Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

“Partitë politike në Kosovë pak të besueshme”

$
0
0

Të gjeturat e studimit krahasues në mes të Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës mbi sistemet politike partiake dhe zgjedhore po prezantohen në  konferencën rajonale “Ndikimi i votës personale në demokracinë e brendshme të partive politike” organizuar nga KIPRED.

Sipas këtij studimi, Kosova dhe Bosnja  e Hercegovina dalin nga një e kaluar pothuajse e ngjashme, ndërkaq theksohet se tani Kosova ka infrastrukturë më të mirë politike.

Poashtu bazuar në hulumtim në të dyja vendet partitë politike dalin që të jenë më së paku të besueshme karshi institucioneve tjera, ndërkohë  që Bashkimin Evropian e dëshirojnë më shumë vendi ynë sesa Bosnja, njofton Klan Kosova.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Me këtë rast, deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj tha se Kosova qëndron shumë më mirë në këtë çështje karshi Bosnjës.

Nga ana e tij Zgjim Hyseni nga Vetëvendosje tha se dinamika e zhvillimeve, Kosovën po e dërgon drejt fatit të Bosnjës dhe jo atij të Sllovenisë.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>