Presidenti i Iranit ka përgëzuar votuesit të cilët kanë zgjedhur një numër rekord të grave në parlament, numri më i lartë që prej revolucionit islamik të vitit 1979.
Ky ishte reagimi i parë i presidentit Hassan Rouhani për rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit të së premtes, transmeton Klan Kosova.
Na asamblenë në ikje, fetarët ishin 27 dhe femrat nëntë, të gjitha konservatore, ndërsa Parlamenti i ri i zgjedhur gjatë dy raundeve më 26 shkurt dhe 29 prill ku janë zgjedhur 17 femra, 15 prej të cilave janë reformatore dhe të moderuara, numri më i lartë që prej revolucionit islamik të vitit 1979.
Ndonëse numri i tyre ka rënë në Parlament, fetarët vazhdojnë megjithatë të kenë poste kryesore në qeverinë iraniane.