Një turne olimpik me shumë yje e ka fituar vasha portorikane të cilës askush nuk i kishte dhënë shanse para fillimit, njofton Klan Kosova.
Monica Puig, tenistja e 34 në botë, e cila deri më tash e ka fituar vetëm një turne dhe atë në Salcburg, ka triumfuar në Rio 2016.
Në finale ajo e mposhti tenisten e dytë në botë, gjermanen Angelique Kerber, 2:1 në sete (6:4, 4:6, 6:1)
Kësisoj ajo iu është bashkuar legjendave si Steffi Graff, Venus Williams, Lindsey Davenport dhe Serena Williams të cilat deri më tash i kanë fituar të artat në olimpiadat e mëparshme.
Kjo është medalja e parë e artë në histori për Portorikon.