Sergio Busquets ka thënë se sulmuesi Paco Alcacer është i mirëpritur tek Barcelona.
Barca është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit për ta transferuar atë në Camp Nou.
Mesfushori defensiv i gjigantit spanjoll ka thënë se do ta mirëpriste sulmuesin e Valencias në radhët e skuadrës.
“Pablo Alcacer do të jetë i mirëpritur te Barcelona, por unë nuk dua të them asgjë më shumë për shkak të respektit të klubit të tij”.