Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Brad Pitt shndërrohet në hero, shpëton një vajzë të vogël (FOTO)

$
0
0

Aktori Brad Pitt është shndërruar në hero pasi ka shpëtuar një vajzë që të shkelej nga turma.

Ylli i Hollivudit që ka gjashtë fëmijë me bashkëshorten e tij, Angelina Jolie është parë duke shpëtuar një vajzë të vogël nga turma e fansave të filmit që ishin të pranishëm për të parë filmin e tij më të fundit, Allied in Gran Canaria, transmeton Klan  Kosova.

Drama ka ndodhur  natën e kaluar kur qindra fansa kishin shkuar në premierën e filmit të aktorit Pitt, që luan rolin e agjentit zyrtar Max  Vatan në një mission të rrezikshëm.

Gazeta spanjolle Canarias7.es ka raportuar se vajza e vogël ishte në rrezik që të lëndohej nga turma e njerzve të pranishëm që ishin përreth barrierës së sigurisë por që askush  nuk e ka vërejtur pos aktorit që ka qenë menjëherë i gatshëm për të ndihmuar.

Ai e ka marrë në krahë atë dhe me ndihmën  e sigurimit e ka kaluar atë në anën tjetër duke u siguruar se ajo është në duar të sigurta dhe pranë nënës së saj.

Ai më pas u kthye pranë fansave të tij dhe ishte i gatshëm që të bënte fotografi me tad he të shkëmbente ca muhabete.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>