Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Bulliqi: Raporti i Departamentit të Shtetit varet se ku është bazuar

$
0
0

Në Info Magazine të Klan Kosovës sot po diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe raportin e Departamentit të Shtetit amerikan ku sot nxori një dokument sipas të cilit Kosova nuk humb tokë në marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi.

Për të debatuar lidhur me këto çështje,i ftuar në studio është deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, njëherit ekspert i gjeografisë dhe profesor universitar.

Bulliqi ka theksuar se i kanë të gjitha faktet dhe të dhënat për Demarkacionin me Malin e Zi dhe janë të gatshëm t’i ballafaqojnë me ekspertë.

Ai ka shtuar se  çështja e Demarkacionit më Malin e Zi është dashur të trajtohej me ekspertë e kjo nuk ka ndodhur.

“E gjithë puna jonë është publike, asgjë s’kemi fshehur. Të gjitha këto që i kam diskutuar deri tani i kam diskutuar publikisht në mënyrë profesionale, nuk flas në emër të LDK-së.”

“Problemi im është pse Opozita thirret në Demarkacion dhe bllokon punën e Kuvendit. Për Demarkacionin kryeministri ka premtuar se do të formojë një komision ndërkombëtar që do t’i hiqte dilemat, shpresoj të ndodh kjo.”

“Raporti i DASH-it krejt varet nga materialet që janë bazuar.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>