Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Banorët në veri të Mitrovicës s’e paguajnë ujin kurrë

$
0
0

Qeveria e Kosovës herë pas here ka subvencionuar Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” për ujin e harxhuar në pjesën veriore të Kosovës dhe nga 12 milionë euro sa është borxhi total i veriut, deri më tani ka mbuluar vetëm rreth 300 mijë euro, shkruan Zëri.

Veriut i faturohet uji me çmimin prej 18 centë, gati trefish më ulët se që është çmimi aktual për një metër kub ujë (45 centë)

Veriut të Kosovës për çdo muaj i dërgohen rreth 377 mijë metra kub ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës. Për 377 mijë metra kub ujë, veriut të Kosovës i faturohen 69.225 euro, ose rreth 800 mijë euro në vit.

Faturimi nuk bëhet me qëllimin që të mblidhen mjetet për ujin e shpenzuar në atë pjesë, pasi që inkasomi në anën përtej Ibrit është i pamundshëm, por ai bëhet vetëm sa për të ditur se sa metra kub ujë i dërgohen pjesës veriore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Zëri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>