Autoritetet zvicerane kanë marrë vendimin që nuk mund të bëhet përjashtim për nxënësit myslimanë që të mos japin dorën personave të gjinisë së kundërt, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Religjioni nuk mund të jetë arsyetim që të mos t’ia japësh dorën mësueses” kanë deklaruar autoritete zvicerane.
Ky reagim vjen pas rishikimit të vendimit të një shkolle në kantonin verior të Bazelit, përmes të cilit nxënësit myslimanë kishin të drejtë të refuzonin shtrëngimin e duarve me gjininë e kundërt.
Prindërit e nxënësve në fjalë, mund të paditen me gjobë deri në 4,500 euro, kanë deklaruar zyrtarë për edukim.
“Mësuesja ka të drejte të kërkoj shtrëngim duarsh” kanë thënë në deklaratë.