaluan 11 kilomentra në këmbë për nder të marshit kondicional “Pranvera 2016”. Bartën 15 kilogram në shpinë.
Ata u nisën rreth orës 9 nga Klina për të arritur në mesditë në Ujmirë ku u pritën me lule nga nxënësit e shkollës “Ali Krasniqi”, vëllai i dëshmorit Mujë Krasniqi, për nder të të cilit u mbajt marshi.
Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Halil Berisha.
Ani se ishte larg, si nënë e ndjeu se djali iu vra, kur e pa malin në Pobergjë të Deçanit tek digjej.
Me 3 qershor të vitit 1998-të në malet e Deçanit u vra pjesëtari i parë i njësisë speciale të UÇK-së “shqiponjat e zeza”, Altin Haskaj.
Ndërsa, tani pas 18 vjetësh nëna e tij thotë se trupin e të birit nuk kishte mundur ta shohë deri në nëntor, e atëherë ishte takuar vetëm me eshtrat e tij.
Ajo i kishte dërguar eshtrat e tij në fshatin Jerzniq të Deçanit.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
Gani Geci dëgjoi të premten verdiktin final të gjykatës në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës për akuzat kundër tij.
Ai u shpallë fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit të kryer më 4 gusht të vitit 2014, njofton Klan Kosova.
Për këtë akuzë dhe për armëmbajtje pa leje, Geci u dënua me 4 vite e gjysmë burgim.
Akuzat u cilësuan pa baza nga mbrojtja e Gecit e trupi gjykues e la të lirë ish deputetin e Kuvendit të Kosovës derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishm.
Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Dibran Istrefi.
64 vjeçari, Sabit Latifi ka mbetur i vdekur pasi nuk i mbijetoi plagëve që mori në përleshje me fqinjët e tij.
Familja Latifi nuk dëshiroi që të flas për Klan Kosovën në lidhje me këtë rast, njofton Klan Kosova.
Por për këtë rast policia e ka cilësuar si vrasje të rëndë dhe ka njoftuar për arrestimin e shtatë personave, dy nga të cilët janë në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Mejreme Gashi.
Në mesnatën e së enjtes, në shkollën e mesme profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq, janë vjedhur pothuajse të gjithë ditarët, njofton Klan Kosova.
Hajnat kanë hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren e gjithashtu edhe sallën e arsimtareve, përderisa objekti shkollor gjate natës nuk ka roje, kjo ngaqë ka kamerat e sigurisë.
Për rastin në fjalë drejtori i shkollës “Ismail Dumoshi”, Sahit Zeqiri, ka thënë që arsyeja mund të jetë suksesi i dobët i dy prej klasave të kësaj shkolle, njëkohësisht ai iu është drejtuar organeve kompetente.
Organet e policisë nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.
Ndërsa në drejtorinë komunale të arsimit, thanë se për pak kohë do t’i drejtohen ministrisë së arsimit, për të parë se si do të veprohet më tutje në qoftë se ditarët nuk gjenden.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi
Ndeshja miqësore Kosova – Ishujt Faroe, ka nisur nga ora 20:00, ndeshje kjo që po luhet në stadiumin e FSV në Frankfurt të Gjermanisë.
Gjatë minutave të parë, nuk ka pasur asnjë gol nga asnjëra prej skuadrave ndërsa për herë të parë në një ndeshje është intonuar himni shtetëror i Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ndeshjen po e përcjellin rreth 4 mijë shikues.
Punëtorët e Hotel “Victory” të premten u larguan nga objekti nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Policia e Kosovës.
Objeti i këtij hoteli i përkiste biznesmenit Bedri Selmani, ish anëtar i PDK-së ndërsa konsiderohej si pronë e uzurpuar, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Valon Rushiti.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook ka shkruar pë ndeshjen miqësore në mes të Kosovës dhe Ishujve Faroe.
“Ndeshja e futbollit në mes të djelmoshave tanë dhe Ishujve Faroe, është ndeshje që tejkalon peshën e rezultatit. Ju urojmë suksese sportistëve tanë që në mënyrë të denjë të përfaqësojnë frymën e sportit për argëtim, zhvillimin dhe krahasimin e aftësive sportive. Urime përfaqësues të futbollit tonë, gëzuar të gjithë futboll dashes!”, ka shkruar Veseli.
Foshnja më e madhe në Kosovë, Amari nga Mitrovica, me peshë 5 kilogram e 820 gram, sot ka tre ditë që erdhi në jetë.
Gjinekologu që tash e 20 vjet punon në qendrën e gjinekologjisë në QKUK, ka vlerësuar se përkundër peshës së madhe të fëmijës, ai edhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lindja e ditës së mërkurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është një ndër të rrallat që ndodh në këtë institucion shëndetësor.
Raste si këto janë të rralla edhe në botë, pasi pesha mesatare e foshnjave është nga 3-4 kilogram.
Kronikë nga Arbëresha Shpati
Ekspertët e shëndetit nga shoqata “Cancer Causes and Control”, kanë ardhur në përfundim se njerëzit që i takojnë komunitetit Amish, janë njerëzit më të shëndoshë në Amerikë, për shkak të stilit të jetës që kanë dhe mënyrës se si ushqehen, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Klan Kosova.
Pjesëtarët e këtij komuniteti, janë të vetmit në mesin e të cilëve nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes së kancerit.
Ekspertët e Universitetit të Ohio’s, kishin nisur studimet në këtë komunitet, për të parë nëse mungesa e mjekësisë konvencionale e rriste rrezikun për kancer te ta.
Shumica e anëtarëve të komunitetit Amish, bazuar në besimet dhe sistemet e tyre vlerore, nuk konsumojnë duhan e as alkool dhe nuk bëjnë jetë imorale.
Ekspertët kanë konkluduar se stili i jetës është një indikator shumë i rëndësishëm në rrezikun për tu sëmurë nga kanceri.
Disa të rinj nga Mitrovica, morrën pjesë të ndryshme të biçikletave nga vende të ndryshme, në mënyrë që të krijonin të reja e ti vinin në funksion përsëri.
Kjo u bë në bashkëpunim me organizatën për paqe e mirëkuptim mes vendeve të ndryshme, me qëllim të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së ambientit natyror.
E këto biçikleta të rregulluara të premten i morën nxënësit e shkollës fillore “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë, gjë që i gëzoi shumë këta fëmijë.
Kronikë nga Arbresha Fazliu
Vila ekstravagante në Las Vegas, ku legjenda Michael Jackson kishte jetuar dikur, është në shitje për 9.5 milionë dollarë.
Shtëpia 24,276 metra katrorë, ka shtatë dhoma gjumi dhe një fontanë shumë të madhe në oborr.
Jackson që kishte ndërruar jetë në këtë vilë në vitin 2009, jetonte në këtë shtëpi me fëmijët e tij që nga viti 2007, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Në fotografitë më poshtë, mund të shihni detaje nga shtëpia e Jackson, që mund të bëhet e juaja po qetë milionerë:
E ndërtuar në vitin 1952, kjo shtëpi ofron stilin mediteran spanjoll me mure shumëngjyrëshe.
Babai i Bobbi Kristina Brown, Bobby Brown, ka folur për herë të parë për vdekjen e ish gruas së tij Whitney Houston si dhe më pas për vdekjen e vajzës së tyre, Bobbi Kristina.
Ai gjatë një interviste madje ia plas vajit duke treguar se si i ka kaluar gjashtë muaj duke shpresuar që vajza e tij që ishte në koma do bënte më mirë, transmeton Klan Kosova.
Pas gjysmë viti Bobbi ndërroi jetë në moshën 22 vjeçare.
“Gjëja më e vështirë në jetën time ishte që t’i thoja lamtumirë”.
“Bebja ime ka ikur”, shprehet duke qajtur në intervistë.
Albert Bunjaku ka shënuar gol në minutën e 44 kundër Ishujve Faroe.