Kreu i “Sinaloa Cartel” njërit nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, Joaquin Guzman, por që njihet më shumë nën nofkën El Chapo është arrestuar nga policia meksikane, pas gjashtë muajsh kërkime, prejse ishte arratisur nga burgu, njofton Klan Kosova.
Për kapjen e dilerit të drogës ka njoftuar vet presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto, në llogarinë e tij në Twitter.
“Misioni u krye”, shkroi presidenti,”ne e kapëm atë”.
Kapjen e El Chapos, apo siç policia e njofton me emër të plotë Joaquín Archivaldo Guzmán Loeranos, e ka konfirmuar për CNN edhe zëshënëai i policisë federale meksikane, Jose Ramon Salinas, njofton Klan Kosova.
El Chapo ishte arratisur nga burgu më 11 korrik të vitit 2015.
I njohur edhe si “i shkurti”, për shkak se ishte trupvogël, ai ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë edhe njëherë tjetër, në vitin 2001.
Për arrestimin e njeriut, ndoshta, më të kërkuar në botë, ende nuk janë dhënë detaje specifike.
Herën e fundit kur El Chapo ishte arratisur nga qelia e tij, presidenti i Meksikës kishte deklaruar se kjo ikej ishte turpëruese për organet e sigurisë dhe të gjithë shtetin.
klankosova.tv