Është gjetur sot në tualetin e një mobilerie në Melgushtë të Shkodrës trupi i pajetë i një personi.
Bëhet fjalë për kufomën e një 45-vjeçareje me inicialet S.S, trupi i së cilës është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Uniformat blu kanë shoqëruar në polici bashkëshortin e të ndjerës, për ta pyetur rreth ngjarjes.
Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së 45-vjeçares, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Shekulli