Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Shqiptarja shpallet “Gruaja e vitit 2016” nga Kongresi Amerikan

$
0
0

Artistja dhe ndërmarrsja, Mrika Krasniqi, është nderuar me çmimin “Gruaja e vitit 2016”, nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në art, film dhe biznes, shkruan NY Elite Magazine.

Me 21 prill në vitin 2016 senatori i SHBA-ve, Charles Schumer, ka lavdëruar Mirka Krasniqin, për angazhimin e saj që të forcojë lidhjet biznesore mes SHBA-ve dhe Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Italisë.

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është valëvitur mbi selinë e kongresit amerikan për nderë të Mirka Krasniqit.

Mrika Krasniqi është drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e “Nil Production”, Agjenci Shqiptare e Modës dhe e Javës së Filmit Shqiptar në New York.

Ajo po ashtu është bashkë-themeluese e Organizatës Joqeveritare Different, e cila merret me projekte për të drejtat e njeriut, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSCE, Ambasadën Amerikane e të tjera.

Mrika Krasniqi po ashtu ka bashkëpunuar me studio ndërkombëtare të filmit si ZoneX, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic e të tjera.

Ajo ka bashkëpunuar në dokumentarin “National Geographic Environment Protection Program” në Columbia dhe më gjerë.

krasnio4 fotoy77

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>