Bardha Ahmeti nga Organizata Joqeveritare Lens, në Info Magazine të Klan Kosovës, lidhur me punën e institucioneve të vendit për punësimin e të rinjëve ka thënë se problemi i papunësisë tek të rinjët qëndron tek zhvillimi ekonomik i Kosovës.
Ajo theksuar se nuk mendon që orientimi në disa fusha specilaizimi është problem i madh, pasi edhe në drejtime deficitare ka studentë që mbarojnë studimet, por mbesin pa punë, njofton Klan Kosova.
“Situata nuk është aspak e kënaqshme. Fillimisht problemi eshte i dukshëm, zhvillimi ekonomik në Kosovë. Ka rezultuar që të rinjtë përveç problemeve më mundësi të pakta që ofron tregu, ka edhe probleme në shkathtësitë e tyre, teknike, por edhe në shkathtësitë e buta”.
“Pastaj ka orientim masiv në karriera akademike në dy-tre profile, por ka nga shkenca teknike qe hasin veshtirësi ne punësim”.
“Inxhinieria ka një orientim nga Qeveria për ta fuqizuar këtë profesion dhe profesione teknike në përgjithësi”.
“Mirëpo kam shumë kolege që janë të papunë”.
“Jane probleme shumë të ngjashme për këtë shkak edhe ne në organizatë jemi marrë me identifikimin e këtyre problemeve”.
“Janë shfaqur disa trajta që i has secili tek të rinjtë”. /klankosova.tv