Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Eric Clapton: Prince më inspiroi të shkruaja “Holy Mother”

$
0
0

Eric Clapton ka nderuar kolegun e tij Prince me një postim emocional në të cilin ka bërë të ditur se ishte pikërisht Prince ai që e shpëtoi atë nga periudha kur ai kishte probleme me drogën dhe alkoolin.

Këngëtari 71 vjeçar ka thënë gjithashtu se Prince që ka vdekur të enjten e ka inspiruar atë për hitin e tij të vitit 1986, “Holy Mother”.

“Jam shumë i mërzitur për vdekjen e Prince, ai ishte një gjeni i vërtetë dhe një inspirim shumë i madh për mua. Në vitet e 80-ta, unë kisha probleme me alkoolin dhe drogën, derisa mbaj mend se kisha parë Purple Rain në një kinema në Kanaada ndonëse nuk e kisha idenë kush ishte Prince në atë kohë por ishte sikur një vetëtimë që më ktheu në realitet” ka shkruar Clapton, transmeton Klan Kosova.

Clapton ka thënë se në mes të depresionit të tij, ishte pikërish Prince që me muzikën e tij i ka dhënë shpresë duke e cilësuar kështu si “dritë në errësirë”.

“U ktheva në hotel ku isha i rrethuar nga shishe të  zbrazëta birre, ku edhe e shkrova Holy Mother. Nuk mund ta besoj se ai ka ndërruar jetë” ka vazhduar më tej ai në këtë postim.

Clapton është vetëm njëri nga shumë yjet e botës së muzikë që e kanë nderuar Prince pas vdekjes së tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>