Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Çaj apo kafe?

$
0
0

Në dietën ushqimore të secilit nga ne një vend të veçantë zënë kafja dhe çaji. Shpesh herë jemi në dilemë se cila nga këto pije është më e shëndetshme për organizmin, për ta kuptuar më shumë rëndësinë e këtyre dy pijeve mund të lexoni faktet e mëposhtme si;

Çaji
Njërëzit që pinë çaj kanë rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, çaji është gjithashtu i njohur për ndikimin e tij pozitiv në shëndetin e trurit. Një studim, ka gjetur se njerëzit që pinin më shumë se dy gota çaji të gjelbër në ditë kishin mundësi më të ulët për të humbur kujtesën në moshë të re, në krahasim me njerëzit që pinin më pak se tre gota çaji në javë.

Konsumimi i çajit është i lidhur me anti­plakjen
Studimet tregojnë se qelizat e e personave që pinë çaj rregullisht, kanë moshë më të re biologjike, krahasuar me ata që nuk pinë.

Kafe
Një studim nga Universiteti i Harvardit gjeti se ata që pinë rreth 3­5 filxhanë kafe në ditë, mund të kenë më pak gjasa të vdesin para kohe krahasuar me ata që pinë pak ose aspak kafe. Kafja është burim i pasur me antioksidantë, konsumi i rregullt i kafes ka qenë gjithashtu i lidhur me mbrojtjen kundër diabetit tip 2, parkinsonit dhe disa lloje të kancerit, shkruan albeu.

Substancat natyrore që ndodhen në kafe pa filtër ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Gjithashtu kafja ka më shumë acid se çaji, kështu që nëse keni probleme me stomakun dhe tretjen e ushqimit, çaji është zgjidhje e mirë. Dëmet që sjell kafja janë të lidhura kryesisht me kafeinën, e cila është më e lartë se në çaj.

Nëse keni tension të lartë, duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës pasi mund të keni probleme me presionin e gjakut. Gjithashtu dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>