Edgar Davids ka thënë se Neymar është duke u përmirësuar që nga kalimi i tij tek Barcelona, por se ende nuk është në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Neymar – që tek Barça kaloi në vitin 2013 – është kandidat për Topin e Artë të këtij viti.
Në shtatë vitet e fundit ky trofe është fituar ose nga Messi ose nga Ronaldo. Edhe këtë vit nuk pritet të jetë ndryshme, mendon edhe Davids.
“Ai është talent i madh, por kjo nuk mjafton. Duhet shfrytëzuar dhe përforcuar talenti, duhet punuar shumë, përditë”.
“Nuk është e lehtë dhe ju e shihni që ai është duke u përmirësuar, por ende nuk është në nivlein e Messit dhe Ronaldos”.