Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387

Mustafa: Mbrojtja e fëmijëve, prioritet

$
0
0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, priti një grup fëmijësh nga disa rajone të Kosovës, të komuniteteve të ndryshme, të cilët kanë sjell sugjerimet dhe komentet e tyre lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Shefi i Qeverisë  shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët, për kujdes dhe mbrojtje të tyre.

“Nuk ka asgjë më të çmuar për ne se sa fëmijët e Kosovës. Andaj, mbrojtja, përkrahja dhe sigurimi i kushteve për fëmijët tanë është prioritet dhe synim parësor i Qeverisë”, tha kryeministri, duke shtuar se Qeveria do të miratojë Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës në pjesën e parë të janarit, ku do të inkorporohen edhe sugjerimet e fëmijëve.

Fëmijët e pranishëm, kanë prezantuar para kreut të ekzekutivit  disa komente lidhur me projektligjin, si dhe kanë shtruar pyetje rreth qëndrimeve dhe punës së Qeverisë për përmirësimin e kushteve për të drejtat e fëmijëve.

Në emër të fëmijëve, mirënjohje për pritjen shprehën edhe Muharrem Asllani, si dhe Orjana Demaliaj, përfaqësuese e Ëorld Vision, transmeton Klan Kosova.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>