Një ditë më parë, u bënë të njohur për Kosovën pasi i vizitoi e para e shtetit. Këtyre anëtarëve të familjes Maksimoviq, presidentja Atifete Jahjaga ua uroi krishtlindjet ortodokse.
Por janë pushtetarët komunal të Graçanicës, ata që nuk kanë fjalë të mira për Milloshin si kryefamiljar,njofton Klan Kosova.
Derisa kryetari Vladeta Kostiq u hatërua se nuk u informua nga presidentja për vizitën, këshilltari i tij, Fatmir Sheholli po thotë se Jahjaga ka qëndruar tek një person që jeton në banesën që ia uzurpoi komunës..
Bile, sipas tij, Maksimoviq ka nam të keq edhe për punë të tjera.
Mirëpo, Millosh Maksimovic mohon se është uzurpues përderisa nuk e ka larguar askënd nga prona e vet.