Në lidhje me përplasjet në mes yjeve të estradës apo personave të famshëm, në emisionin NIN me Alaudin Hamitin, këngëtarja Jehona Sopi tha që askujt nuk i bëhet vonë nëse dikush nga këngëtarët pëson ndonjë konflikt të tillë.
Sipas saj publiku interesohet vetëm për ndodhinë e momentit dhe asgjë më tepër.
‘’Janë lajme që i diskutojnë 2 ditë dhe askujt nuk i bëhet vonë më se cfarë ndodhë para ca ditëve’’, tha këngëtarja Jehona Sopi e pyetur nëse publiku diskuton apo pëson dicka në lidhje me temën e përçarjeve në mes personave të famshëm, transmeton Klan Kosova.