Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Mjegulla bllokon Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë (VIDEO)

$
0
0

63 vajtje-ardhjet që duhej të kryheshin në Aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari, nuk mundën të realizoheshin për shkak të mjegullës së madhe, njofton Klan Kosova.

Shtatë prej flurimeve u kryen, por vetëm pasi pasagjerët u dërguan në aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe në aeroportin e Shkupit.

40 u anuluan krejtësisht, kurse të tjerat mbetën të kryheshin më vonë, nëse kushtet përmirësohen.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, problemi është i përvitshëm për shkak të mungesës së një investimi nga Qeveria.

Por pa telashe, mjegullën nuk po përballoi as komunikacioni rrugor.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, u shënua një aksident me fatalitet, 16 të tjera me lëndime, dhe 40 vetëm me dëme materiale.

Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.

klankosova.tv

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>