Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi.
“Vuçiqii 52 perqind, Daçiqi 17 %, Shesheli 7 % e besa ka gjasa me hy edhe partia ultraradikale Dveri. Partia Demokratike si duket mezi e ka kalu pragun. Kështu as në vitet e 90-ta nuk ka qenë” ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Sipas rezultateve preliminare, Partia Progresive Serbe e Aleksander Vuçiqit ka fituar rreth 56.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.