Mesfushori Granit Xhaka, mund të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në Arsenal, pas kalimit nga Borussia Moenchengladbach.
Sky Sports mëson që Arsenal do të paguajë një vlerë prej 30 milionë funta për futbollistin nga Kosova.
Pas thirrjeve “shpenzo, shpenzo, shpenzo”, duket që Arsene Wenger do t’i befasojë tifozët në ditët e para të afatit kalimtar.
Arsenal deri tash në histori ka paguar më së shumti për Mesut Ozil, kur e transferoi atë nga Real Madrid në vitin 2013 për 42.5 milionë funta.
Më pas është Alexis Sanchez kur nga Barcelona kaloi për 35 milionë funta, dhe i treti pritet që të jetë Granit Xhaka, transmeton Klan Kosova.