Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Haradinaj flet për demarkacionin në Rugovë (VIDEO)

$
0
0

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi sot komunën e  Pejës, Rugovën respektivisht.

Qëllimi i vizitës së tij ishte diskutimi për  demarkacionin me shtetin fqinj Malin e Zi, për të cilin ishin prezent shumë banorë të këtij vendi.

Lideri i AAK-së deklaroi që nuk ka nevojë për ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtare lidhur me kufirin, njëkohësisht kërkoi nga institucionet kosovare që të mos nguten sa i përket kësaj çështje, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera, Ali Lajçi, anëtar i komisionit për demarkacion me Malin e Zi, dha porosinë që të mos ketë ngatërresa lidhur me kufirin, ndërsa banorët e kësaj zone kërkuan nga Ramush Haradinaj që të përçoj zërin e tyre në Prishtinë se këta janë kundër vijës kufitare që u caktua së fundmi.

Kronikë nga Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>