Amerikanja Midred Bowers do ta festojë ditëlindjen e saj të 103-të më 31 gusht.
Ajo e pranon se një ndër arsyet për jetëgjatësinë e saj është birra, transmeton Klan Kosova.
Mjeku i kishte thënë Bowers se nuk ka fare problem nëse pi birrë dhe pikërisht kjo “këshillë” i nevojitej asaj për të pirë çdo ditë.
102 vjeçarja nuk i këshillon të gjithë që të pinë, por ajo shprehet se kujtdo që i pëlqen mund të konsumojë birrë.
“Ka njerëz që nuk iu pëlqen kafeja apo çaji. Unë dua që të gjithë të pinë atë çfarë iu pëlqen”.
Bowers nuk është e vetmja njëqindvjeçare që ia ka atribuar alkoolit meritat për jetëgjatësi.
Edhe Agnes Fenton, 111 vjeçe, ishte shprehur se arsyeja pse ka jetuar gjatë është se ka pirë birrë dhe uiski Johnnie Walker çdo ditë, e këtë ves e kishte filluar në moshën 50 vjeçare.