Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38421 articles
Browse latest View live

Britney Spears rikthen veshjen ikonike të “…Baby One More Time” (VIDEO)

$
0
0

Britney Spears ka postuar një selfie në Instagram ku shihet se ka rikthyer një nga veshjet e saj më ikonike.

Ylli i muzikës pop dukej sikur ishte sërish 16 vjeçare derisa kishte veshur një fund me katrorë bardh e zi, një këmishë të bardhë që e kishte lidhur sipër dhe një palë sandale klasike me ngjyrë të zezë.

Pamja e Spears na risjellë në mendje kostumin që Spears e kishte veshur në videoklipin e këngës së saj të parë “…Baby One More Time” – në fakt mungonin vetëm çorapet deri në gju dhe kapëset e flokëve ngjyrë rozë.

“Dola për shopping sot, por nuk gjeta asgjë për të blerë. Oh po, megjithatë e bleva një byzylyk të bukur” , ka shkruar këngëtarja e “Toxic” poshtë fotografisë.

Duket se fituesja e çmimit Grammy e ka në mendje albumin e saj debutues të vitit 1999 pasi ajo aktualisht si fotografi të profilit në Instagram e ka pikërisht fotografinë e kopertinës së albumit që e bëri të famshme.


Maska me ushqimet që i hamë çdo ditë

$
0
0

Ushqimet që i konsumojmë çdo ditë shumë lehtë mund të kthehen në produkte bukurie.

Më poshtë janë disa receta për maska shumë efektive për mirëmbajtjen e lëkurës, transmeton Klan Kosova.

Mbani shënim, jemi të sigurt se do të na falenderoni!

Maskë me të bardhën e vezës

Kjo maskë pastron dhe hap poret – tamam ajo që ju duhet nëse jetoni në një qytet të madh ku ka shumë ndotje.

Ndani të verdhën e vezës nga e bardha.

Tundeni të bardhën e vezës.

Një leckë të pastër për fytyrë (pambuk) zhyteni në të bardhën e vezës dhe aplikojeni në fytyrë.

Lëreni të thahet dhe pastaj butësisht largojeni.

Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem nëse është e nevojshme.

Maskë me avokado dhe mjaltë

Kur ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për relaksim, kështu ndjehet edhe lëkura juaj. Kjo maskë në këto momente është ideale.

Gjysmë avokado

1/4 e filxhanit me tërshërë

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle lëng limoni

Pastroni dhe qërojeni avokadon dhe më pas shtypeni. Shtoni tërshërën dhe përzieni masën, më pas shtoni përbërësit e tjerë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë.

Lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhe pastrojeni më pas me ujë.

Maskë me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri

Kjo maskë ushqen lëkurën tuaj.

Merrni një vezë dhe ndajeni të verdhën nga e bardha.

Përzieni të verdhën me një lugë gjelle vaj ulliri.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta.

Pastrojeni me ujë të vakët.

Maskë me domate

Kjo maskë preferohet për pastrimin e lëkurës, hapjen e poreve dhe largimin e puçrrave të zeza. Po ashtu ka efekt edhe në zbardhjen e ngjyrës së lëkurës.

Merrni një domate, qërojani lëkurën dhe shtrydheni lëngun në një enë. Merrni një lugë gjelle nga ky lëng, përziejeni me nje lugë gjelle pluhur xhelatine dhe një lugë gjelle qumësht. Përzieni mirë!

Ngroheni këtë përzierje (me avull). Shtoni disa pika mjaltë dhe përziejeni prapë.

Pasi të ftohet, aplikojeni në fytyrë. Lëreni të thahet dhe më pas butësisht largojeni nga fytyra.

Maskë me qumësht dhe tërshërë

Nëse doni ta zbutni dhe njëkohësisht ushqeni lëkurën tuaj, kjo maskë është krejt çka ju duhet.

Merrni dy lugë gjelle tërshërë. Bluani derisa të krijohet një masë pluhuri.

Shtoni dy lugë gjelle qumësht të vakët dhe përzieni mirë. Më pas, shtoni edhe dy lugë gjelle vaj ulliri dhe përzieni prapë.

Vendoseni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Pastrojeni në fund me ujë të vakët.

Maskë me mjaltë

Maska që ju duhet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të lëkurës.

Tri lugë gjelle mjaltë (organik)

1/3 e lugës së gjellë pluhur kanelle

Përzieni përbërësit dhe aplikojeni në fytyrë. Pas 10 minutave, pastrojeni më pas fytyrën me ujë.

I ka 25 vjet, por vishet si i shekujve të kaluar (VIDEO)

$
0
0

Zack MacLeod  Pinsent është vetëm 25 vjeçar dhe ia ka ëndja të vishet vetëm në rroba që i përkasin stilit dhe modës së shekujve të kaluar.

Ai thotë se kurrë nuk e ka ndjerë dëshrën për t’u veshur normalisht, dhe kur i kishte pasur 14 vjet i kishte djegur xhinset e tij të fundit.

Përpos që i qep dhe krijon kostumet për veten, Pisent ka filluar të bëjë kostume edhe me porosi, dhe në llogarinë e tij në Instagram numëron mbi 100 mijë ndjekës.

Stilin në të cilin ai është më së shumti i specializuar është ai i periudhës së Regjencisë si dhe asaj Gjeorgjiane në historinë britanike.

Feronikeli në disavantazh edhe me një lojtar më pak

$
0
0

Kampioni i Kosovës Ferronikeli gjendet në disavantash ndaj FC Santa Coloma.

Shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë golin e parë për mysafirët e shënoi Chus Sosa, në minutën e 52-të.

Përpos kësaj vendasit përfunduan me një lojtar më pak pasi Yll Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Ferronikeli barazon rezultatin

$
0
0

Ferronikeli e ka barazuar rezultatin ndaj Santa Coloma-s në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Ishte Mevlan Zeka ai që e barazoi rezultati nnë minutën e 58-të.

Klubi kosovar po luan pa një lojtar që nga minuta e 49-të kur Yll Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Shkon në spital pasi theret me thikë nga bashkëfshatari

$
0
0

Një person nga fshati Randobravë i Prizrenit, ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje fizike që ka pasë sot me një bashkëfshatar të tij, ku i dyshuari e ka sulmuar me thikë viktimën.

Policia raporton se për këtë rast ka ndaluar të dyshuarin dhe se rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.

“Viktima e këtij rasti R.F mashkull i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshimti E.B i lindur ne vitin 1999 nga po i njëjti fshat fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë për tu dorëzuar pas disa orëve tek organet e rendit”, thonë nga Policia.

Kupa e Amerikës, avancon Argjentina ndaj Venezulës (LIVE)

$
0
0

Argjentina po fiton ndaj Venezuelës me rezultat 1:0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Amerikës.

Lautaro Martienz realizoi për Bardh e Kaltrit në minutën e dhjetë.

Përplasje dhe gaz lotsjellës në KZAZ në Dibër (VIDEO)

$
0
0

Militantet e opozitës në Shqipëri kanë zhvilluar një protestë para KZAZ nr. 19 në Dibër. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të shkollës, por nuk janë lejuar nga policia.

Kjo e fundit ka reaguar me gaz lotsjellës. Situata e tensionuar në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” vijoi prej disa minutash. Vazhdimisht kishte përplasje fizike mes protestuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë marrë në ruajtje objektin./abc news.al/


Zaha kërkon nga Palace ta lënë të shkojë te Arsenal

$
0
0

Wilfried Zaha ka kërkuar nga klubi i tij, Crystal Palace ,që t’ia mundësojnë transferimin tek Arsenali, sipas raportimeve nga Daily Mail.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë është lidhur ngushtë me një transferim te Topçinjtë, të cilët kanë një dispozicion një buxhet mjaft të ulët për afatin e sivjetmë kalimtar.

Për më tepër, ylli i Palace dëshiron që të kalojë te klubi që e kishte përkrahur që kur kishte qenë fëmijë.

Feronikeli përmbys gjithçka, 2:1 ndaj Santa Coloma (VIDEO)

$
0
0

Feronikeli ka arritur ta realizojë edhe golin e dytë për ta çuar rezultatin në 2:1 ndaj Santa Coloma-s në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Kastriot Rexha realizoi në minutën e 87-të.

Trajkoviq për Vuçiqin: Nuk i mbaj mëri informatorit të Millosheviqit

$
0
0

Drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq, i ka komentuar mospajtimet e saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj të cilit kishte ngritur edhe kallëzim penal.

Ajo në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se nuk ia ka aspak mëri Aleksandar Vuçiqit për qëndrimin që mbanë, pasi që thotë se nuk ka si të ishte ndryshe një person i cili ka qenë ministër për informim në qeverinë e famëkeqit, Sllobodan Millosheviq, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ia kam aspak mërzi, pasi edhe në kohën sa ka qenë ministër për informim në qeverinë e Millosheviqit kështu njëjtë më ka sulmuar e madje më ishte dashur të largohesha nga territori i Kosovës ndonëse përkohësisht”.

Trajkoviq ka treguar se ky konflikt mes saj dhe presidentit serb ka ardhur krejt si pasojë e një politike të kaluar. Ajo madje ka treguar se si e kanë shpallur tradhtare dhe se sa të vështirë e ka pasur që të futet në territorin e Serbisë.

“Po ky ka qenë një konflikt i cili ka ardhur si rezultat i një politike të cilës i ka dalë afati, një politike që mua më ka shpallur si tradhtare dhe si bashkëpunëtore apo në shërbim të një pale. Ashtu që nuk kam mundur që për disa muaj të futem fare në terrorin e Serbisë, madje nuk kam mundur t’i shoh as fëmijët e mi. Kjo flet se në esencë nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi te Vuçiqi”.

klankosova.tv

Liga e Kampionëve, Feronikeli pa një lojtar përmbys rezultatin për të kaluar tutje

$
0
0

Feronikeli ka realizuar fitore ndaj Santa Coloma në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve për të kaluar në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni kosovar luante me një lojtar më pak, kur Yll Hoxha ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 49-të.

Më keq u bë tre minuta më vonë kur Santa Coloma kaloi në epërsi përmes Chus Sosa-s.

Mirëpo, klubi nga Drenasi u kthye në lojë në minutën e 58-të kur Mevlan Zeka barazoi shifrat.

Sidoqoftë, ishte tre minuta para fundit goli i Kastriot Rexhës që bëri stadiumin “Fadil Vokrri” të shpërthejë nga gëzimi, kur shënoi me kokë ndaj kundërshtarit për ta kualifikuar Feronikelin në fazën tjetër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Basha për 30 Qershorin: Dhuna i jep oksigjen Ramës

$
0
0

Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga 30 Qershorit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , tha se dhuna në ditën e diel i jep oksigjen kryeministrit Rama.

“30 Qershori është rrëzuar pa ardhur ende, votime farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 Qershori nga një garë politike ku do të kërkonte dhe të shpallte fitore është kthyer tashmë në varrezë politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima për t’i përdorur ato për të justifikuar, apo për të mbajtur pushtetin. Por ne nuk do të lejojmë që asnjë fije floku e asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.”

Basha më tej ftoi të gjithë mbështetësit e opozitës të mos bien pre e provokimeve.

“Refuzojeni Edi Ramën, braktiseni Edi Ramën, mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës, Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Le të jemi bashkë me 30 Qershor duke ngritur zërin si qytetar të denjë evropian.”/tvklan.al/

Griezmann pajtohet me kushtet e Barcelonës (VIDEO)

$
0
0

Sipas Daily Mail, sulmuesi Antoine Griezmann është pajtuar me kushtet që i ka vendosur skuadra e Barcelonës.

Ylli francez edhe më parë e ka bërë të qartë se do të largohet nga klubi Atletico Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa tani ai ka pranuar që të ketë një rrogë prej 17 milionë eurosh në vit në skuadrën katalunase.

klankosova.tv

Ardian Shala zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë

$
0
0

Kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë është zgjedhur Ardian Shala.

Këtë e bëri të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Therandë ka zgjedhur për kryetar, Ardian Shala”.

“Theranda mbetet bastion i LDK-së. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë dhe suksese”, shkruajnë nga LDK.


LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një vrasje në Mitrovicë (VIDEO)

$
0
0

Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një vrasje afër lagjes “Agim Hajrizi” në Mitrovicë.

Klan Kosova mëson se janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa Policia akoma nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet për shkaqet që kanë çuar deri te këto të shtëna.

Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar për rastin.

klankosova.tv

Aksident trafiku në Krujë, vdes një 18 vjeçar

$
0
0

Sot rreth orës 19:15, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Thumanë të Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të tipit Volkswagen, për të cilën dyshohet se ka dalë nga rruga, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Për pasojë 18 vjeçari me inicialet A.K., ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N., 18 vjeç, U.L., 18 vjeç, A.M., 18 vjeç, dhe A.L., 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë”.

klankosova.tv

 

Të shtëna me armë në Mitrovicë, Policia e konfirmon rastin – dyshohet për një të plagosur

$
0
0

Pak para minutash në qendër të Mitrovicës një person dyshohet se ka shtënë disa herë me armë.

Një person dyshohet se ka marrë lëndime nga të shtënat dhe se akoma nuk dihet asgjë për gjendjen e tij.

Lajmin për të shtëna në Mitrovicë e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë, por pa dhënë shumë detaje, njofton Klan Kosova.

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një vrasje në Mitrovicë (VIDEO)

klankosova.tv

Katharine McPhee, një nuse e përallave (FOTO)

$
0
0

Katharine McPhee dukej tamam si princeshë në ditën e dasmës së saj.

Sot, ylli i “American Idol” e ka kurorëzuar dashurinë e saj me producentin muzikor, 69 vjeçarin David Foster në Londër.

Në ditën e saj më të rëndësishme, McPhee ka zgjedhur ta veshë një fustan të bardhë të dizajnuar nga disenjatori amerikan Zac Posen.

Aktorja dukej mrekullueshëm në fustanin e bardhë me dekolte shumë të hapur dhe me shumë shtresa të tylit ndërsa në kokë kishte vendosur edhe vellon.

Foster i propozoi McPhee në muajin korrik të vitit 2017 me një unazë me gur gjigant nga smeraldi derisa çifti ishin në pushime në Itali.

Ata ishin takuar për herë të parë në vitin 2006 kur McPhee ishte konkurrente në sezonin e pestë të “American Idol” derisa Foster ishte mentor në garat e këndimit.

 

Fotografia që ndryshoi jetën e qenve (FOTO)

$
0
0

Për shumë vite, qentë të racës pit bull janë portretizuar nga shoqëria se janë më agresiv ndaj njerëzve dhe kafshëve tjera.

Sipas Bright Side, si rezultat i kësaj këto kafshë janë keqtrajtuar dhe braktisur nga pronarët e tyre, ata janë dënuar të qëndrojnë në strehimore për pjesën tjetër të mbetur të jetës.

Për të ndryshuar këtë përshtypje ndaj pit bullve, fotografja Sophie Gamand ka filluar të realizojë një projekt të quajtur “Pit Bull Flower Power”.

Që nga viti 2014, ajo ka udhëtuar në SHBA duke vizituar strehimore të ndryshme të qenve të kësaj race, ajo aty ka fotografuar qentë me lule në kokë dhe ato fotografi i ka shpërndarë në rrjete sociale.

Me këto fotografi ajo ka treguar gjendjen e këtyre qenve dhe nevojën e tyre për adoptim nga njerëzit.

Portretet e saj të qenve kanë ndryshuar fatin e disa prej qenve, transmeton Klan Kosova.

View this post on Instagram

This ADOPTION PUPDATE will give you all the feels! If you own my book, you might have noticed a few dogs with a “Still waiting” label next to their photos… Sula was one of them. She and Creasy (who was adopted recently) were seized in a cruelty case 8 years ago. They were held as evidence for a year, and by the time Sula came out of that state of isolation, she was showing OCD (shadow chasing). She was pulled by @azk9rescue, and even after I photographed her back in 2015, Sula waited and waited. Last February, I received a message from Kendel (@student_doctor_rae). She and her hubby had been eyeing all the “Still waiting” dogs from my book. We chatted and Sula came up, since the couple lives in AZ. They reached out to the rescue, and a meeting was arranged. Well… as you guessed it, everyone fell in love! Kendel wrote: “From the first meet and greet, her goofy lovable nature made it clear she belongs with us. When we brought her home she quickly bonded with Max and Leo (our other rescue pits).” . For the next few weeks, Sula stayed with the family, bonding with them, adjusting, and everything went extremely well! “Sula’s OCD and shadow chasing has gotten better at home. My husband and I are both medical students and Sula loves being a study cuddler, she’s also had a ton of fun going to class with Mom and relaxing on campus in the sun for picnic lunches. Sula’s talents include banging her tail into walls, rolling in the dirt, SNORING LOUDER THAN ANY DOG EVER, piggy snorts, gentle kisses, big smiles, peekaboo tongue… We love her so much and delight in trying to give her a million kisses per day to make up for the years of little to no kisses.” . . I am beyond happy that not only has Sula found a spectacular forever home after 8 years, but that my #PitBullFlowerPower book was the catalyst for that adoption. That makes me extremely proud, and happy for all involved! This weekend, the rescue organized a send off party for Sula (swipe for the video), and all her rescue family showed up, including Creasy. There wasn’t a dry eye at the party! I am not crying, YOU’RE crying!! 🤧🤩 #PitBullFlowerPowerADOPTED #pitbullflowerpowerbook #photographysaveslives #sophiegamand

A post shared by Sophie Gamand (@sophiegamand) on

View this post on Instagram

WARWICK, NEW YORK: Miranda (9) is a very sweet and quirky senior who just can’t seem to catch a break. She was found abandoned, emaciated, sick and very scared with wounds and old scarring in october 2014 on the Appalachian Trail, and made her way to @warwickhumane. Whatever her past was, it wasn't pretty. When she arrived at the shelter, she had a severe ear infection, mange, worn down teeth and only rocks, sticks and berries in her belly. Miranda is now overall healthy (as healthy as a senior doggie with such hard past can be!), but she was diagnosed with a thyroid condition that needs lifelong, inexpensive, supplements and occasional monitoring. Just as she was getting interest from adopters, after being featured by @SusiesSeniorDogs, Miranda had a cancerous tumor removed, which stopped the adoption process. She now has clean margins and is ready to rock your world! Miranda is affectionate, loves treats, loves to be petted and really, really loves her tennis balls. She is house trained too. If you give this Special Needs pooch a chance, she will melt your heart, entertain you and adore you. Miranda doesn't want to live with other pets or children, she is too old of that stuff! She needs a spa retreat, basically, for the rest of her life! Please, consider opening your heart to this beautiful, soulful senior cutie. Call 845-986-2473 for more info, or visit www.wvhumane.org. . #pitbullflowerpower #photographysaveslives #seniordog #adoptdontshop #sophiegamand

A post shared by Sophie Gamand (@sophiegamand) on

View this post on Instagram

AMAZING adoption story! A couple of weeks ago, my friends at @mrbonesandco asked if I could squeeze Holiday in for a #PitBullFlowerPower shoot. She'd been with them since February. She came from North Carolina, where she had spent her life being used by a backyard breeder. "Her body was neglected, bore many babies and her health was poor, but what was most heartbreaking about her was her deep sadness. During her assessment, Holiday pushed herself as close as she could get to Mr. Bones' mom, side by side, taking in human contact and allowing herself to be held while looking downwards, unwilling or unable to make eye contact". Holiday had a long road to recovery, but through it all, her faith in humans remained. I met her the day of Flower Power’s third anniversary. I had created a large crown weeks prior, a crown I was keeping for a special occasion, a quite challenging crown! It had a big, vibrant #sunflower on it, something I never really use. Holiday was the one. I knew she could pull it off. And she wore it like the queen she was meant to be. That weekend, the rescue gave Holiday all the social media exposure they could. Cute pictures and video showcased this sweet girl’s wonderful personality. On the other side of the screen, Sherry started to notice Holiday. She had recently lost three dogs, two in the previous year. She felt almost ready for a new companion, but was waiting for a sign. And there it was. On Holiday’s crown. The sunflower shining like a lighthouse, grabbing her heart through the screen. Sherry’s and her family’s favorite flower (I believe they used to grow them). The sunflower was the sign Sherry was waiting for, and she immediately contacted the rescue. Holiday went for a meet and greet, and as soon as she was out of the car, she ran to her family as if she had belonged there her entire life. . . I sometimes wonder if my photos really help, and how much they do. Then this. I don’t know why I chose a sunflower, or why I kept this crown for Holiday. The Universe worked, in its mysterious ways, and after months – and a lifetime – of waiting, Holiday is finally home. . #adoptdontshop #artsaveslives #endBSL #pitbull #pitbullflowerpowerADOPTED

A post shared by Sophie Gamand (@sophiegamand) on

View this post on Instagram

ADOPTION PUPDATE! I have been jumping up and down with teary eyes over this news!!! If you have my #PitBullFlowerPower book, you know that some of my models have been waiting for a while for a home. The pictures don’t always make a difference. As I put the book together, it hurt me to type “Still waiting” next to some of my models. There was Creasy in AZ, who waited 8 years before he was adopted right after my book came out! And now Walter… I photographed him in June 2015, and he finally just got adopted! Walter initially came from the city shelter, where he was pulled by a rescue. The group had come in to pull a few seniors, and, taking a chance, told the shelter staff that they would pull one more dog, whoever was up next to be euthanized. And that dog was Walter. He was already on the euthanasia table, getting prepped. Once safe, Walter was transferred to Redemption Rescues (@hemiverse). After he received zero applications, despite being pretty much perfect, Walter settled into the rescue and became a helper dog, assisting with newcomers, a pro foster brother. Recently, the rescue realized it was time for Walter to find his true home. With a heavy heart they decided to push again for him. Soon, an adopter was in sight. When Walter met his potential new big brother Apache, he was incredibly intimidated by the dog’s gargantuan size. It’s crazy because Walter himself is pretty big (about 60lbs), but he looks like a mini-Walter on the pics! At first, Walter snapped at the big sweetheart whenever he would get too close. But nobody gave up. With the assurance of the rescue’s trainer and the constant dedication of Walter’s new foster parents, slowly the dogs became more comfortable, and now they act like brothers who had been separated at birth!!! And just like that, Walter is now officially, finally home (follow him at @4leggedbrothers218). Many people took part in his journey, and I am so grateful I get to be a tiny part of these stories, and witness the best humanity has to offer. Now I have to go because those damn onions… BRB . . #pitbullflowerpoweradopted #sophiegamand #photographysaveslives #adoptdontshop #pitbull #pitbullmastiff #mastiff #rescuedog

A post shared by Sophie Gamand (@sophiegamand) on

 

Viewing all 38421 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>