Eliminimi në fazën cerekfinale të Champions League për të katërtin sezon radhazi por edhe lamtumira e sigurtë e suedezit Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit, ka bërë që Paris Saint Germain të hidhet në sulm në kërkim të tjerë yjeve por edhe të një trajneri fitues.
Mediat franceze raportojnë lajmin e bujshëm se në ditët e fundit ka patur një takim sekret mes presidentit të klubit parizien Naser Al Khelaiffi me dyshen portugeze Ronaldo-Mourinho.
Numri 1 i kampionëve të Francës kërkon dy emra të mëdhenj një për sulmin dhe një tjetër për stolin pasi vetëm kështu mund të tentojë të fitojë edhe në Europë.
Në këtë kontekst Cristiano dhe Jose janë personazhet e duhur për të përforcuar akoma edhe më shumë Parisin. Vinë nga France Football detajet e takimit sekret mes Ronaldos dhe presidentit Al-Khelaiffi.
Sipas revistës franceze CR7-ta ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez me avionin e tij privat menjëherë pas tregolëshit që shënoi ndaj Wolfsburgut në Champions duke u takuar kështu për herë të 5-t me Al Khelaifin.
Bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe nëse 31-vjecari vendos të largohet nga Reali me siguri do të transferohet në Paris.
Por te kampionët e Francës, ylli portugez mund të rigjejë në stol një njohje të vjetër si Jose Mourinho i cili nuk ka firmosur ende me Manchester United dhe ashtu si Ronaldo mund të zgjedhë Parisin si destiancionin e tij të ardhshëm./Supersport