Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Henry tregon filozofinë e Guardiolas

$
0
0

Thierry Henry ka treguar arsyen pse ka luajtur në krahun e majtë tek Barcelona dhe si instruksionet taktike të spanjollit e çuan skuadrën drejt sukseseve.

38 vjeçari, që ishte nënshkrim i Frank Rijkaardit në vitin 2007, fitoi dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve gjatë tre sezoneve në Camp Nou, ka treguar për taktikat e Pep Guardiolas.

“Sa shpesh shohim lojtarët që të kthehen në mesfushë për të kërkuar topin?”

“Kjo nuk ndodhë me Barcelonën. Rri në pozitën tënde, besoji bashkëlojtarit që ka topin dhe prite atë. Unë rrija në vijën e majtë, që i mundësonte Andres Iniestas të merrte topin”.

“Liria është pjesë tjetër e kësaj filozofie. Ndeshjen e fillon në pozitën tënde, por pastaj mund të bësh ç’të duash”.

“Filozofia e Guardiolas ishte 3P: play(luaj), possession(posedim) dhe positon(pozicion)”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>