Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Policë shqiptarë në Euro 2016, bashkë me kolegë nga gjithë Europa

$
0
0

Franca nuk do të jetë vetëm në kampionatin e futbollit Euro 2016. Forcave të shqiptare të sigurisë do t’iu bashkohen patrulla ndërkombëtare.

Së fundmi, me propozimin e Ministrisë së Brendshme franceze edhe policia ruse konfirmoi pjesëmarrjen në operacionin e sigurisë në vend. Por jo vetëm. Edhe policia shqiptare do të jetë pjesë e këtyre patrullave.

Burime të Top Channel deklarojnë se ekipi kombëtar i futbollit do të shoqërohet gjatë qëndrimit në Francë nga forcat më të mira policore shqiptare.

Pas një seleksionimi ku morën pjesë të gjithë elementët më të mirë të policisë shqiptare u përzgjodhën  5 oficerë të policisë shqiptare që janë pjesë e elitës së uniformave blu, për të shoqëruar ekipin kombëtar të futbollit.

Caktimi i tyre erdhi pas një kërkese të vetë autoriteteve franceze, të cilat ia kanë kërkuar këtë çdo shteti pjesëmarrës në Euro 2016.

Kërkesa e francezëve ka ardhur kohë më parë dhe policia shqiptare ka bërë përgatitjet e saj duke marrë parasysh njohjen e gjuhëve të huaja nga ana e policëve si pikënisje të përzgjedhjes, eksperiencën në ruajtjen e personaliteteve dhe më pas aftësitë e tyre fizike.

Drejtuesit kryesorë të policisë shqiptare konfirmojnë për Top Channel se kanë bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme për ruajtjen e kombëtares në Francë, për të shmangur ndonjë situatë të mundshme gjatë turneut. /Top Channel


Tomë Gashi: Gjithçka gabim në rastin e Azem Sylës

$
0
0

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi mendon se gjithçka ka filluar mbrapsht në rastin e tjetërsimit të ish-pronave shoqërore.

 Ai në lidhje me rastin ku të dyshuar janë mbi 50 persona në mesin e të cilëve edhe deputeti Azem Syla, ndërsa janë caktuar 20 seanca hetuese në qershor e korrik, ka thënë për kallxo.com se pretendimet për ndikim ndaj dëshmitarëve mund të jenë një strategji nëse humbet ky rast nga prokuroria.

“Ndoshta është strategji që nëse prokurori e humb këtë rast të thirret se eventualisht dëshmitarët kanë qenë të kërcënuar frikësuar apo shantazhuar apo të korruptuar, por duket se gjithçka në këtë rast ka filluar gabimisht”, ka thënë Gashi.

Gashi më tej tha se nuk e kupton se pse dëshmitarët janë të mbrojtur, pasi që vetë prokurori e ka bërë publik identitetin e tyre.

“Fillimisht vetë prokurori i bën publik emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, pastaj gjykata po ashtu i bën publike emrat e dëshmitarëve të mbrojtur duke i përmendur në aktvendim për caktim të paraburgimit. Ngase kërkesa e prokurorit dhe aktvendimi nuk janë dokumente sekrete por publike që mund t’i kenë edhe të tjerët, pos avokatëve dhe klientëve dhe duket se strategjia veçse ka filluar”.

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore.

Sylës dhe Ukës para disa ditësh u është vazhduar paraburgimi edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Prokuroria pretendon se këta persona kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Nga më e shëmtuara e klasës, në modelen më të paguar në botë

$
0
0

Ajo është ikona e stilit e kontratat e saja janë milionëshe. Dikur ishte një 14 vjeçare që sapo kishte filluar hapat e modelimit, e më pas u bë modelua më e paguar në botë.

Mirëpo dikur Gisele Bundchen, nga shokët e klasës cilësohej si më e shëmtuara, për shkak se kishte dhëmbë të shtrembër, ishte shumë e dobët e kishte këmbë po ashtu të shtrembra.

Ndërsa sot, si gruaja më e bukur në botë, ajo është shënjestra e zilisë së vajzave të gjithë botës.

Shokët e klasës, i kishin vënë pseudonime si Olive Oyl që është gruaja e Popeye në filmin e famshëm vizatimor dhe lihej gjithmonë jashtë aktiviteteve shkollore, për shkak se askush s’donte të vallëzonte me të.

Në moshën e saj të adoleshencës, modelja Braziliane në një intervistë për Neë York Times, thotë se ishte subjekti i shumë ngacmimeve nga moshatarët e saj.

“Isha gjithmonë shumë e dobët. Zakonisht fytyra më skuqej nga dielli ngase luaja shumë volejboll. Mendoja se të më ngacmonin ishte gjithçka që do të kisha në jetë”, ka thënë Bundchen.

34CAD2AD00000578-0-image-a-1_1464702846779

34D1187F00000578-3618427-image-a-13_1464778025383

 

Numri i madh i veteranëve të luftës, ka zënë në befasi Mustafën (VIDEO)

$
0
0

Numri i madh i veteranëve të luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës që po kërkojnë t’iu njihet statusi, e ka zënë në befasi kryeministrin Isa Mustafa.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi po thotë se janë 46,000 kërkesa të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po kërkojnë statusin e veteranit, ndërsa sipas kryeministrit ky numër i tejkalon të gjitha parashikimet dhe tejkalon qëndrueshmërinë buxhetore, por është çështje që duhet të bisedohet më tutje.

Kronikë nga Zija Miftari.

 

Burri akuzon për tradhti drejtoreshën e shkollës në Shtime (VIDEO)

$
0
0

Në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime, u suspenduan drejtoresha e kësaj shkolle dhe një arsimtar, njofton Klan Kosova.

Gruas me inicialet A.S. iu ndalua veprimtaria prej 3 muajsh, derisa masa e njëjtë iu shqiptua edhe mësuesit të artit, B.D, të po kësaj shkolle.

Sipas Drejtorisë për Arsim në Shtime, arsyeja e suspendimit janë mungesat e njëpasnjëshme të personave në fjalë.

Mirëpo, ky vendim erdhi disa javë pasi bashkëshorti i drejtoreshës i akuzoi publikisht këta të dy se kryen marrëdhënie seksuale brenda objektit shkollor.

Ndër të tjera, ai pati pohuar se posedonte edhe video dhe shkrime si dëshmi, e që i kishte dorëzuar në polici.

Megjithatë në polici, e kanë mohuar të kenë pranuar këto materiale.

Kronikë nga Rejhane Selimi

 

 

Jahjaga viziton fëmijët në ditën e tyre (Video)

$
0
0

Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e këta të fundit gjatë gjithë ditës u morën me aktivitete të ndryshme e që disa nga ta pranuan edhe vizitorë.

Të vegjlit i vizitoi sot edhe një ish-drejtuese e shtetit, e ajo ishte Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Jahjaga me këtë rast u tregua e disponuar për t’iu përgjigjur në shumë pyetje fëmijëve.

Megjithatë në këtë ditë pati edhe të atillë që u mbeti merak që nuk arritën të marrin përgjigjie nga ish e para e Kosovës.

Për më shumë detaje shikoni kronikën e përgatitur nga gazetarja: Dafina Jegeni.

 

 

 

1 qershori shënohet me aktivitete të ndryshme (VIDEO)

$
0
0

Dita e tyre, 1 qershori, i gjeti fëmijët duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Disa prej tyre u argëtuan në shesh, ku të rriturit lexuan përralla për ta e shpërndanë dhurata, disa vizituan parlamentin e disa Muzeun e Kosovës.

Përderisa shumica dolën për t’u argëtuar, fëmijë të komunitetit rom, ashkali e egjiptas u bënë bashkë në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas menaxherit të organizatës jo qeveritare “Zëri i romëve, ashkalive e egjiptasëve”, ka ende fëmijë të këtyre komuniteteve që nuk i gëzojnë të drejtat e tyre elementare.

Megjithatë, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se këto komunitete respektohen më mirë se në shtetet tjera.

Kronikë nga Arbresha Fazliu

 

Shembja e dheut në Velani rrezikon ta lë gjysmën e Prishtinës pa ujë (VIDEO)

$
0
0

Shembja e dheut të mërkurën në lagjen “Velania” po kërcënon rezervuarin e ujit për gjysmën e kryeqytetit.

Në ndërkohë është dëmtuar edhe muri mbrojtës i një objekti rreth 20 metra i gjatë, njofton Klan Kosova.

Sipas shefit të sektorit të sigurisë në Komunën e Prishtinës, Ibush Kelmendi, shembja e dheut ka ardhë si pasojë e lagështisë.

Për më shumë detaje mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga Mejreme Gashi.


Beogradi nderon Bekim Fehmiun me festival

$
0
0

Festivali “Mirdita, dobar dan”, është hapur të mërkurën në qytetin e Beogradit. Ky festival organizohet për herë të tretë me radhë dhe nga sonte do të vazhdojë deri më 4 qershor.

Netët e festivalit, janë të frymëzuara nga jeta dhe vepra e aktorit të madh shqiptar bekim Fehmiut

Në hapjen e këtij festivali, është lexuar një letër e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Bekim Fehmiu, ka lënë një shenjë të pashlyeshme në mes shqiptarëve dhe serbëve”, thuhej në letër.

“Jeta e tij dhe arti, përmes të cilit ai ka jetuar, tregoi se ne mund ta kuptojmë njëri tjetrin e të mësojmë nga njëri tjetri e së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat e ardhshëm”, thoshin kryeministrat, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Dy studentë të vrarë në Universitetin e Kalifornisë

$
0
0

Dy persona janë vrarë në  kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Policia ende është duke vazhduar për dorasin kurse studentët dhe stafi i Universitetit janë strehuar në një vend të sigurtë, transmeton Klan Kosova.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në një nga ndërtesat e kampusit të inxhinierisë.

BE ju frikësohet emigrantëve, ende s’ka liberalizim vizash për Kosovën

$
0
0

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, nuk kanë arritur të bien dakord për t’i lehtësuar rregullat e udhëtimit për shtetasit e Gjeorgjisë, ndërsa qytetarët e Turqisë, Ukrainës e Kosovës, duhet të presin edhe më shumë për liberalizimin e vizave, për shkak të frikës se edhe më shumë emigrantë mund të depërtojnë në BE nëse këtyre vendeve ju liberalizohen vizat, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

BE-ja po heziton që t’i heqë vizat për shtetet në fjalë, për shkak të valës së madhe të emigrantëve e sidomos për Turqinë, që e kishte të vështirë të mbante nën kontroll numrin e madh të emigrantëve.

1 qershori shënohet me aktivitete të ndryshme – 01.06.2016 – Klan Kosova

Burri akuzon për tradhti drejtoreshën e shkollës në Shtime – 01.06.2016 – Klan Kosova

Numri i madh i veteranëve të luftës, ka zënë në befasi Mustafën – 01.06.2016 – Klan Kosova

Nobelistja Tawakkol Karman: Gratë të rëndësishme në luftimin e ekstremizmit – Klan Kosova


Jennifer Garner e gatshme t’i japë edhe një shansë Ben Affleck-ut

$
0
0

Ka kaluar gati një vit që nga divorci i çiftit të preferuar të Hollywood-it shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Muajt në vijim, pas lajmërimit të divorcit, thashethemet nuk kishin të ndalur që Ben Affleck kishte tradhtuar gruan me dadon e fëmijëve të tyre.

Megjithatë, sipas burimeve të afërta me ish çiftin, ka gjasë që të gjitha të harrohen e këta dy të jenë sërish bashkë.

Pasiqë Affleck është duke ndenjur në Londër për xhirime, si dhe vizitat e Garner me fëmijët , ka bërë që këta dy të kalojnë më shumë kohë së bashku.

E këto takime duket se janë duke funksionuar, dhe mund të ketë një fund të lumtur.

Working on it? Jennifer Garner is reportedly willing to get back with her estranged husband Ben Affleck (seen here on May 12 in London with children Violet, Seraphina and Samuel) 

Just them: With Ben based in London while he films The Justice League: Part One and his 44-year-old estranged wife joining him with their children (pictured May 12) the pair have been spending a lot of time together away from the stresses of Hollywood

Helping to rekindle the spark? Last month they headed to Paris for a mini vacation and, more recently, went to Italy and stayed as a family (plus a nanny but not THAT nanny) at Venice's Gritti Palace hotel 

Changing her tune: The friend of the actress told Us Weekly, 'Jen would definitely get back together with him' while another source said, they were mending the damage and in a 'good place'

Not so fast: However, Ben's camp do not seem to be so helpful, with insider telling the magazine it was strictly about the children (pictured May 8)

 

Franca zhvendoset në Austri për përgatitjet

$
0
0

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, pasi përcaktoi 23 futbollistët që do të marrë me vete në “Euro 2016”, vendosi të bëjë një ndryshim në stërvitjen e skuadrës së tij.

Ai dhe futbollistët u transferuan në një resort malor në Austri, ku do të qëndrojnë deri më 4 qershor, ditë kur do të zhvillohet edhe ndeshja miqësore me Skocinë.

“Ne u larguam nga ambienti i zakonshëm, kështu që mund të gjejmë pak qetësi. Shumë skuadra kanë qenë këtu në rang përfaqësuesesh apo klubesh, sepse infrastruktura është ideale për përgatitjen e një turneu”, tha Deschamps.

Minxhozi i befasuar me LDK-në e PDK-në për pronën e Ambasadës në Kosovë

$
0
0

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë është shprehur të jetë i befasuar me debatin e partive politikë në Kosovë, për vendin që duhet t’i ndahet Ambasadës së Shqipërisë për rezidencë.

“Jam i befasuar me çështjen e pronës së Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Nuk e besoj se kjo do të jetë temë takimi në mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 3 qershor”, ka thënë Minxhozi ën emisionin Zona B në Klan Kosova.

Sipas tij, vendi ku do të ndërtohet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ka fare pak rëndësi dhe se kryeministrat në mbledhjen e qeverive, duhet të diskutojnë për të arriturat që kanë pasur gjatë këtij viti.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, të martën nuk ka arritur që ta miratojë pronën ku do të ndërtohej Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak se LDK-ja dhe PDK-ja nuk ishin dakord.

PDK e Mitrovicës me shumë akuza për kryetarin Bahtiri

$
0
0

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përmes një komunikate ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të pesë veteranëve të UÇK-së të angazhuar në sigurimin e parkingut të komunës.

Sipas tyre, këta pesë ish ushtarë përmes kësaj pune kanë siguruar ekzistencën e tyre kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka përzënë nga aty.

Para disa muajsh sipas tyre, disa të afërm të Bahtirit e kishin sulmuar dhe rrahur fizikisht njërin prej atyre djemve në vendin e punës, ndërsa tash i ka larguar tërësisht nga puna.

PDK në Mitrovicë qasja e Bahtirit ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së nuk dallon prej qasjes së tij të zakonshme e mashtruese dhe jodinjitoze ndaj qytetarëve të kësaj komune.

Qytetarëve sipas tyre iu kishte premtuar 15 mijë vende të reja të punës kurse veteranëve ju kishte premtuar veturën e tij zyrtare, por asnjërën nga këto dy premtime nuk e kishte realizuar.

Sipas tyre qytetarëve të Mitrovicës kamionët me targa nga Serbia që para disa muajve kanë rregulluar ndriçimin publik ua kujton se në Mitrovicë kishte punë për ta, por jo për ish ushtarët e lirisë.

Bahtirit sipas PDK-së nuk po i mjafton që e ka degraduar qytetin e minatorëve si në arsim, shëndetësi, kulturë, duke e kthyer tash për të atakuar edhe vlerat e luftës së UÇK-së.

Dega e PDK-së në këtë qytet kërkon nga Bahtiri që të gjej zgjidhje për veteranët e UÇK-së dhe të mos i largojë nga puna në të kundërtën ai do të zgjoj një reagim qytetar në Mitrovicë, meqë mitrovicasit nuk do të tolerojnë në pafundësi të cenohet dinjiteti i tyre.

Vranë pronarin e anijes së peshkimit, arrestohet njëri nga autorët

$
0
0

Zbulohen autorët e vrasjes së Hyqmet Nexhipit, pronarit të një anije peshkimi, i cili u ekzekutua në 23 janar 2016. Të arrestuarit janë  Floben Gega, 34 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e dytë të këtij krimi, Dionis Nallbani 30 vjeç.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Flobenc Gega, i cili në momentin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mëngjesin e datës 23.01.2016, në lagjen “Pavarësia”, ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri “Automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme”, informon policia e Vlorës.

Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.  Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>