Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Për herë të parë në histori, grabitet një bankë në Korenë Veriore

$
0
0

Në mes të ditës në Koren Veriore është grabitur një bankë.

Në ndonjë vend tjetër ky nuk do të përbënte lajm, por sa i përket Koresë Veriore, ky është vetëm rasti i parë i tillë në historinë e ekzistencës së këtij shteti, njofton Radio “Azia e Lirë”, duke u thirrur në burime anonime, përcjellë Klan Kosova.

Njoftohet se rasti ka ndodhur me katër prill në qytetin Chonczinu në verilindje të Koresë.

Banka, siç shpjegohet nga burimi, është e vendosur në një pjesë të ngjeshur të qytetit – në afërsi të teatrove kryesore të Provincës.

Hajdutët kanë arritur të marrin 70 milionë fitoi, ose diçka më pak se 9.000 dollarë.

Sipas hetuesve të cilët arritën të parët në vendin e ngjarjes, disa punonjës të bankës dyshohet se kanë ndihmuar grabitësit.

Sepse, hajdutët e dinin saktësisht kur rojat kryejnë punën e tyre dhe gjithçka tjetër rreth bankës.

Vjedhja ka ndodhur në prag të Kongresit të 7-të të Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, prandaj edhe banka kishte më shumë para, pasi që nevojiten për organizimin e festimeve ë ndryshme.

Pas kësaj ngjarje, masat e sigurisë në banka të tjera janë shtuar, kurse banka e grabitur është mbyllur përkohësisht, njofton Radio “Azia e Lirë”, përcjellë Klan Kosova.

klankosova.tv

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>