Kevin Trapp e ka lavdëruar profesionalizmin dhe pozitivitetin e Zlatan Ibrahimoviqit, ndërsa insiston që suedezi nuk është aspak ashtu siç paraqitet nga të tjerët.
Trapp iu bashkua PSG-së nga Eintracht Frankfurt në fillim të edicionit dhe që atëherë është bërë zgjedhja e parë për portën e kampionit të Ligue 1.
Gjermani është duke e shijuar jetën në kryeqytetin francez, duke treguar që Ibrahimoviq i ka ndihmuar që të adaptohet në ambientet e reja.
“Ibrahimoviqi është profesionist shumë i madh që do të fitojë gjithmonë. Ai kurrë nuk të jep ndjesinë se nuk është i gatshëm për lojë”.
“Njerëzit kanë përshtypje të gabuar për të, si për Cristiano Ronaldon”.
“Ibra është shumë i hapur, miqësor dhe i afërt. Është mik i mirë”.