Kylie Minogue duket sikur është rikthyer në vitet e 90-ta kur është parë gjatë mbrëmjes së kaluar në Londër.
Këngëtarja 47 vjeçare duket sikur kishte kthyer kohën më stilin e ri të flokëve që ishte i ngjashëm me atë që Minogue kishte para 30 viteve.
Këngëtarja e shumë hiteve ishte së bashku me të fejuarin e saj, Joshua Sasse, 28 vjeçar me të cilin ishin së bashku për darkë, transmeton Klan Kosova.
Minogue që kishte sjellë sërish kaçurelat e saj bionde kishte veshur një bluzë dhe një palë pantollona ngjyrë të zezë.
Gjatë kësaj darke të çiftit, të dy dukeshin shumë të lumtur derisa në dorën e Minogue shihej edhe unaza e fejesës që ajo ka marrë kohë më parë nga i fejuari i saj.