Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Ja çfarë moti do të mbretërojë deri të premten

$
0
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka  ka bërë me dije se deri të premten në Kosovë do të mbretërojë mot me diell gjatë ditës por vende vende do të ketë edhe mjegull.

 “Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanitk do të jenë të qëndrueshme. Si pasojë e orëve me diell gjatë ditës  do të ketë kushte që në shumë vende të ketë mjegull gjë që do ta zvogëloj dukshëm dukshmërin horizontale”

” Mëngjeset do të jenë me ngrica të lehta, kurse gjatë ditës do të ngriten temperaturat, mirëpo në vende ku   mjegulla do të jetë e qëndrueshme temperaturat nuk do të rriten dukshëm’

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 gradë deri -3 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , dominues do të mbetet drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërkaq, të premten do të ketë zhvillime të vranësirave por që presioni atmosferik do të mbetet mbi vlerat e normales dhe nuk parashihet të ketë  kushte për reshje, transmeton Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380