Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Nadal dhe Lopez fitojnë të artën për Spanjën

$
0
0

Ish-tenisti më i mirë në botë, Rafael Nadal, ka fituar medaljen e artë olimpike për Spanjën në dyshe, njofton Klan Kosova.

Ai bashkë me partnerin e tij në ekip, Marc Lopez, janë dyshja që kanë fituar të artën në Rio2016.

Nadal e Lopez mposhtën dyshen nga Rumania, Florin Mergea dhe Horia Tecau, me rezultat të përgjithshëm në sete,  6-2, 3-6, 4-6.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, sepse e fitova bashkë më shokun tim të ngushtë. Ne luftuam dhe dhamë gjithçka, unë nuk kam luajtur qe dy muaj fare, as nuk kam ushtruar, veç kam punuar në palestër. Ne luftuam fort dhe u kënaqëm shumë”, ka thënë Nadal pas fitores, njofton Klan Kosova.

Nadal është në garë për ta fituar të artën edhe në kategorinë individuale. Ai do të luajë në gjysmëfinale kundër argjentinasit Juan Martin Del Potro.

klankosova.tv

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>