Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Sulmohet komuna e Mitrovicës, nuk dihen autorët (VIDEO)

$
0
0

Organet e rendit janë duke zhvilluar hetime brenda  objektit të Komunës së Mitrovicës pasi që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një sulm me armë zjarri.

Deri më tani janë gjetur gjashtë predha të revoles, të cilat kanë goditur dritaret e komunës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin  e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se deri më tani nuk ka të dyshuar derisa predhat kanë goditur zyrat e drejtorisë së Inspekcionit, njofton Klan Kosova.

Për këtë çështje nuk ka dëshirë të flas i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri por këtë incidenti vetë e zuri në gojë, pak çaste më vonë derisa foli në inaugurimin e fabrikës së tij të kërpudhave.

Kronikë nga Dibran Istrefi.


Brukseli i gatshëm t’ia zgjasë mandatin Eulex-it në Kosovë, deri në vitin 2018

$
0
0

Bashkimi Europian është i gatshëm që t’ia vazhdojë misionit të Eulex-it mandatin në Kosovë. Mirëpo, mandati i ardhshëm do të implikojë një prezencë shumë më të vogël dhe pushtet ekzekutiv më të reduktuar, raporton gazeta serbe Tanjug bazuar në burimet e veta në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Negociatat për vazhdimin e misionit për sundimin e ligjit në Kosovë ende po vazhdojnë – kanë thënë burime të Tanjug në Bruksel, e përveç kësaj është thënë se BE-ja është e gatshme ta vazhdojë misionin dhe për këtë çështje, zyrtarët e BE-së janë në kontakt me autoritetet kosovare.

“Të gjithë hapat janë ndërmarrë tashmë nga ana jonë, dhe ajo që po presim tani, është përgjigjet nga shkëmbimi i letrave me autoritetet kosovare”, kanë thënë burime diplomatike për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Mandati aktual i Eulex-it në Kosovë, do të skadojë me 14 qershor, dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të arrihet shumë shpejt, pas disa muajsh negociata.

Po të njëjtat burime diplomatike, kanë bërë me dije se shtetet anëtare të BE-së kanë arritur paraprakisht një marrëveshje, që mandati i Eulex-it të zgjatet deri me 14 qershor të vitit 2018 me një buxhet që do të përfshijë 34.5 milionë euro buxhet.

Rita Ora tregon të pasmet me bikini (FOTO)

$
0
0

Ajo kurrë nuk është turpëruar për të shfaqur përmasat e saj trupore, transmeton Klan Kosova.

25-vjeçarja e cila ka veshur një kostum të larjes mjaft të hapur u ka dhënë fansave shumë për të parë, teksa kishte dalë për të marrë rreze dielli në Hollivud, të mërkurën.

Përpjekjet e saj për të mbuluar gjoksin kanë qenë të pamundura teksa një pjesë e tij është ekspozuar në fotografitë  që ajo ka publikuar në Snapchat.

 

Everything's peachy: Posing poolside, the Hot Right Now hitmaker revealed the backless design of her swimwear, whilst her perky posterior was also flaunted in the saucy snapEye-popping: Struggling to contain her ample chest, the plunging suit showed off her generous sideboob as she posed for a series of snapchat pictures complete with filters

Thaçi shet shtëpinë në Veternik, për 360 mijë euro (VIDEO)

$
0
0

Një ndërtesë e re por ende e pambaruar në Veternik të Prishtinës, deri pak ditë më parë ishte pronë e Hashim Thaçit, njeriut që e drejton vendin.

Por, tani është në emrin e afaristit Rrahim Pacolli.

Ai thotë se në pazarin për të blerë shtëpinë që i takonte presidentit, Thaçi e ai nuk negociuan shumë.

Duke folur për përparësitë e pozitës së shtëpisë, dhe rehatinë e lagjes, Pacolli e ka treguar për Klan Kosova, brendësinë e objektit prej 700 metrash katrorë.

Klan Kosova e ka pasur të pamundur që të marrë një qëndrim të familjes së presidentit, për t’i mësuar arsyet e shitjes kësaj shtëpie, ndërtimi i së cilës ishte nisur qysh para 8 vitesh.

Kronikë nga Valon Rashiti.

Mustafa Koalicioni me PDK po na shkon më mirë se mjalta (VIDEO)

$
0
0

Shkallëve që kishte zbritur për të lidhur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa eci edhe këtë të enjte.

Mirëpo në vend të Hashim Thaçit, tani është Kadri Veseli ai që do të japë nënshkrimin e tij në riformatimin e qeverisë.

Kur e merr fjalën, Veseli njëherësh kryetar Kuvendit, tregon se nga kjo ditë Hajredin Kuçi, pos ministër i drejtësisë do jetë edhe zëvendëkryemnistër, derisa Enver Hoxhaj do të kthehet në detyrën e vjetër të shefit të diplomacisë.

Edhe Mustafa shfaqet i kënaqur për plotësimin e dy vendeve në Ekzekutiv, që i kishte lënë bosh Hashim Thaçi, tashmë president.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

Zbulohet arsyeja e sulmit në kampusin e Universitetit të Kalifornisë

$
0
0

Policia e Kalifornisë kanë thënë që sulmuesi që vrau dy persona një prej të cilëve ishte profesor i inxhinierisë, kishte një “listë të vrasjeve”, që i bëri ata të bien në gjurmët e një gruaje në Minnesota.

Profesori William Klug, u vra në ndërtesën e Fakultetit të Inxhinierisë, transmeton Klan Kosova.

Policia beson që sulmuesi, i cili është identifikuar si Mainak Sarkar, pasi vrau dy personat e vrau veten.

Sipas shefit të policisë, Charlie Beck, vrasësi besonte që profesori i kishte vjedhur atij pronën intelektuale.

Sarkar, ishte pjesë e një grupi hulumtues së bashku me Klug dhe më pas kishte udhëtuar nga Minnesota për në Los Anxhelos për ta vrarë atë. Arma e krimit është gjetur në vendin e ngjarjes.

Kryeministri kroat Marko Oreshkoviq mund të japë dorëheqje

$
0
0

Një portal i afërt me Lidhjen Demokratike të Kroacisë (HDZ) ka bërë të ditur se Kryeministri kroat Marko Oreshkoviq mund të japë dorëheqje brenda 24 orëve.

Direktno.hr ka bërë të ditur se sot është anuluar mbledhja e Qeverisë së Kroacisë, kurse kryeministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, transmeton Klan Kosova.

 

Oreskovic

Mustafa paralajmëron mbledhje të përbashkëta edhe me qeveri të tjera

$
0
0

 Ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në mbledhjen e radhës që këtë vit mbahet për herë të tretë.

Kosova si nikoqire është gati t’i presë mysafirët nga Shqipëria të cilët në këtë takim aq sa është me rëndësi është edhe emocional.

Në një intervistë për RTK-në Kryeministri Isa Mustafa foli për temat që do të diskutohen nesër.

Mustafa tha se takime të tilla synojnë të kenë edhe me qeveritë e vendeve të tjera.

“Do të bëjmë po ashtu edhe një orientim të përbashkët se në cilat tema duhet një prioritet dhe që të përcaktohemi në periudhën e ardhshme. Do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes të ministrive të caktuara të cilat lehtësojnë pastaj bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Është një praktikë që ne kemi vënë së bashku dhe mendoj se është një praktikë shumë e mirë të cilën mendojmë më tutje ta zgjerojmë edhe me vendet e tjera”, tha Mustafa.


Çfarë ndodhë me flokët tuaja nëse s’i lani me shampon?

$
0
0

Një lëvizje e re e vetëquajtur “No Poo” që ka marrë popullaritet gjatë viteve të fundit në Amerikë, po bën jetë prej hippy-sh, dhe nuk po i lajnë flokët e tyre me shampon për t’iu rikthyer modës së vjetër, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, nuk po përdorin shampon për t’i larë flokët por produkte të tjera si peciva, sapuni dhe uthulla.

Sipas tyre, këto produkte do t’ju ndihmojnë që flokët e juaja të mos prodhojnë shumë yndyrë  dhe do të duken më të shëndetshme brenda vetëm disa muajsh.

Ndaj Ukrainës, rrotacion, De Biasi: Jo për pushime në Francë

$
0
0

Kundër Katarit kuqezintjë treguan një formë të mirë, por testi i vërtetë për ta është ndeshja e së premtes përballë Ukrainës, një kundërshtar i një tjetër niveli.

E një ditë para kësaj sfide, trajneri De Biasi zbuloi pak nga formacioni që mund të zbresë në fushë.

“Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”, tha ai trajneri i Kombëtares në një deklaratë për mediat.

Sa i takon europianit, De Biasi duket se i ka idetë e qartë; të ruajë stilin e lojës që skuadra zhvilloi në fazën kualifikuese.

“Nuk duhet të humbim karakteristikat që na sollën në Francë dhe nuk duhet të shkojmë për pushime në kampionatin europian“, shton ai.

Në kendvështrimin e tij, ndeshja e parë, ajo kundër Zvicrës është edhe më e rëndësishmja, shkruan TopChannel.

“Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”, vlerësoi ai.

Alicia Keys u urren Photoshop’in (FOTO)

$
0
0

Ekranet tona  janë të mbushura me fotografi me intervenime Photoshopi e filtra të ndryshme, kështuqë sa herë i shohim të famshmit duke shkëlqyer në media sociale, diçka falso fshihet prapa tyre.

Mirëpo Alicia Keys, ka vendosur të pozojë e pa grimuar fare për kopertinën e revistës Fault.

Ndonëse nuk ka vënë pudër në fytyrë e as një grimcë shkëlqim buzësh, ajo edhe në natyralitetin e thjeshtësinë e saj, duket shumë bukur e përçon vetëbesim.

“Para se të filloja punën për albumin tim të ri, vendosa të shkruaja një listë të gjërave të cilat më neverisnin. Njëra ndër to ishte të shmangja idenë e krijuar te gratë, se duhet të duken të dobëta e seksi e perfekte”, ka thënë Keys.

Pak nga këto fjalë që i ka thënë këngëtarja për revistën, ajo i përmendë edhe në këngën e saj të quajtur “Ëhen a Girl Can’t be Herself”.

 

 

 

 

 

 

Pas Hahn, edhe Meta: Reforma në drejtësi ose humb statusi

$
0
0

Fjalitë e Ilir Metës nuk lënë vend për të interpretuar sesi do të votojë, në çdo rast, Lëvizja Socialiste për Integrim reformën në drejtësi.

“Prandaj unë theksoj se 20 votat e LSI-së nuk janë nga sot për këtë reformë, por kanë qenë prej disa javësh dhe janë në vijën e parë të miratimit. Jo të preteksteve, vonesave dhe jo të përllogaritjeve partiake, politike apo elektorale”, deklaroi Meta.

Duke iu bashkuar apelit të Johannes Hahn, kreu i Kuvendit shpjegoi edhe domethënien e fjalisë së komisionerit për Zgjerimin se, këto ditë vendoset nëse Shqipëria do të ecë drejt kampionatit europian, apo do të mbesë në fazën e grupeve.

“Dhe kjo do të thotë se nuk mund të ketë një rekomandim dhe një hap tjetër përpara të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim, në rast se kjo reformë nuk miratohet dhe nuk miratohet tani”, tha më tej Meta.

Ajo çfarë ra në sy gjatë fjalimit të kreut të LSI-së ishte heshtja e tij për takimin e pritshëm mes Ramës dhe Bashës.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e kësaj të enjteje Këshillin Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Meta tha gjithashtu se reforma tashmë nuk është çështje mes forcave politike, por një detyrë kombëtare, një përgjegjësi e jashtëzakonshme që duhet përmbushur për interesin e forcimit të ligjit në vend dhe rritjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.

“Ne mbajmë përgjegjësi për LSI-në, për ata që na kanë votuar dhe që janë edhe më të shumtë sesa 3 vite më parë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Shpresoj që, sikurse thekson komisioneri Hahn, të gjitha forcat politike të miratojnë këtë reformë, sepse certifikimi nga ndërkombëtarët nuk mungon për miratimin e saj”, deklaroi Meta.

Kryeparlamentari Meta nuk la pa përmendur edhe reformën zgjedhore, si pasuesen e menjëhershme të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, duke theksuar edhe njëherë se, asnjë element me rekorde kriminale nuk duhet të ketë vend në postet dhe zyrat publike.

“Sigurisht që miratimi i reformës në drejtësi, zbatimi i dekriminalizimit, duhet të pasohet edhe me reformën zgjedhore, si një prej reformave të tjera të rëndësishme të vendit. Jemi në kohën e duhur për të përfunduar njërën dhe për të nisur nga tjetra, për të shmangur lënien në minutat e fundit përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha ndër të tjera Meta./ Top Channel

Pakistan: 19 vjeçarja digjet me benzinë pasi refuzoi propozimin e martesës

$
0
0

Një grua nga Pakistani, është djegur për vdekje pasi që kishte refuzuar të martohej me një burrë dy herë më të vjetër se ajo.

19 vjeçarja Maria Sadaqat, 19 vjeçare ishte rrahur dhe ishte mbuluar e tëra me benzinë e më pas i ishte vënë flaka  nga një grup burrash në shtëpinë e saj.

Më pas ajo ishte dërguar në spital në Islamabad me 85% të trupit të saj të djegur, mirëpo nuk ia kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve që kishte marrë.

Tezja e Maria’s, ka thënë për BBC-në, se pronari i një shkolle ku ajo punonte si mësuese, kishte dashur ta martonte atë me djalin e tij.

“Ata e kanë dërguar propozimin gjashtë muaj më parë, mirëpo djali kishte qenë tashmë i martuar dhe kishte një vajzë”.

“Babai i saj e refuzoi propozimin dhe më pas ata u hakmorën duke e djegur atë”.

Tezja e saj thotë se ajo ishte torturuar shumë nga ata burra.

“Njeriu për të cilin donin ta martonin ishte dyfish mosha e saj dhe kishte qenë i divorcuar, kështu që familja e saj e refuzoi propozimin dhe ajo ndaloi së punuari në shkollë”

Një tjetër grua nga Pakistani ishte djegur për vdekje në Nëntor të vitit të kaluar pasi kishte refuzuar propozimin për martesë.

Nga lufta e fundit në Kosovë ende janë të zhdukur 91 fëmijë – 02.06.2016 – Klan Kosova

Sulmohet komuna e Mitrovicës, nuk dihen autorët – 02.06.2016 – Klan Kosova


Mustafa Koalicioni me PDK po na shkon më mirë se mjalta – 02.06.2016 – Klan Kosova

Thaçi shet shtëpinë në Veternik, për 360 mijë euro – 02.06.2016 – Klan Kosova

Klan Kosova LIVE në Facebook – Zona e Debatit: Lista e veteranëve të UÇK-së

Vesel Limaj nga Hamburgu i bashkohet Kosovës U21 (VIDEO)

$
0
0

Futbollisti i Hamburger SV, Vesel Limaj erdhi nga Gjermania në Kosovë për grumbullimin që pati përfaqësuesja e Kosovës U21 për dy ditë në stadiumin e Flamurtarit.

Për “Minuta e Fundit”, Limaj tregoi se si po kalon me bashkëmoshatarët e tij në këtë kamp dhe të ardhmen në klubin gjerman.

Kronikë nga Emanuell Syla.

Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

$
0
0

Mollat që shkëlqejnë dhe duken perfekte na tërheqin të gjithëve që ti blejmë.

Por, në të vërtëtë mollat që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit  përdorin një lloj spreji që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen.

Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollave përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe veturave, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kemikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencioni për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese, transmeton Klan Kosova.

Madje, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në zgjedhjen e ushqimit duke pranuar që të paguajnë pak më shtrenjtë në shkëmbim të frutave dhe perimeve organike, bio dhe pa pesticide.

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>