Një çift është lënduar pas zjarrit që ka kapluar dje një banesë në Ferizaj.
Policia njofton se të lënduarit e këtij rasti janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë bombole e gazit, transmeton Klan Kosova.