Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media ka bërë të ditur se do të protesojë kundër kësaj forme të Demarkacionit më 1 shtator.
Këtë gjë e ka bërë të ditur lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, njofton Klan Kosova.
“Ata që duan ta miratojnë Demarkacionin do të përballen me kundërshtimin nga qytetarët”.
“Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht”.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje është nënshkruar nga njerëz të korruptuar.
“Është marrëveshje e korruptuar pasi që e ka nënshkruar koka e korrupsionit që është president, Hashim Thaçi dhe bartet nga e njëjta kokë e krimit në Kosovë”.
“Të gjithë qyetarët të cilët e kanë dëshmuar kundërshtimin tash e disa kohë do të vinë me 1 shtator dhe bashkë me Vetëvendosje të protestojnë kundër kësaj Qeverie”.