Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Neymar për Premier League: Jeta është e gjatë

$
0
0

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, pasi festoi Krishtlindjen në Brazil, u kthye në Spanjë ku foli për rinovimin e kontratës me blaugranat.

23 vjeçari u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Kemi kohë që po bisedojmë për rinovimin e kontratës, ku sigurisht do të ketë përmirësim të shifrave. Jam optimist se gjithçka do të mbyllet me sukses.”

Gjithsesi, kur pyetet për një të ardhme në Premier League, Neymar mbetet i hapur.

“Nuk di ç’të them, jeta është e gjatë. Për momentin jam i përqendruar të Barcelona. Na pret një vit gjatë të cilit dëshiroj të përsëris sukseset e 2015-ës, pse jo të fitojmë edhe trofeun e gjashtë, që na mungoi gjatë këtij viti.”

Në mbyllje të deklaratës së tij braziliani rezervoi fjalët më të mira për Ronaldinhon, ndërsa anashkaloi komentet për Pelenë, i cili e ka kritikuar në një intervistë të fundit.

Ronnie është një futbollist i madh. Është braziliani më i mirë që ka luajtur për Barcelonën. Pele le të thotë çfarë të dojë, unë flas vetëm për punën time.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>